ai

SHBA hap hetimin e parë për kompanitë e inteligjencës artificiale

Postuar në 26 Janar, 2024 22:12

Rregullatori i tregtisë në Shtetet e Bashkuara nisi një hetim për investimet dhe partneritetet e bëra nga disa prej kompanive më të mëdha në hapësirën gjeneruese të inteligjencës artificiale.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) njoftoi se u ka dërguar urdhrat për dhënie informacioni pesë kompanive: Alphabet, Amazon, Anthropic, Microsoft dhe krijuesin e ChatGPT, OpenAI.

Një traktat mospërhapjeje për inteligjencën artificiale

Postuar në 22 Janar, 2024 18:27

Onnor Leahy është njëri prej zërave që kanë kërkuar prej kohësh rregullimin e inteligjencës artificiale. Ai është CEO i Conjecture, një kompani e sigurisë së AI.

Njeriu që ka paralajmëruar disa herë se AI ka hyrë në një trajektore që mund t’i japë kontrollin e njerëzimit, ai foli në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku elita e globit mblidhet çdo fillim viti për të diskutuar mbi rreziqet me të cilat përballet planeti.

FMN: 40% e vendeve të punës do të preken nga inteligjenca artificiale

Postuar në 15 Janar, 2024 22:54

Inteligjenca artificiale do të ndikojë në 40% të vendeve të punës dhe ndoshta do të përkeqësojë pabarazinë. Ky është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

AI, termi për sistemet kompjuterike që mund të kryejnë detyra që zakonisht lidhen me nivelet njerëzore të inteligjencës, është gati të ndryshojë thellësisht ekonominë globale. Ekonomitë e mëdha janë të parat që preken.

Inteligjenca artificiale do të shkatërrojë të vërtetën

Postuar në 11 Korrik, 2023 19:29

Amitai Etzioni ishte një nga intelektualët amerikanë më me ndikim të shekullit XX. Në një intervistë për Der Spiegel, ai thotë se inteligjenca artificiale po kthehet në sfidë për shoqërinë njerëzore dhe demokracitë.

AI do të shkatërrojë të vërtetën. Nuk mund t’u besoni më syve dhe veshëve tuaj. Kjo është një sfidë për demokracinë dhe për komunitetin tone.

“Kumbari” i AI: E tepruam, tani të shohim çfarë mund të rikuperojmë

Postuar në 01 Qershor, 2023 22:39

Yoshua Bengio është njëri nga tre "kumbarët" e inteligjencës artificiale. Por nuk ka entuziazmin e fillimit.

Në një intervistë me BBC, Bengio shprehet se po ta dinte se sa shpejt do të zhvillohej AI, do të kishte bërë prioritet të punës së vet sigurinë mbi dobinë e saj.

"Mund të thuhet se ndihem i humbur," tha Bengio. "Por duhet të vazhdoj përpara, të angazhohem, të diskutoj dhe të inkuraj të tjerët të mendojnë me mua."

Duam vetëm punëtorë të lumtur!

Postuar në 08 Gusht, 2021 13:48

Teknologjia e njohjes së fytyrës, e aplikuar deri tani në masë të vogël, është kritikuar shpesh për shkelje të privatësisë së individëve. Por në një kompani në Kinë, kjo teknologji shkon më tej. Canon China, një degë e gjigantit japonez të kamerave dhe elektronikës, do vetëm punëtorë të lumtur. Për këtë arsye, kompania ka aplikuar teknologjinë e njohjes së buzëqeshjes.

Inteligjenca artificiale identifikon më shumë se 100 mijë kratere hënore

Postuar në 25 Dhjetor, 2020 17:08

Më shumë se 100 000 kratere hënore deri më tani të panjohura janë identifikuar falë një sistemi të inteligjencës artificiale që ka studiuar të dhëna nga misioni kinez “Chang'e”. Metoda e re e analizës, e botuar në revistën “Nature Communications”, është rezultat i kërkimit të koordinuar nga Universiteti Kinez i Jilin, me grupin e Chen Yang, dhe i kryer në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave. Rezultati është në princip një provë, e cila tregon se si i njëjti lloj analize është i zbatueshëm për eksplorimin e të gjithë sistemit diellor.

Largimi i romëve nga Liqeni, reagon “Amnesty International”

Postuar në 14 Tetor, 2015 11:41

“Amnesty International” ka nisur një letër në adresë të Avokatit të Popullit, Igli Tototzani, ku shpreh shqetësimin dhe dënon dhunën e ushtruar ndaj komunitetit rom.  Fjala është për lëvizjen e një komuniteti nga zona e Liqenit Artificial, pas një incidenti që ndodhi me një shtetas gjerman.

Subscribe to RSS - ai