Agron Gjekmarkaj

Evallah, O Mustafa!

Postuar në 10 Gusht, 2015 18:24

Ndonjë habi të vogël shkrimi i Mustafa Nanos, “Për një lexim më të mirë të vetes e të sho-shoqit”, ma shkaktoi, përveçse përmbushi edhe disa pritshmëri në kontekstin e një kënaqësie ngacmuese që më dha. Muçi, i cimbisur në seder, i ikën thelbit të debatit, i cili fokusohej mbi natyrën e qeverisjes së Edi Ramës. Ai më vë përballë vitet e gjata të profesionit të tij dhe nuk pranon as edhe atë “medalje” që unë i jap për betejat e tij etike kundër korrupsionit si një veteran i lodhur në istikamin e ndershmërisë.

Subscribe to RSS - Agron Gjekmarkaj