Agjencitë

Ristrukturim edhe agjencive qeveritare: “Po të jetë nevoja do të shkurtojmë”

Postuar në 12 Korrik, 2017 08:31

Niko Peleshi, kreu i Grupit të Punës së krijuar nga kryeministri për ristrukturimin e administratës dhe qeverisë, ka dhënë një intervistë për “Report Tv” ku sqaron disa aspekte të punës që po bëhet. Peleshi thotë se takimet me përfaqësues të komuniteteve apo të të grupeve të interesit i shërbjenë më mirë identifikimit të problematikave në terren, duke ofruar nja pasqyrë të defekte në administratën publike. Sipas tij, në ndërhyrjet që do të pasojnë, do të ketë një listë prioritetesh, pasi jo të gjithë problemet mund të zgjidhen me burimet e brendshme.

Turet pa udhërrëfyes të çertifikuar dënohen me gjobë

Postuar në 29 Qershor, 2017 18:25

Agjencitë turistike të huaja duhet të pasjisen me një certifikatë të posacme nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizimit, për të të zhvilluar veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në vend. Ministria njofton se nëse turet do të zhvillohen pa këtë certifikatë, agjencitë e huaja turistike do të dënohen me gjobë.

Agjencitë ankohen se nuk ka blerje të pasurisë të patundshme nga të huajt: Shqipëria nuk tërheq, kërkohet Greqia

Postuar në 28 Gusht, 2015 08:31

“Monitor” shkruan se  marketimi nga media të njohura jashtë për bukuritë natyrore të Shqipërisë, në përpjekje për të nxitur vizitues në vend, ka pasur efektin e saj në rritjen e turistëve, sidomos atyre nga vendet skandinave në Shqipëri, mirëpo blerjet e patundshmërive duket se janë në një fazë “ngrirjeje”. Të huajt që jetojnë në Shqipëri, sipas agjencive të pasurive të patundshme kanë reshtur së bleri prona. Ata janë më të tërhequr në gjetjen e një ambienti për të jetuar me qira, për ata që kanë aktivitet punësimi në vendin tonë.

Subscribe to RSS - Agjencitë