agim baci

Frika e një shoqërie të tërë nga e ardhmja*

Postuar në 16 Korrik, 2018 12:17

Kushdo që ka lexuar apo ka dëgjuar për shkrimtarin Franz Kafka, pa dyshim që do ketë dëgjuar për tregimin “Porta e ligjit”. Është një portë e caktuar që dikush të hyjë, por fshatari e shikon rojën tek ajo portë si pengesën më të madhe, pa guxuar kurrë të hedhë hapin e ta kalojë atë portë, edhe pse shkon dhe qëndron përpara tij. Ai duket sikur është i shqetësuar vetëm për pengesat që e presin më pas, pasi roja që e pret te porta e ligjit prezantohet thjesht një nëpunës i vogël.

Rekrutimi i opinionit dhe spektakli i instinkteve

Postuar në 06 Qershor, 2018 14:01

Tendenca për të përfshirë edhe të miturit në një debat rreth llojeve të seksit siç ka ndodhur kohët e fundit në mjaft shkolla, duket si një përpjekje për të ndryshuar domethënien e këtij debati në familjet shqiptare, duke vendosur haptazi rëndësinë e trupit përpara rëndësisë së mendjes dhe moralit. Autori i librit “Shoqëria e spektaklit”, filozofi i njohur francez Guy Debord, parashikonte që në vitet ’70 se shoqëria, përmes pushtetit të spektaklit, do të zëvendësojë qenien me aparencën dhe imazhi do të jetë gjithnjë e më shumë në vend të objektit.

Si po i inkurajojmë të rinjtë?

Postuar në 17 Janar, 2017 15:47

Drejtori i North College, John Tapene, në Zelandën e Re, gjeti një mënyrë të drejtpërdrejtë të komunikonte me të rinjtë e vendit të tij, teksa iu drejtua atyre që të hiqnin dorë nga argëtimet pa kuptim, nga kërkesa pa fund ndaj prindërve dhe të tjerëve, dhe t’i kthejnë sytë nga guximi i hapave të tyre për të ecur vetë në jetë, nëse duan një jetë apo një shoqëri më të mirë.

Pages

Subscribe to RSS - agim baci