Aeroporti i Kukesit

Një qytet-një aeroport. Për çfarë vlen aeroporti i Kukësit?

Postuar në 19 Qershor, 2020 14:36

Kryeministri Edi Rama njofton sot se puna për aeroportin ndërkombëtar të Kukësit vazhdon me ritme të larta. Me këtë rast ai përcjell pamje nga terminali ku duket një holl me ca stola dhe një dalje drejt avionit. 

Ky është terminali i një aeroporti ndërkombëtar që lidh Kukësin me…nuk dihet se kë.

Për të shkuar në Kukës ka një rrugë që e kemi paguar sa frëngu pulën por e cila nuk e justifikon ekonomikisht veten. Vëllimi i transportit në të nuk është ai që u parashikua, ndaj edhe kemi kontratën e famshme koncesionare për të cilën pati edhe protesta.

Kastrati merr edhe Aeroportin e Kukësit (Vendimi)

Postuar në 11 Korrik, 2018 20:01

Ka rënë në vesh të shurdhërt kërkesa e FMN-së që qeveria të ndalojë praktikën e konçesioneve të pakërkuara. 

Tenderat për aeroportin e Kukësit, dosja shkon në Prokurori

Postuar në 05 Qershor, 2018 21:39

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Aviacionit Civil,  Feliks Baçi me akuzën e  “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”

Nga auditimi  për periudhën Janar 2016  deri më Dhjetor 2017 rezultoi se dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e transporti ajror ne Republike e Shqipërisë, arrin në vlerën 48 milionë lekeve.

Vetëm dy kompani interes për aeroportin "Zayed bin Sultan Al Nahyan" të Kukësit

Postuar në 23 Prill, 2016 10:09

Pas rishikimit të marrëveshjes konçesionare me gjermanët e TIA-s, i është hapur rruga funksionalizimit të aeroportit të dytë civil në Shqipëri, atij të Kuësit. Ende nuk ka një emër të zyrtarizuar për investitorin që do ta marrë përsipër menaxhimin e aeroportit, por bëhet me dije se të paktën dy kompani të huaja kanë shprehur interes, Ryan Air dhe ëizz Air. “Ne po presim ofertat nga investitorët që duan ta marrin në menaxhim. Një ofertë ka ardhur nga kompania hungareze ëizz Air, e cila përpos kërkesës së shkruar ka bërë edhe inspektimin e aeroportit gjatë këtyre ditëve.

Subscribe to RSS - Aeroporti i Kukesit