abuzimet

“Dy fjalë për abuzimet e kishës para se të shkoj te gjykatësi final”  

Postuar në 08 Shkurt, 2022 18:54

Papa Emeritus ka thyer heshtjen për abuzimet e kishës. Pas raportit gjerman për abuzimet në dioqezën e Monaco-Frisingas, ku Jozef Ratzinger ka shërbyer si peshkop në kohën kur kanë ndodhur abuzimet, Benedikti XVI thotë në një letër se nuk ka gënjyer dhe falënderon Papa Françeskun për mbështetjen. Raporti gjerman e fajëson Ratzinger për sjellje jo korrekte në lidhje me katër raste abuzimi.

Raporti: Ratzinger i “mbylli sytë” para abuzimeve të priftërinjve në Mynih

Postuar në 21 Janar, 2022 01:18

Një raport i ri nxjerr në pah heshtjen e Papa Benediktit XVI në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve gjatë kohës kur ishte kryepeshkop i dioqezës së Mynihut dhe Freisingut. Sipas raportit, kryepeshkopi i Mynihut nga viti 1977 deri në 1982, që atëherë njihej me emrin Joseph Ratzinger, ishte në dijeni të faktit se disa priftërinj abuzonin me fëmijët dhe pavarësisht kësaj, abuzuesit mbetën në role aktive nën mbikëqyrjen e tij në kishat e Gjermanisë jugore.

Dokumentari që provoi pedofilinë në kishën polake, dorëhiqet një prej peshkopëve që fshehu abuzimet

Postuar në 19 Tetor, 2020 16:35

Akuzat për mbulimin e skandalit të abuzimit seksual e kanë detyruar kreun e një dioqeze në Poloni të paraqesë dorëheqjen te Ati i Shenjtë. Papa Françesku pranoi të shtunën dorëheqjen e 68-vjeçarit Edward Janiak nga udhëheqja e dioqezës polake të Kaliszit. Vendimi lidhet me akuzat ndaj tij se ka mbuluar në të kaluarën disa raste të abuzimit seksual të të miturve nga një klerik në dioqezën e tij.

Europa e standardeve mbaron në Ballkan

Postuar në 23 Dhjetor, 2019 17:09

Raste të shumta dhune janë shënuar në kufijtë e Ballkanit, ku kalojnë emigrantët që mbërrijnë nga zonat në konflikt. Një raport i Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare për muajin nëntor analizon praktikat e paligjshme dhe kërcënuese për jetën nga ana e policisë, që kontrollon kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Tronditet Papati i Françeskut. Ish-Nunci i ShBA kërkon dorëheqjen e Bergolios

Postuar në 27 Gusht, 2018 10:46

Një raport i firmosur nga ish-Nunci Apostolik në ShBA, Carlo Maria Viganò, i publikuar nga disa media, ka tronditur thellë Papatin e Bergolios. 

Ish-Nunci dëshmon se Papa Françesku ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale të ish-Peshkopit të Uashingtonit, Theodore McCarrik dhe sërish ka heshtur apo e ka promovuar atë. Viganò, për të cilin gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bën pjesë të konservatorët që kundërshtojnë nismat dhe sjelljen e Papës së tanishëm, kërkon dorëheqjen e këtij të fundit. 

Subscribe to RSS - abuzimet