30 dhjetor

PD, padi Veliajt për konçesionin e Parkut Rinia, taksat vendore dhe çmimet e biletave

Postuar në 04 Janar, 2016 11:20

Partia Demokratike do të kallëzojë në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj për vendimet e datës 30 Dhjetor të Këshillit Bashkiak. Sipas opozitës, vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. “Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë”-thotë deklarata e Partisë Demokratike.

Subscribe to RSS - 30 dhjetor