18 maji

Fara e keqe në politikë

Postuar në 12 Shtator, 2017 15:30

Duke parë mënyrën e sjelljes politike dhe vendimet e njëpasnjëshme që mori qysh pas Pazarit të 18 majit, nuk është kurrfarë fyerje të thuhet se Lulzim Basha përfaqëson jë farë të keqe në politikën shqiptare. Jo se të tjerët janë më të mirë – ndoshta kanë anë më të mira –, jo se ai u parapri nga të virtytshmit, por sepse në kryerjen e çdo akti ku interesi i tij personal afirmohet me një faturë të madhe për interesin publik, ky njeri shfaqet me një normalitet dhe natyrshmëri befasuese.

Grisja e një marrëveshje pa vlerë

Postuar në 12 Shtator, 2017 11:14

Ajo që u tund si fitore e demokracisë dhe konsensusit politik nuk ishte asgjë tjetër sesa një letër që Edi Rama dhe Lulzim Basha do e përdorin me sa duket për nevoja të tjera, shumë më praktike sesa shpëtimi i demokracisë. U diskutua shumë rreth faktit se çfarë fshihej pas marrëveshjes së 18 majit, por në fund rezultoi një akt pa produkt dhe pa përmbatje dhe një tjetër shfaqje “karagjozllëku” që na rezervuan të parët e politikës. Me argumentin se ndihet i tradhëtuar Lulzim Basha deklaroi fundin politik të marrëveshjes së 18 majit dhe rikthimin në llogoret e mëparshme.

Përpjekja për të riaktivizuar 18 majin si program bashkëqeverisjeje

Postuar në 10 Korrik, 2017 09:08

Situata paszgjedhore në Shqipëri është edhe më paradoksale sesa ajo parazgjedhore. Kemi një parti politike që ka fituaar bindshëm zgjedhjet, që ka 74 mandate dhe ka arritur maksimalisht objektivin e shpallur elektoral: ka marrë timonin e vetme. E megjitthatë nisma e parë politike pas fitores së zgjedhjeve nuk është përgatitja për qeverinë e re që do të niste nga shkarkimi i ministrave teknikë, por vendosja e një komunikimi me “popullin” për të qartësuar platformën e bashkëqeverisjes.

Subscribe to RSS - 18 maji