12 milje

Gazi, peshkimi dhe hiletë që lindin e vdesin(me porosi) vetëm në Tiranë

Postuar në 25 Dhjetor, 2019 13:27

Në Tiranë është zbuluar hileja greke për detin. Dhe kjo hile qëndron në faktin se Greqia, më saktë aktorë politikë në të po kërkojnë deklarimin e 12 miljeve detare det territorial. Sipas asaj që është zbuluar në Tiranë, ky deklarim nuk rregullohet nga Konventa e Detit, pasi ekspertë pa emër kanë bërë të ditur se 12 miljet nuk zbatohet për shtetin arqipelagor.

12 miljet e Greqisë në Jon hyjnë në fuqi në tetor

Postuar në 03 Janar, 2019 16:39

Ikja e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias la disi pezull çështjet me Shqipërinë dhe në veçanti marrëveshjen e Detit. Ministri Alternativ i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrougalos tha në një intervistë radiofonike se Greqia do të shpallë zgjerimin në 12 milje të  ujërave territoriale në detin Jon, brenda këtij viti.

“Sigurisht që mbetet në fuqi, do ta bëjmë duke filluar nga deti Jon. Do të bëhet brenda mandatit të qeverisë aktuale, deri në tetor 2019”- tha Katrougalos për radio News 24/7.

Deputeti i Syriza-s: Shqipëria të respektojë marrëveshjen e 2009 për 12 miljet detare

Postuar në 29 Qershor, 2018 11:54

Marrëveshja për detin që po diskutohet mes Shqipërisë dhe Greqisë është mbërthyer nga një turbullirë pretendimesh që vijnë si nga mungesa e transparencës së qeverisë për bisedimet që po zhvillohen, por edhe nga aktorët që janë aktivë në denoncimin e këtij pakti me argumentin se po i falet det Greqisë. 

Dakordësia për detin dhe marrëveshja Simitis- Hollbruk- Çiller

Postuar në 20 Mars, 2018 22:06

Tani që presidenti shqiptar, Ilir Meta lëshoi autorizimin për nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë, nënshkrimi i marrveshjes duket të jetë një formalitet. Ka një vetëpërmbajtje si në Athinë ashtu edhe në Tiranë për finalizimin e një pakti, nga i cili duket se dalin të kënaqura të dyja palët.

12 miljet e Kotzias

Postuar në 30 Janar, 2018 20:06

 Ka një përpjekje për të presuar në maksimum qeverinë për negociatatat e Korçës me Greqinë. Përveç faktit se ato janë mbajtur të fshehta, është deklarimi i fundit i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ajo që ka provokuar më shumë debate në Tiranë. Mesa duket Kotzias është njohës i mirë i teknikës mediatike dhe ia ka dalë të kushtëzojë me fjalët e veta raportin e së vërtetës për këto çështje mes qeverisë së Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë.

Subscribe to RSS - 12 milje