100 mije

A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

Postuar në 21 Mars, 2018 22:16

Që prej muajit shtator të vitit të kaluar Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë intensive për gjelbërimin e kryeqytetit.  Objektivi ishte mbjellja e 100 mijë pemëve deri sot më 21 Mars, datë që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.  Përmes profilit të tij në “Facebook”, Veliaj falenderoi sot çdokënd që kontribuoi në këtë nismë  përmes albumit fotografik “100 mijë” dhe shpërndau sloganin e ri “TreeRana”.

100 mijë diabetikë në Shqipëri. 5 mijë të diagnostikuar çdo vit

Postuar në 11 Nëntor, 2017 16:14

Nëse do të pranojmë shifrën 2.8 milionë për prezencën e përhershme të banorëve në territorin e Shqipërisë, atëher diçka më pak se 4% e tyre janë të prekur nga diabeti. Vizion Plus raporton sot mbi përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje degjenerative e cila është shumë komplekse dhe që të komplikon jetën. 5 mijë është numri i të diagnostikuarve me diabet për çdo vit dhe sipas mjekut endokrinolog, Florian Tori, jemi në një prirje për epidemie. Sëmundja në fjalë e ndikon shumë cilësinë e jetës së pacientit, por ajo ka edhe pasoja sociale.

Vendos Merkel, 100 mijë shqiptarë dhe kosovarë do kthehen nga Gjermania me avionë ushtarakë

Postuar në 21 Tetor, 2015 12:08

Gjermania do të përdorë avionët ushtarakë për deportimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil. Gazeta “Bild” raporton se qeveria do të përdorë avionët Transall dhe pilotët e Forcave Ushtarake Gjermane.

Numri I azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova që ndodhen në Gjermani llogaritet në 100 mijë persona. Por pasi ato u konsideruan si “vende të sigurta origjine”, Berlini vendosi t'i riatdhesojë shtetasit e dy vendeve, që kanë kërkuar azil në Gjermani.

Subscribe to RSS - 100 mije