Adrian Çollaku ngre një problem të njohur për shqiptarët në shkrimin e tij “Hapni letrat!”. Ai i referohet një debati në parlamentin e Kosovës: “Në seancën e fundit, ku u debatua për protestën e Vetëvendosjes së 14 janarit, e ku pati akuza e kundërakuza të shumta ndërmjet deputetëve, kryeministri Hashim Thaçi dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërcënuan njëri-tjetrin me “hapje letrash”. “Më mirë të mos i hapim letrat se pastaj…”, thoshte kryeministri Thaçi, duke iu drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit. Po në të njëjtën mënyrë, me kërcënim letrash, edhe ky i fundit iu kundërpërgjigj Thaçit.”
Bëjnë sikur i kanosen sho-shoqit, pasi në të vërtetë asgjë nuk ndodh. “Tash e 12 vjet prej se ka përfunduar lufta, me qindra herë është përdorur kjo shprehje kërcënuese. Megjithatë, letrat asnjëherë nuk u hapën. Thuajse askush kundrejt askujt nuk duan të hapin letrat. Por, edhe ato pak ‘letra’ që u hapën, ishin kot, një asgjë.”, shkruan Ardian Çollaku.
Në Kosovë kanë 12 vjet, ndërsa në Shqipëri plot 21 vjet ky avaz.
Re.Pu.


Komente
Dërgo koment të ri