“Prit i her” ishte shprehja e tim gjysh kur ishte fjala për të reaguar ndaj një situate. Kjo kishte brenda “shif i her, mendo i her, praj i her, dëgjo i her.” I ngjan kjo një frymëmarrjeje të jogës. Asaj frymëmarrjes së thellë që shpërndan ajrin në çdo qelizë të trupit, bota jashtë është marrë brenda, duke iu dorëzuar gjykimit tënd dhe ti: “pret një here, sheh një here, mendon një here, hesht një herë, dëgjon një here” Pastaj, vjen çdo reagim i cili tashmë ka parë edhe veten, edhe botën dhe i ka dhënë mundësi mendjes, zemrës, trupit të dëbojë interesat, dufet, egot, ankthet, thashethemet, një mijë një pamje që të qërrojnë syrin, qindra zëra që të bëjnë kazan që zien apo dhe kosh plehrash kokën. Kjo nuk është mungesë kurajoje për të reaguar, apo ikje situatës. Eshtë të respektosh veten dhe të tjerët, të respektosh ekzistencën, ekzistencialën. Ti japësh shans kurajos të dalë siç është pa u llakaçitur rrugëve, ti japësh shans mendimit të jetë i formuar si buka, si vera, i kthjellët...