Trishtimi grek

Postuar në 04 Korrik, 2015 07:05
Artur Zheji

Asnjë shqiptar, në çdo nivel qoftë, nuk ka shprehur asnjë gërmë gëzimi apo cinizmi për dramën që po trishton Greqinë dhe ndoshta si pasojë të gjithë Ballkanin. Dhe kjo është një arsye krenarie për pozitivizmin e popullit tim. Të dy popujt tanë kanë qenë për shumë vite të lidhur dhe të zgjidhur njëkohësisht.

Të lidhur në nivelin njerëzor, ku mund të rreshtohen mijëra episode bashkëjetese, miqësie dhe harmonie dhe në nivelin politik, ku arroganca e më të madhit ka qenë tipari dominues dhe shpeshherë përcaktues.

Duke filluar nga Ligji i Luftës, një paudhësi e shëmtuar kjo, tek këmbëngulja miope për Vorio Epirin, tek të ndërsyerit pa kuptim të pakicës greke në Shqipëri, kundrejt një vendi që i ka dashur dhe nuk i ka persekutuar kurrë për çështje kombësie, gjuhe apo kulture.

Për të mos folur për trajtimin jo rrallëherë diskriminues dhe shpesh e më shpesh masiv të shqiptarëve të punësuar aty, që janë shtrënguar nga rrethanat të shtrembërojnë rëndë identitetet e tyre, etnike, fetare apo kulturore, thjesht për një punë të nënpaguar dhe për një strehë mbi kokë. Kjo ishte e përhapur sidomos në 10-vjeçarin e parë, 1990-2000, të emigrimit shqiptar në Republikën Greke.

Porse ne shqiptarët, sepse ashtu jemi ndërtuar, nuk sendërtuam ndonjë urrejtje apo ndonjë antihelenizëm, përveç ca rasteve sporadike të vetëmbrojtjes identitare.

Madje në daljen në pah të horizontit politik helen të dukurisë Syriza apo Tsipras, në Shqipëri, shumë zemra romantike apo naive politike, u çuan hov dhe u ngutën pozitivisht ta adoptojnë si model frymëzimi apo si një çelës të mënyrës se si duhej reformuar radikalisht edhe situata shqiptare. Mirëpo, duket se Tsipras, ky djalosh ambicioz dhe pinjoll pasanikësh që e kanë ndoshta si hobby keqardhjen për të varfërit, duke i dalë për zot Zgjidhjeve Magjike, të cilat me sa duket nuk ndryshuan dot asgjë thelbësore në mënyrë magjike, është orë mbas ore, trishtueshëm në prag të dështimit.

Shqipëria dhe shqiptarët janë të tronditur për këtë. Kuptohet, ndryshe nga sa e shprehu i përlotur deputeti Pirro Dhima, që e ka përgojuar dhe e ka instrumentalizuar përtej masës Shqipërinë, vendin që e rriti të varfër, por të shëndetshëm dhe madje kampion.

Edhe ne pra, që kemi kaluar me shumicë përvoja të zymta sa më s’ka dhe madje ende nuk jemi të imunizuar prej tyre, ndajmë realisht një ankth të përbashkët me Greqinë. Qoftë se druhemi nga efekti domino, që mund të na përfshijë, qoftë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë të shumtë aty, qoftë për vëllezërit tanë të shumtë arvanitë, qoftë edhe për vëllezërit tanë, çamët ortodoksë.

Por padyshim, në këtë Vëllazëri kaq herë të shprishur nga politikat miope dhe egoiste, ndjehet ndër shqiptarë, një trishtim, një trishtim i sinqertë për vëllezërit e vëllezërve tanë, arvanitas dhe çamë, për helenët e dërmuar nën peshën e kësaj krize të pamëshirshme.

Një arsye më shumë për të dashur vetveten, që rrallëherë e çmojmë.

Një popull me 1001 halle dhe me 1001 defekte si ky i yni, por që nuk gëzohet për fatkeqësinë e fqinjit. Shpesh arrogant dhe mendjemadh, në nivelet politike.

Trishtimi grek na ka mbërthyer të gjithëve. Zgjidhja më e mirë europiane do të ish një gëzim edhe për ne, madje edhe më shumë.
Do të ishte shansi për një Marrëdhënie të Re, ndërmjet klasave tona politike.
Duke ndjekur thjesht e qartë marrëdhëniet e popujve tanë të bukur.

"Mapo"

Comments

Submitted by Askushi (not verified) on

Asnjë shqiptar, në çdo nivel qoftë, nuk ka shprehur asnjë gërmë gëzimi apo cinizmi për dramën që po trishton Greqinë dhe ndoshta si pasojë të gjithë Ballkanin... - shkruan mu në krye Zheji.

Ngrihet pyetja: me çfarë kompetence thuhet kjo? Kush është në gjendje të dijë se ç'shprehin "të gjithë" shqiptarët?

Submitted by Fasada nuk fsheh (not verified) on

A thua te mbetesh njeri nga Askushet e Polifemit?!
Art Zheji kete kerkon te ringjall: anonimatin kombetar te Askusheve.
Nuk ia ndalon askush kete gje, apo jo?!

Submitted by GREQI ---->>>>EXIT (not verified) on

Asnjë shqiptar mos thuaj se jam unë një që uroj e shpresoj një flakje jashtë euros të Greqisë nëse edhe jashtë BE-së akoma më mirë.Të shohim pastaj nëse do jenë përsëri kaq prepotent e fodull me fqinjët e tyre.

Submitted by nick (not verified) on

Tendecioz dhe hipokrit nga fillimi ne fund paraqitet Zhei ne kete shkrim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.