Republika platonike e Ramës: profili i artistit mbret

Postuar në 22 Korrik, 2015 11:09
Ergys Mërtiri

Këta artistët ose janë të mënçur shumë, ose janë të shkundur fare nga fiqiri.

Kjo batutë e një filmi skematik e propagandistik nga koha e komunizmit, e ndërtuar mbi një logjikë bardhë e zi, mund të na shërbejë si referencë për mundësitë e vlerësimit që të lë profili i krijuar nga kryeministri shqiptar, i cili, duke shkartisur artin me politikën, mëton të na ofrojë një model të ri qeverisjeje, në ndryshim, e madje në konflikt, me çdo model të njohur deri tani. Sigurisht, artistët nuk mund të ndahen në dy kategori të vetme: të mençur dhe idiotë. Ashtu si çdo grup tjetër shoqëror, ata nuk mund të përjashtohen nga pafundësia e kategorive të ndërmjetme midis mençurisë dhe marrëzisë. Mirëpo vetë retorika përjashtuese e kryeministrit, stili i tij polemizues agresiv e përjashtues, e vendos atë në një pozicion ekstremisht bipolar, që nuk lë mundësi tjetër kategorizimi përveç njërës prej dy të tillave, të përcaktuara më lart.
Nuk duhet lënë pa përmendur se njerëzit ushqejnë masivisht një farë përfytyrimi të mitizuar për artistët. Sipas këtij përfytyrimi, artistët janë doemos njerëz ndryshe nga të tjerët: më të ndjeshëm, më të brishtë, më të veçantë, por dhe më të thellë e vizionarë. Sigurisht, si çdo profesion, arti kultivon veçantinë e vet, por mistifikimi i artistit, i oforn atij njëfarë aureole mbrojtëse që e diferencon nga të tjerët dhe i çertifikon të drejtën, madje pse jo edhe detyrimin, për të qenë ndryshe. Artistit i lejohet gjithçka, përveç se të jetë si të tjerët: i zakonshëm. Ai nuk matet me parametra normalë.
«Nuk arrestohet Volteri», – u shpreh De Gaulle kur i kërkuan të pengojë Sartrin nga rrëmujat që organizonte ndaj qeverisë, duke bërë mosbindje civile në kundërshtim me ligjet e vendit. Kjo ndodhte në Francë ku miti i intelektualit, e sidomos artistit, është në zenitin e tij. Në SHBA, siç thotë Raymond Aron, Sartri do të kish përfunduar në burg që çke me të, nëse do të shkelte ligjin.
Statusi i artistit mund të të japë pra njëfarë aureole mistike për të ta justifikuar marrëzinë përballë publikut, por ama shpesh i krijon vështirësi artistit për të qenë i imunizuar nga marrëzia e vet. Shumë njerëz që merren me art, apo më mirë, që mendojnë se merren, e ushqejnë akoma më shumë këtë mit, i cili ua përkëdhel egon dhe i bën të ndjehen të paprekshëm. E kjo i ekspozon përballë rrezikut të vetkënaqësisë. Tisi i mjegullt i megalomanisë mbi artin, mund të të mbrojë nga publiku, por jo nga vetja.

Rrobat e reja të Kryeministrit
Financial Times botoi këto ditë një shkrim të gjatë për modelin qeverisës së kryeministrit Rama, i cili në fakt i ngajnte më shumë një raportimi kulturor mbi ndonjë ekspozitë sesa paraqitjes së një profili politik mbi qeverisjen e një vendi me mijëra probleme. Autori rrëfente me entuziazëm një model të ri interesant të të bërit politikë të krijuar nga Rama, sipas të cilit politika komunikon me publikun përmes artit. Autori kish përfshirë këtu edhe debatet e shumta në lidhje me këtë, që nga lyerja me bojë e pallateve të Tiranës, e deri tek dizenjimet e fundit të Kryeministrisë me drita e kërpudha vezulluese. Duke iu referuar fjalëve të vetë Kryeministrit gjatë takimit me të, autori tregon se qytetarët janë ambientuar tashmë me iniciativat e Ramës, mjaft të kritikuara fillimisht.
Shkrimi nuk merr përsipër të thotë nëse ky sukses është falë deformimit të shijes së publikut nga prania e vazhdueshme e ndotjes estetike që shkaktojnë këto fasada, apo falë kultivimit të shijes nën orientimin e diktuar nga krye-estetisti i vendit. Megjithatë, e sigurtë është se, ashtu si edhe Kryeministri, gazetari përdor ambientimin e publikut (më saktë, perceptimin e Kryeministrit se publiku është ambientuar) si kriter vlerësimi mbi këtë paraqitje estetike. Kemi të bëjmë këtu me një qasje, gjithashtu «interesante» mbi vlerat estetike dhe suksesin në komunikimin e tyre, që ofron Rama dhe skicuesi i portretit të tij politik në Financial Times.
Ndërsa përpiqet ta paraqesë Ramën si një model unikal qeverisjeje, – gjë për të cilën biem dakort të gjithë, – gazetarit do t’i duhej të shprehte nivelin e risisë së kësaj prurjeje. Mbetet që, ose Rama të jetë një gjeni që arrin të sjellë risi të këtyre përmasave në politikën botërore, ose është një delirant që ka krijuar një botë të vetën në telajon e tij virtuale, botë të cilën ua imponon me këmbëngulje të gjithëve ta shohin, teksa fërkojmë sytë e nuk vërejmë asgjë.
Duket sikur kryeministri ynë ka shpikur një formë të re krejt inovative qeverisjeje: Qeverisje artistike, – e cila mbetet të jetë një formë e ushtrimit të pushtetit, ku popullit nuk i garantohet bukë, rend, siguri, dinjitet, përkujdesje e shërbime, por art, ngjyra, retorikë, shfaqje e muzeume. Njësoj si në përrallën mbi rrobat e reja të mbretit, Rama përpiqet t’iu krijojë qytetarëve iluzionin se varfëria, korrupsioni, degradimi i shtetit, krimi i organizuar e kriminalizimi i politikës nuk ekzistojnë, ashtu si lakuriqsia e mbretit. Të gjitha këto janë vetëm perceptime dhe mund të zhduken thjesht duke i fshirë nga mendjet e njerëzve nëpërmjet ngjyrave, fishekzjarreve, koncerteve e muzeumeve ku shpirti artistik i qeverisë shërthen nga të katër anët dhe përmbyt sheshe e hapësira publike.
Rama ka krijuar kështu republikën e vet platoniane, në qendër të së cilës nuk është filozofi, por artisti mbret. Ai është ndërgjegjia dhe dizenjatori i shoqërisë, i cili ofron vizionin e tij për të iluminuar qytetarët, ndërsa të tjerëve u mbetet vetëm të rrezatojnë këtë ndriçim, duke e përcjellë në çdo sferë të veprimtarisë njerëzore. Vetëm se ndryshe nga Platoni, që i vendos artistët në fundin e hierarkisë shoqërore, duke e parë artin si një mjet të rrezikshëm që turbullon e turmat, Rama e kthen republikën me kokë poshtë, duke zëvendësuar filozofin me artistin, duke glorifikuar fantazinë si mjet qeverisës e cila përmbys realitetin, duke e dërguar mendimin dhe arsyen të struken në zgrip të shoqërisë.

Urinari në fronin kryeministror
Nuk duam këtu aspak të gjykojmë Edi Ramën si artist, dhe as kemi ndërmend të diskutojmë nëse është apo jo i zoti në këtë fushë. Fundja një kryeministër gjykohet për mënyrën sesi qeveris dhe jo për mënyrën si pikturon apo luan basketboll. Vetë mpleksja e artit me rolin e kryeministrit bën që raporti i tij me artin të shihet nga një perspektivë politike dhe jo estetike. Nga kjo perspektivë, duket se Rama po e përdor mirë ID-në e artistit për qëllime të pastra politike, gjë që e bën atë të pushojë së qeni artist. Ai mbetet kështu mes mungesës së dëshirës për të qenë politikan dhe pamundësisë për të qenë artist, varur në çengelin e një krijese hermafrodite të sajuar mes dështimesh të dykahshme. Ai hidhet në politikë pas pamundësisë për një perspektivë të mirë në art, ndërsa shtrëngohet pas artit, për të shpëtuar nga dështimi në qeverisje.
Megjithatë, e sigurtë është se ai është mjeshtër i vërtetë për ta shitur «artin» e vet si kryevepër, e madje për të shitur për art edhe atë që më së paku ka të bëjë me këtë fushë. Në këtë pikë ai ia ka dalë të kontrabandojë rrymat postmoderniste në një habitat krejt të huaj, duke e paraqitur këtë si gjënë më të natyrshme. Që kur Marsel Duchamp zbuloi shkopin magjik të reaksioneve alkimike që transformojnë gjithçka në një vepër arti, duke ekspozuar urinarin e tij në një galeri, një shpërthim masiv i fantazisë për të artifikuar gjithçka shpërtheu në botë. Rama po mundohet ta transplantojë këtë edhe aty ku nuk ka asnjë kuptim, duke u rrekur ta shndërrojë në burim komunikimi estetik çdo gjë me vlera përtej estetikës, siç janë përgjithësisht ato me të cilat merret politika.
Ndërsa Duchamp solli obkjetet më të rëndomta të jetës së përditshme në galeri, për ti paraqitur si vepra arti, Rama po përpiqet të dërgojë shtetin atje, ose të paktën të sjellë galerinë në tryezën e punës së kryeministrit, duke shndërruar realitetin në ekspoze. Duke u rrekur të estetizojë gjithçka, ai përpiqet të fetishizojë çdo objekt të veprimtarisë së tij, pavarësisht se, në fakt, e vetmja gjë që kjo sjell është defunksionalizimi i veprimtarisë politike.
Duke ekspozuar në një galeri arti objekte fare të rëndomta, natyrisht që artistët përpiqen t’u japin objekteve tjetër vlerë. Ato zhvendosen nga konteksti i tyre funksional i jetës së përditshme për t’u shndërruar në diçka krejt tjetër në kontekstin e ri muzeal. Urinari në galeri nuk është objekt që shërben për të urinuar. Po kështu qeveria e vendosur në galeri, apo e shndërruar në një të tillë, dekontekstualizohet dhe defunksionalizohet plotësisht. Praktikisht, kjo është një nga arsyet pse shteti ka dalë jashtë përdorimi.

Qeveria me gjethe
Natyrisht, pavarësisht se shenjat e delirit janë mëse evidente, realiteti është ca më i sofistikuar, kur vërejmë aftësinë e personazhit në fjalë, për ta përthyer me vetëdije realitetin në virtualitetin e tij. Më shumë sesa i magjepsur prej fantazisë së vet, ai duket i detyruar ta braktisë me vetëdije realitetin e vërtetë, i cili nuk i sjell kurrfarë dobie. Duke qenë se realiteti i vërtetë i qeverisjes është një dështim, ai ka nevojë të arratiset nga e vërteta dhe ky lloj misticizmi artistiko-politik është i vetmi mjet shpëtimi. Veç kësaj, ai është i detyruar ta shtyjë debatin politik në fusha të tjera ku nuk ka njësi matëse objektive për të vlerësuar qeverisjen, ku dhe e ka krijuar tashmë mitin e vet, duke u ndjerë i fortë për të përballuar çdo sulm.
Për këtë arsye, e gjithë puna e tij në krye të qeverisë është reduktuar në industri të spektaklit, duke shpikur lloj-lloj fantazirash: bunk’arte, shtëpi gjethesh, kërpudha oborresh kryeministrore, fasada godinash qeveritare që ngjajnë si vitrina kazinoshë, galeri artesh kryeministrore apo edhe interiore ekzotike, ku nuk do të habiteshe fare po të të shfaqej befas, në mes të sallonit, xhindi i llambës së Aladinit, të cilit Kryministri i ka ngarkuar gjithë punët e shtetit, teksa vetë është i zënë me dizenjime e dekorime fasadash.
Në këtë pikë, duket se ia ka dalë deri diku me sukses ta hipnotizojë turmën. Në fakt politika është një teatër dhe Rama është një ekzemplar i vërtetë për të ofruar sehir. Nëse do të ishte perandor në Romë, pa dyshim që Neroni do të ish harruar sot. Ai ia ka dalë mbanë të ndërtojë mitin e tij si artist, aq sa edhe kur qëllon të vishet në mënyrë skandaloze, krahasueshëm me shpërfytyrimin estetik të pallatit me shigjeta dhe të gjithë telajove e tij urbane, arrin të bëjë për vete e të mahnisë shumicën e njerëzve, të cilët e vlerësojnë si të paarritshëm dhe të paimitueshëm në këtë aspekt.
Por përveç kësaj ai është i detyruar të futet në këtë rrugë pa kthim për shkak të romantizmit revolucionar me të cilin e ka profilizuar veten. Për vite me rradhë ai ka premtuar një transformim rrënjësor, një revolucionarizim të jetës politike, gjë që as ka mundur, por as është e mundshme ta bëjë. Premtimi i tij për rilindje nuk u ofrua thjesht si një slogan fushate, por si një aspiratë e madhe, si një fat historik që po u trokiste shqiptarëve në derë. Pavarësisht se shumica e njerëzve natyrisht që nuk e kanë besuar këtë, atij nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se ta luajë deri në fund rolin e nisur, aq më tepër në kushtet ku ka rënë tashmë qeverisja. Në të kundërtën, çdo hap prapa do ta bënte të brishtë dhe të copëtueshëm përballë lumit të akuzave me të cilat i duhet të përballet. Revolucionit i duhet karburant që të marshojë, dhe në mungesë të tij, i duhet të djegë realitetin dhe të përdorë mashtrimin e spektaklin si mjete të prodhimit iluziv të marshimit të pandalshëm.
A do të mund të vazhdojë gjatë kështu? Kjo vlen të shihet. E sigurtë është që kjo lloj politike nuk do të mund të funksiononte në asnjë vend tjetër në Europë përveç Shqipërisë. Për ta bërë të mundur këtë duhet doemos një suport i fuqishëm mediatik (që Rama e ka pasur gjithmonë) si dhe një popull i pakultivuar racionalisht e kulturalisht (që gjithashtu nuk i ka munguar). Sa gjatë mund të mbajë mjegulla e mediave në një popull të mbetur në errësirë, të paktën që nga Lufta e Dytë Botërore? Kjo gjithashtu vlen të shihet, ndonëse përvoja historike nuk ofron arsye për shumë optimizëm. Gjithsesi Rama po luan rrezikshëm për forcën politike që përfaqëson. Logjika e tij ekstremisht bipolare dhe retorika agresive e përjashtimit dhe megalomanisë bart rriskun që edhe dështimi të jetë shumë i madh. Sa më e lartë maja ku ngjitesh, aq më e thellë humnera ku mund të gremisesh, thotë një shprehje e vjetër.

"Postbllok.com"

Comments

Submitted by Van Gogu (not verified) on

Ky Ergysi me duket nje pordhac qe merr persiper te komentoje cdogje, nga buzet e armina mevlanit deri tek kerpudhat e rames ne kryeministri. Nje tip megalomani qe mendimin e tij e mban ne piedestal kurs ete tjeret duhet te pranojne shijet e Mertirit

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Vano, po ty kush te ka vene te marresh persiper te komentosh komentet e Ergysit. Ja une me logjiken tende mund te thosha, sa pordhac eshte ky Van Gogu qe merr persiper te komentoje nje shkrim tek ResPublica etj. etj. sikur i di te gjitha. Akoma nuk e ke marre vesh zotrote qe sot ne demokraci, kryeministri eshte i lire ti veje drita kryeministrise e ta boje si ai veni "mu ke guri qi bon xixa", por edhe Ergysi eshte i lire ta komentoje kete ngjarje nga pikpamja qe kryeministri eshte pak si artist dhe si i tille mund te jete gjenial, por mund te jete edhe idiot total. Dhe  mos kujto se ka pak qe mendojne se eshte me shume kjo e dyta.

Oh se harrova, edhe ti je i lire te komentosh komentet e Ergysit.

Submitted by Van Gogu (not verified) on

I nderuar Plak, sikleti im nuk ishte pse ky merret me Ramen dhe xixat e Rames, sikleti im dhe besoj i shume njerezve jane "gjithologet". Sepse eshte e pamundur qe nje njeri te kete aq mend sa te flase per buzet e bukura te femrave ne studion e fevzos, per ceshtje fetare neper forume de per ceshtjet estetike te kerpudhes se Rames.

A ma kape muhabetin? Pra, keta gjitholohet, si puna e Tos Lubonjes jane bere te bezdisshem mer vlla se vetem ndryshojne kemishen dhe kalpjne nge emisioni ne emision per ceshtje qe nisin nga problemet me krimin e deri tek studimet mbi alienet.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ne rregull, tashti e mora vesh ku e kishe.

Submitted by Van Gogla (not verified) on

Edhe ky kapadeilleku i komentuesve qe iu vene gjoba autoreve, duke share e peshtyre cfare iu del perpara, eshte i neveritshem. Nese ke gje per shkrimin, thuaj se ku gabon autori. Konkluzione personale, te pergjithshme, mbeshtetur mbi pershtypje amatore si keto, nuk i hyjne ne pune askujt.

Submitted by Van Gogu (not verified) on

O Ergys, nuk kam gje personale me ty mer daj..ty tu shtofte yryshti po na ler edhe neve fakireve te bejme ndonje gek mek ndonjehere se na mytet me gjithe kete dituri all inclusive qe ke...he te keqen..ishte nje emision mbi "50 hijet e seksit" tek Fevziu ishe gje edhe aty ti?

Submitted by Zapbone (not verified) on

Atehere “Hut ab“. Rrespekt per shkrimin dhe te heq kapelen plot nderim. Eshte nje shkrim plot kurajo, plot guxim qytetar dhe i shkruar me dinamizem ku mesazhi mirret i plote. E keqja ka e ka mberthyer kete vend me udhheqes te tille dhe e keqja ka bere daralom se njerzit jo vetem kann heshtur po dhe kur nuk heshtin jane na krahun e djallit. Ne jemi nje shoqeri e mberthyer keq nga e keqja sa qe ato qe flasin e qe kane kurajon te thone te verteten numerohen me gishtat e dores.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Zapi, pergjithesisht jam dakord me komentet e tua. Sot me ngaterrove pak me kete "Hut ab" se nuk e marr vesh cdo te thuash. Pasi u mendova pak thashe se duhet te kesh dashur te shkruash "Hat up" qe eshte njesoj perkthimi i "te heq kapelen", sigurisht neqoftese ke dashur ta shkruash anglisht, se po qe ndonje gjuhe tjeter nuk e di. "Hut" anglisht dmth si pune "kacolle", kurse "ab" nuk ka fjale. Gjithsesi i vij pjeses tjeter te komentit.

Submitted by Zapbone (not verified) on

O Bobi e kam thone ne gjermanisht dhe ketu ka nje perdorim te gjere si simbol i rrespektit te larte.

Per te qesh Bobi: poezi ekzistencialiste.

Hut ab

Hat up

Edi Rama

na e ka fut

Hat up

Hut ab

Edi na ka bo zap

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Hahahaha! Danke schon, e vetmja gje qe di ne gjermanisht.....

Submitted by Albi_I (not verified) on

O Van Gogu,

Po ta permbledhim me dy fjale, ky Gysi na thote qe Rama po na ca icik t.... me kete artin e tij, se nuk e kena vene per art aty po qe te permirsoje jetesen e njerezve. Ti ke ndonje kundershtim per kete apo jo?

Submitted by Van Gogu (not verified) on

As i kokerr kundershtimi, ju shtofte takati ne kete drejtim :) Por duhet te na japi llafin qe do merret vetem me kete gje ne te ardhmen dhe mos na beje nga nje çiçke psikologun, nga nje çiçke socilogun, nga nje çiçke artistin, nga nje çiçke teologun dhe nga nje çiçke modelinguin.E zgjatem icik, por shpresoj per te mire

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ashtu qofte, une kete Gysin e lexoj per here te pare e nuk e di ca ka shkruar me perpara, kshuqe edhe e kuptoj qe mund te jete nga keta gjitholloget e bezidsshem. Nga ana tjeter do s'do te gjithe po na duket vetja icik si kritik arti se do s'do me kete po na perball perdite kryeministri i vendit.

Submitted by gala (not verified) on

analiza eshte e sakte. sme intereson kush e ka shkruar. eshte teper e sakte. merruni me vertetesite e shkrimit dhe jo me autorin.

Submitted by Çun Tirone Jo i... (not verified) on

Nese gazetari beson vertete se hobi dhe pasioni mbeten privilegje vetem te fisnikeve, atehere problemi eshte i gazetarit qe po mendon si ne mesjete. Sigurisht qe kuti eshte individual dhe kjo e bene masen ideale te veshtire dhe te papercaktuar.  Ndoshta gazetarit po mundohet te thote se eshte me interesant nje kryeminister qe te kete pasion dhunen, intrigat dhe parate. Une vete besoj se ne cilesin e jetes hyne edhe pasurimi i stilit te jetes me hobi dhe pasione, dhe ne sjelljet e Rames ky model duket qarte. Nese shtetasve do tu japesh modele arrogante, prepotente, harbute qe shqyhen per para, populli do ti kopjoje ne formen me te keqe, (ashtu sic ka bere deri tani). Modeli i Rames eshte per tu kopjuar, sidomos nga njerez qe kane hobi vetem te hane buken dhe te marrin fryme. Kritika e gazetarit mu duk e pavend, biles eshte e ngjashme me kritiken qe nje impotent i ben nje hamshori per shumellojshmerine e pozicioneve gjate aktit, pse zgjat shume, dhe pse ka disa here orgazem.

Edi Rama duhet kritikuar per premtimet e pambajtura, jo per hobit pasionet dhe preferencat individuale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.