Qeni emocional shkodran dhe bishti i tij racional

Postuar në 01 Korrik, 2015 04:42
Gilman Bakalli

Pak teori…

Aktualisht, ideja se zgjedhja (edhe zgjedhjet) është akt intuitiv, gëzon popullaritet më të madh se kurrë më parë. “Inteligjenca emocionale” mbetet një fjalë kyçe e psikologjisë sociale dhe e komunikimit modern. Në dhjetëra eksperimente (edhe online), psikologu amerikan Marc Hauser i Universitetit të Harvardit, përpiqet të tregojë se si, në situata dilemash, ne mbështetemi tek emocionet. Neurologë të shumtë përpiqen të shpjegojnë se impulsi i errët i vullnetit të emocioneve u paraprin reflektimeve të vetëdijshme e të kthjellëta.

Mes idhtarëve të flaktë të idesë se emocionet u paraprijnë vendimeve racionale shkëlqen një profesor i ri amerikan, Jonathan Haidt. Profesori i psikologjisë në Virginia University shkroi në vitin 2001 një ese me titull “The emotional dog and its rational tail” (“Qeni emocional dhe bishti i tij racional”). Teza e Haidt është provokuese. Sipas tij, ne nuk kemi arsye apo argumente për veprimet apo pikëpamjet tona.

Është komplet e anasjellta: ngaqë kemi disa bindje, qëndrime apo pikëpamje ndijimore (që bazohen në ndjesi tonat) ne kërkojmë vazhdimisht disa argumente të përshtatshme për t’i përligjur ato. Me pak fjalë, kundërshtarët e abortit nuk është se janë kundër abortit ngaqë janë bindur nga argumentet e arsyeshme që kanë lexuar apo dëgjuar.

E vërteta është se ata kërkojnë argumente pak a shumë të arsyeshme, ngaqë janë kundër abortit. Ose për të dhënë një shembull akoma më aktual: shkodranët nuk është se janë të djathtë, ngaqë kanë vërtet arsye dhe argumente për këtë, por thjesht kërkojnë argumente për të vërtetuar se janë të djathtë, ngaqë janë kundër së majtës (të cilën konsiderojnë komuniste).

Për ta provuar tezën e tij, Haidt analizon vlerat e zgjedhësve amerikanë. Ai përpilon një listë vlerash dhe u kërkon të intervistuarve të krijojnë një hierarki me këto vlera. Cila vlerë u dukej më e rëndësishme, cila më me pak peshë. Ata që kishin thënë se ishin “liberal” (në kontekstin amerikan, “majtas”) i renditën në vendin më të lartë vlerat “përkujdesje” dhe “ndershmëri”. Vlera të tilla si “besnikëri”, “krenari” apo ”respekt” zinin vend të ulët në hierarki. Kurse ata që e mbanin veten si “konservatorë” i renditën mjaft mirë vlerat “besnikëri”, “krenari”, por jo “ndershmërinë”.

Kjo, bile, u radhit e fundit në listë. Pra, sipas Haidt, ne ua përshtatim vlerat tona pikëpamjeve tona dhe jo anasjelltas. Për ta konkretizuar këtë me rastin e Shkodrës: të djathtët në Shkodër, ngaqë e konsiderojnë veten të djathtë e konservatorë, e konsiderojnë veten automatikisht edhe më “të ndershëm” e më “të moralshëm”. Kurse të majtët, në sytë e tyre janë të “shthurur”, “të përdalë”, “të degjeneruar”.

Epitete të tilla dëgjoje nga militantët e PD-së në adresë të kandidates së majtë Keti Bazhdari, thjesht për faktin se kjo kandidonte për një forcë të majtë. Haidt krijoi një sërë shembujsh dhe u shtroi njerëzve të kulturave të ndryshme pyetjet e mëposhtme: “A ju duket në rregull, nëse vëllai bën seks me motrën, me kushtin që të dy kanë dëshirë për seks dhe që, të dy përdorin mjete parandaluese?” “A ju duket problematike, nëse dikush ushqehet me qenin e tij të ngordhur?” “Ç’mendim keni për dikë, që fshin prapanicën dhe pastron banjën me flamurin e tij kombëtar?” “Ç’ndjesi provoni, nëse dikush, para se ta hajë pulën, e përdor atë për t’u masturbuar?”

E përbashkëta e këtyre shembujve është se ato janë krijuar në mënyrë të tillë, që askush të mos pësojë lëndime, askush të mos keqtrajtohet dhe të mos ketë viktima. E megjithatë, jam i bindur se kushdo që i lexon shembuj të tillë irritohet për shkaqe të ndryshme: Sikleti që provojmë ndaj incestit është shumë i vjetër dhe haset edhe në gjitarë të tjerë të zhvilluar. Sikleti që ndjejmë kur dëgjojmë se dikush ushqehet me qenin e tij, mund të lidhet me faktin se kafshët shtëpiake i shohim pak a shumë si të ishin kushërinj të largët. Atë që dikur e kemi dashur nuk mund ta hamë, apo jo? Kurse atë personin, i cili masturbon para pulës së tij, e konsiderojmë të sëmurë psikik. Me sa duket, ekzistojnë “arsye emotive” për ta refuzuar një veprim edhe kur nuk kemi të lënduar apo viktima.

Këto “arsye emotive” Haidt i quan intuita sociale. Pothuajse gjithmonë ne udhëhiqemi nga intuita dhe vendosim “me fundin e barkut” (duke u bazuar tek emocionet). E keqja e pushtetit të intuitës është se jemi shumë më pak të arsyeshëm se sa besojmë. Kurse e mira e saj konsiston në faktin se edhe intuitat mësohen: përmes konfirmimit apo zhgënjimit dhe, para së gjithash, nga ngacmimet dhe opinionet e të tjerëve.

Qeni emocional shkodran

Sjellja e votuesit shkodran, e cila reduktohet tek ajo shprehja popullore (sigurisht diskriminuese ndaj një komuniteti), sipas së cilës “në Shkodër, edhe nji magjyp të kandidojë PD-ja, për të do votojnë shkodranët”, në thelb, manifeston faktin se, tashmë votuesi ideal shkodran nuk e vë më në punë arsyen, por thjesht emocionin. Provoni të bisedoni me një shkodran dhe ta ngacmoni në lidhje me zgjedhjet politike. Dialogu do të ketë pak a shumë këtë model:

“për kë votove kësaj radhe”?

“ça asht kjo pytje, un si shkodran i djathtë votoj dhe do votoj derisa të vdes për Partinë Demokratike!”

“po, si mundesh me ken kaq i bindun?”

“po pse, si thu ti, me votu kta për komunistat e klyshat e tyne të pamoralshëm e të degjenurum, a?”

“po kush janë komunistat dhe klyshat e tyne të pamoralshëm e të degjenerum?”

“kto socialistat, pra!”

“po kto janë socialista, jo komunista!”

“mos ia fut kot, kto kan ken dhe vazhdojne me ken pjesë e nomenklaturës së kuqe dhe nuk munden me u transformu në demokratë!”

“po edhe Berisha, pjesë e nomenklaturës së kuqe ka ken!”

“ndoshta, por i ka luftu dhe i ka rrëzu në 1990”

“po pse beson ti, që Kastriot Islami asht transformu në demokrat, kurse ish-komunistave të dikurshëm nuk ua pranon mundësinë e transformimit në socialistë? Mandej, Edi Rama as nuk ka ken e as nuk asht komunist”!

“çfarë Edi Rame, mor, ai bëthq…, a e shef me çfar kriminelash rrin në pushtet?”

“Me kë?”

“Me Ilir Metën”

“Po a ndejti edhe Berisha me Ilir Metën në pushtet?”

Heshtje.

Siç shihet qartë, ajo që e dallon qartaz një votues shkodran nga pjesa tjetër e Shqipërisë është fakti se shkodrani kërkon ta përkthejë votën politike në atribut të tijin moral. Duke deklaruar votën e djathtë, ai në mënyrë të pavetëdijshme kërkon të vishet me vlerat që lidhen me të djathtën dhe kërkon të shpallet publikisht si mbartës i këtyre vlerave (ndershmëri, besnikëri, respekt etj.). Vota është edhe një akt kulturor. Deri këtu s’ka asnjë problem. Por të zbavit “bishti racional” shkodran, i cili kërkon që të japë njëkohësisht edhe idenë e votuesit racional, i cili ka një arsye të fortë se pse voton të djathtën. Dhe cila është arsyeja? Antikomunizmi tradicional dhe medemek “shthurja morale” që karakterizoka të majtën. Pa provo të përdorësh arsyen dhe t’i kujtosh një shkodrani të flaktë antikomunist se edhe mënyra e tij e sjelljes është 100% komuniste në kuptimin që, edhe komunizmi e vendoste partinë mbi individin dhe partia komuniste e diktatorit Hoxha pikërisht këtë kërkonte prej nesh: të votonim individin thjesht dhe vetëm sepse e kishte propozuar partia. Është e kotë! Pa provo të përdorësh prapë arsyen dhe t’i kujtosh një shkodrani antikomunist të flaktë se edhe dëshira e tij për ta uniformizuar të gjithë qytetin si qytet të djathtë (“bastion i së djathtës”) është po aq komuniste sa dëshira e diktatorit Hoxha për një botë internacionale komuniste. Po aq komuniste sa edhe dëshira e Berishës për një “Shqipëri blu”, po aq komuniste sa edhe dëshira e Ramës për një “Shqipëri mavi”.

Mesa duket, dëshira e shkodranëve për t’u identifikuar me disa vlera, të cilat arbitrarisht e konvencionalisht besojmë se lidhen me ca ideologji të caktuara, nuk i lejon të shohin një fakt krejt të thjeshtë. Se gjatë këtyre 25 viteve ende nuk është ndarë shapi nga sheqeri, porse vazhdojmë qeverisim e të punojmë të gjithë në një varkë: përndjekës e të përndjekur, persekutorë e viktima, bij persekutorësh e bij viktimash. Janë verbuar kaq fort nga dëshira për t’u paraqitur si qytet mbartës i vlerave të patjetërsueshme të qytetërimit saqë nuk arrijnë ta shohin se në të gjitha institucionet lokale pa përjashtim mielli nuk është ndarë nga krundet. Shkodranët janë të lirë të zgjedhin kë të duan e si të duan e me çfarë të duan. Ama mos të bëhen më qesharakë duke kërkuar t’i japin votës së tyre karakter heroik e opozitar, e të mos shfaqen si shpëtimtarë të vlerave të demokracisë. T’i lënë mënjanë arsyet se pse e kanë votuar PD-në dhe të pranojnë se janë, edhe ata si të gjithë të tjerët, si “qeni emocional dhe bishti i tij racional” i psikologut amerikan Haidt. Janë duke votuar thjesht me “fundin e barkut”. Llambën e kuqe të arsyes nuk e duan. Kanë mbrrit në një pikë që u duket edhe ajo, socialiste!

"Mapo"

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Shkrim interesant. Per ata qe i njohin nga afer shkodranet ka nje tingull edhe me te kendeshm.

Dy propozime:

1. Ndoshta, ndoshta, mos do ishte me mire t'ua kujtoje nje pjese te shkodraneve (afro 6)% me duket) keto karakteristika, perpara se te shkonin ne votime?

2. Togfjalëshi "Fundi i barkut", mos do duhej zevendesuar me "Fundi i shpines"?

Submitted by XY (not verified) on

Shume bukur Gilman. Pergezime.

Sekreti i asaj qe vazhdon te ndodhe ne Shkoder eshte se duhet te jete ulur relativisht numri i djemve si puna jote. Shkodra ka pas kene nji zonje e rande, por edhe zonjat nuk mbeten gjithe jeten te bukura dhe te mencura.

Submitted by miri (not verified) on

the thoni jemi djepi kultures..........do votoj deri sa te vdes per p.d, ju per kete rezuat diktaturen, popull injorant, rrini se jeni mire.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Gilman,  e ke qare shkrimin.  Une kam shume shoke qe e kane votuar dhe votojne Sali Berishen per arsyen qe ti e ke shpjeguar shume bukur.

Por me trashe dhe shemtuar se e mbrojne shkodranet Berishen nuk kam degju kerkend tjeter.

Submitted by tekniku (not verified) on

Qe te mos e egzagjerojme muhabetin - Gilmani ka folur per nje fenomen qe nuk eshte thjeshte eskluzivitet i disa shkodraneve (kuptohet qe ai eshte qytetar, me nje autoironi qe pak e kane, ndaj thumbon Shkodren ne "pjesen e djathte"). Votimi inercial dhe per tradite eshte shume i perhapur - kuptohet qe nese zgjedhja inerciale perkon me me te miren reale ky eshte rast i mire, por kjo do te thoshte edhe qe nje votues ta nderronte destinacionin pergjate viteve, gje qe pak ka ndodhur (besoj rreth 15 % ose dhe me pak e votuesve),dhe alibi nuk ka pasi alternativa ka patur edhe kur nuk ka qene mundesia per dy "te medhenjte".

Submitted by Tarabosh Liqeni (not verified) on

Profesor Gilmani, vuan nga mungesa e protagonizmit ne politike. Ai tenton te provoje me aresyen e nje shkencetari duke perdorur teza te psikologeve te degjuar  ne teori 'qejsh me bishta'   qe nuk perkojne  fare me realitetin  se perse shkodranet votojne djathtas. Ai e din shume mire se cka do te thote komunizmi per shkodranet dhe se  kujtimet e krimeve te asaj diktature te pergjakshme trashegohen me emrat e pasardhesve te tyre per te cilet ne Shkoder vazhdon te kete alergji dritheruese.

More prof. Gilmani nuk fiton asgje duke i bere qefin komunisteve te reformuar. Mjafton te lexojsh komentet e tyre qe te bindesh per qendrimin tend.  Jeto me realitetin duke ruajtur traditen tende familjare !  Ne se don te bejsh analiza, beji ato, por  si prof. qe je  duhet ti bejsh te sakta dhe me arsyetime te gjera dhe te thella dhe jo me teori 'qejsh me bishta' . Shkrimi i yt nuk te nderon.

Submitted by XY (not verified) on

Nga "zeri" ky Tarabosh Liqeni po me duket si ai profesori antikomunist i historise Romeo Gurakuqi. Edhe po nuk qe tamam, si ai ka fol.

Suksese

Submitted by Zapbone (not verified) on

E keni shkruar me nje gjuhe ku ka brenda nje helm te fshehur te paketuar me citate te te tjerve, me sarkazem, me cinizem, me ironi, me diskriminim e poshterim dhe te gjitha i keni vene ne dialoge e paralele pasqyrash ku fjala shumfishohet e mprehet si vetetime e djeg si rrufe duke plagosur e lenduar nje komunitet. Pse keshtu? Se nuk jeni nje intelektual i cliruar po je i krimbur ne ideologji dhe i rrjeshtuar dhe perdorni nje gjuhe te dhunshme e keqadashese, duke anashkaluar dhe mohuar me dashje dhe po me dashje duke u fokusuar vetem per kryqezim, gjymtim e goditje duke e adresuar e preventivuar nje komunitet, nje qytet. Problemet e zgjedhjeve, militantizmi apo trushplarja nuk mund te shtrohen si vlersim, trajtim apo fenomen duke mos mbajtur balancen e nje komentuaesi te pavarur gje qe ju se beni se diskutimin do ta shtrinit ne te gjithe shqiperine ku vatrat e trushplarjes ulerijne dhe jane kthyer ne marrezi tepamposhtura e modele keshtjellash ku e katapultojne mendimin social ne kohe mesjetare. Te klasifikosh Shkodren me nje vlersim kaq negativ dhe te lesh Kavajen apo Elbasanin apo cdo lloj qyteti apo zone te shqiperise ku zgjidhen kriminelet do te thote qe ky shkrim eshte dashakeq dhe i njeanshem dhe jo me kendveshtrim380 grad. Shkrim i keq.

Submitted by XY (not verified) on

Zapbone, eshte lapsus, apo tani ne postkomunizem rrethi ka 380grade. Apo eshte ndonje njesi e re, se mbaj mend qe ne ushtrine tone popullore rrethin e kishin me 6000milezim.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ha...hahaha jem icik mo i ftillum tani... Hera tjera hiqja vete lagshtinen...E ke kap ti se kshu si tingull nuk shqeteson me duket mo bukur se 180

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me fal po edhe ti e ke gabim, rrethi nuk ka 6000, po 1000 milezim (vete milezim, vjen nga mile = nje mije, qe ne kete rast do te thote qe rrethin e kemi ndare ne 1000 pjese).

Submitted by marta-nesh (not verified) on

qafsha saliun qenke oficer; vetem nje oficer e di kaq sakte kete punen e milezimit, hahaha....

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ti mund te qash edhe nonen tate, por ka edhe te tjere pervec oficereve qe dine plot gjera edhe lidhur me ushtrine, sidomos me ushtrine e lavdishme popullore fitimtare dhe te dhjere shqiptare. Te dish per ushtrine nuk dmth se duhet te jesh oficer. Ja ti psh ke qene oficer dhe di shume pak per ushtrine e per cdo gje tjeter, pavaresisht se kohet e fundit ke filluar e ben plot kakerdhira ne kete forum. Suksese!

Submitted by marta-nesh (not verified) on

ne kete forum ??  jo po presidium i forumit ,he-he.., me keto terma per komentet vetem nje ishoficer mund te shprehet, qe kulturen e perfton nga gazetat.

Ja ta shpjegoj pse ke qene,mbase je akoma, oficer i asaj apo kesaj pseudo ushtrie: qe ne artileri nuk perdoren gradet gjeometrike por milezim mund ta dijne shume njerez , qe te pakten kane bere zborin ne reparte artilerie. Po te mbash mend qe rrethi ka 6000 apo 1000 milezim , kete vetem oficeri mund ta beje..., se i duket me rendesi kapitale (!) Po mesa duket ke qene kapterr se edhe kete e ditke gabim sepse rrethi ndahet ne 6000 ,jo ne 1000 ..( ngaterron temp e zjerjes se ujit me kendin e drejte o fakir) .

Qe t'i dish mire keto gjera lexo libra , jo gazeta . Na ketu :

Mils: Another unit of measure, the radian, is used mainly by militaries in artillery, tank, and mortar gunnery.

There are 2 PI radians in a circle. PI is a constant of approximately 3.1416. That is 2 * 3.1416, or 6.283 radians. Divide each radian into 1000 mil-radians and you see there are 6283 mil-radians in a circle. Mil-radians are called mils for short.
17.78 mils equal 1 degree.

Compass use of mils typically rounds 6283 to 6400 for simplification. Some foreign militaries have simplified the other direction and divided the compass face into 6000 units, exactly like the face of a watch, with 100 units the same angle as a minute on the watch face.

Keshtu o brar plaku, kije mendjen ne mesim.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Hahahaha, tamam, je munduar shume qe te vertetosh se kush eshte oficeri ketu......

Submitted by marta-nesh (not verified) on

kapterro, ke dhene nje pergjigje prej te dhjeri po krenar ama .

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Shqiptar jam dhe une...nuk pretendoj per me shume. Pse? Ty mos te duket vehtja gje me pak i dhjere, se sa per krenar e tregojne kakerdhiat qe leshon andej ketej.

Submitted by genti. (not verified) on

per derisa ti jepet mundesi te analizojn njerezve fund barku,fund shpine apo si m.. mas kpuces se pushtetit aty ku esht rreshtu dhe funderrina gilman kurr nuk do kuptohet mesazhi qe Shkodra jep,po nje  si gilmani qe kur e kandidoj PD skishte as cv,e kan prezantu me cv e te pareve te tij te nderuar qe po te ishin gjalle do ia kthenin me mire pergjigjen.

Submitted by XY (not verified) on

Po qe keshtu si thua ti or mik, kjo do me thene qe Gilmani e paska "vra atin". A ka bo mire a keq, lexo pak dhe do ta gjesh vete.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kjo qe ka shkruar ky Gilmani (cfare emri, e!) per Shkodren, mund te shkruhej fare mire per Tiranen, psh:

"për kë votove kësaj radhe”?

"ç'osht mer kjo pytje, un si tironc i majt votoj dhe do votoj dersa t'vdes Partine Komuniste, eee te Punes, eee Socialiste!"

“po, si ka munsi qi t'osht mush menja top?”

“po pse, si thu ti, me votu për kta shpellart e Saliut dhe klyshat  e tyne të pamoralshëm e të degjenurum, a?”

“po kush janë shpellart e Saliut dhe klyshat e tyne të pamoralshëm e të degjenerum?”

“kto malokt, pra!”

“po kto janë demokrat, jo shpellar!”

“mos ia fut kot, kto kan qen dhe vazhdojne me qen pjes e klasave t'permysyna, pra armiq t'popllit!”

“po edhe Edvini, e ka sha fort Enverin ene Partin e Punes n'vitin 1990!”

“ndoshta, po mo von i luftoi demokratet ene i thoshte Saliut Doktor Rrumpalla ene neve na bojte me qesh”

“po pse beson ti, që Edvin Rama asht transformu në socialist, kurse ish-klasave t'permysyna nuk ua pranon mundësinë e transformimit në socialistë? Mandej, Halim Kosova as nuk ka qene e as nuk osht shpellar, perkundrazi osht doktor i neruem”!

“çfarë Halim Kosove, mor, ai sharlatan, hajdut…, a e shef me çfar kriminelash nejti në pushtet Sali Shpellari?”

“Me kë?”

“Me Ilir Metën”

“Po a nuk osht edhe Edvini me Ilir Metën në pushtet?”

Heshtje.

Shenim: Ky ishte thjesht nje ushtrim per te treguar qe gjuha rrotullohet si te duash o Gilman. Dialekti tironc ketu eshte perdorur per te treguar qe ngjarjet zhvillohen ne Tirane, por mund te ishte perdorur edhe dialekti Tepelenas, Vlonjat apo cilido dialekt ku zgjedhjet lokale u fituan nga 'Drejtimi i Kundert me Drejtimin e Duhur". Nejse te fala emocioneve qe vine nga zemra dhe racionalitetit qe vjen nga bishti.

Submitted by Arben (not verified) on

"Shkodranët janë të lirë të zgjedhin kë të duan e si të duan e me çfarë të duan. Ama mos të bëhen më qesharakë duke kërkuar t’i japin votës së tyre karakter heroik e opozitar, e të mos shfaqen si shpëtimtarë të vlerave të demokracisë."

Thuaj cfare te duash z.Bakalli karakterizoje si te duash ... ne kontekstin negativ kete vote te Shkodres ... por nje fakt qendron! Ne gjitha zonat e populluara te Shqiperise (pervec Shkodres) ... edhe pse jane ne distance gjeografikisht  ... media dhe propaganda nacionale ka depertuar ne mendjet e njerezve dhe preferencat politike jane mjaft te ngjashme! Kemi nje raport 2 me 1 ( afersisht 66% me 33% me devijime shume te vogla) ne te gjitha bashkite e medha , Tirane, Durres, Vlore, Korce, Fier ne favor te se "majtes" aktuale! Dhe diferencat jane aq te vogla ne keto qytete sa e ben rezultatin e zgjedhjeve krejtesisht te besueshem!!! Pra, ka nje tendence nacionale thuajse perfekte!!! Por kete uniformitet e prish Shkodra! Te shokon deformimi qe i ben nje zone e populluar si Shkodra .. raporteve konstante nacionale! Eshte ndryshe dhe pike! Prandaj kete, pervec kendveshtrimeve emocionale, momentale te nxitura nga inteteresat  e castit .. duhet ta shohim ne aspektin pozitiv! Si nje vlere e shoqerise Shqiptare qe i jep Shqiperise nje karakter plotesues! Duhet kuptuar, vleresuar kjo tendence dhe jo banalizuar ne funksion te interesave politike te castit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.