Pse votova “Po” (kundër demagogut Cipras)

Postuar në 05 Korrik, 2015 15:22
Tewfik Cassis*

I parë në tërësi, referendumi i sotëm grek m’u duk një farsë “demokratike”. Votuesve iu dha një javë t’i përgjigjeshin një pyetje që ata nuk e kuptuan (unë për vete thjesht e hamendësova kuptimin e pyetjes). Pyetja ishte rreth disa dokumentave të BE-së që votuesit nuk mund tí gjenin lehtësisht (unë e gjeta një kopje të dokumentave vetëm të enjten, por s’isha i sigurtë për autenticitetin e tyre).

Ne grekët duhet të votonim bazuar në deklaratat demagogjike të Ciprasist dhe Varufakisit (“Po na shantazhon Europa”), të cilët në mënyrë të hapur manipulative, vendosën “Jo”-në të parën në fletën e votimit.

Pretendimi i Cipras/Varufakis se në qoftë se “Jo”-ja fiton, ata kanë një marrëveshje të fshehtë në sirtar, sipas së cilës, bankat greke do të rihapen të hënën, ishte thjesht një mashtrim. Një marrveshje e tillë thjesht nuk ekziston (edhe në qoftë se “Po”-ja do të përbënte shumicën në referendum, bankat nuk mund të hapeshin të hënën).

Për të gjitha këto arsye (si dhe për qeverisjen e keqe qysh nga shkurti), unë nuk mund tí besoj kësaj qeverie për tí dhënë votën që ajo kërkoi në këtë referendum.

Unë duhet t’i besoj trurit tim dhe truri im më thotë se Greqia do të jetë më mirë brenda Europës se sa jashtë saj. Prandaj unë votova “Po”.

Unë e di që “Po”-ja ime nuk do të thotë automatikisht që Greqia do të jetë e sigurtë në eurozonë. Në fakt, shanset që të mbetemi në eurozonë do të ishin 50%, edhe në qoftë se “Po”-ja do të fitonte.

A ka nevojë Greqia për ndihmë të mëtejshme nga Europa? Pa diskutim. A duhen zbutur masat shtrënguese ndaj Greqisë? Pa diskutim. Por që tí arrinim këto objektiva, nuk duhej ta kishim polarizuar shoqërinë greke dhe ta kishim gjymtuar kombin me referendumin.

*Autori, studiues në Harvard Business School, shkoi sot në Greqi për të votuar në referendum.

Telegraph.co.uk

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.