Kundër komandimit të dijes nga pushteti politik me "komisarë"

Postuar në 03 Korrik, 2015 05:53
Artan Fuga

200 pedagoge te universiteteve publike, mbështetur nga mijëra qytetare, bëhen gati të paraqesin brenda disa orësh, në Kuvendin e Shqipërise, në emër të një opinioni shumë të gjerë pedagogësh dhe studentor, Memorandumin kundër Projektligjit mbi Arsimin e Lartë.
Projektligji është produkt i :
- oligarkut privat që ka shkatërruar arsimin e lartë duke e shndërruar në fabrikë prodhimi letrash pa vlerë që quhen diploma,
- bashkuar me një pjesë të errët të burokracisë universitare,
- nxitur nga një pjesë lidershipi politiko - miitant që kërkon të vendosë sundimin e opinioneve fluturake politike dhe vullneteve politike arbitrare mbi dijen shkencore,
dhe që tentojnë për të "kapur për fyti" Ministrinë, këshillat dhe senatet, trupën pedagogjike, imponuar me forcë dhe manipulime publikut, detyruar qeverinë dhe tani Kuvendin, duke përdorur paratë studentore për të shfrytëzuar lobingje, media dhe faktorë e mekanizma korruptivë, organizuar fushata elektorale për klientelizëm politik banal, fakte që kanë dalë në dritë, duke mbytur fjalën e lirë, duke na kërcënuar e bërë presione të rënda, duke na shantazhuar hapur e pas shpine, duke shkelur me këmbë çdo vlerë demokratike dhe shkencore.
- Kundër vazhdimit që një letër pa asnjë vlerë në treg e që e quajnë diplomë të shitet mijra euro sikurse ligjëron projektligji.
- Kundër komandimit të dijes nga pushteti politik me "komisarë" të paguar për të tundur çelësat e kashtës, fshehur pas emrave hipokritë dhe idiotë si "agjenci", "borde", e që nuk janë konceptuar veçse si komitetet e dikurshme të partisë që marrin forcë që kurrë s'e kanë pasur as në kohën e BIG BROTHER - it të GJITHEDIJSHEM.
- Kundër ligjërimit të mediokritetit dhe inflacionit të titujve shkencorë duke zhvlerësuar gjithçka e "prerjes të kokave" të profesoratit duke i lënë universitetet në duart e administratës burokratike.
- Kundër degjenerimit që cdo lagje e rrugicë të ketë universitetçkën e tij që prodhon parà e korrupsion sikurse parashikon projektligji.
- Kundër korrupsionit universitar, mediokrititetit dhe batakçinjve që rrjepin studentët duke u shitur shkarravina lidhur me kapakë letre e që projektligji nuk i shqeteson.
- Kundër "bosave" që përdorin pedagogët, studentët, prindërit, shoqërine si "letra higjenike".
- Kundër gjoja kritereve të cilësisë që prodhojnë mashtrim, mediokritet dhe e lënë rininë studentore në injorancë dhe mjerim intelektual.
- Kundër papunësisë intelektuale që projektligji e ligjëron.
- Kundër futjes të dorës në xhepat e familjes shqiptare për ta rrjepur në emër gjoja të arsimit të bijve dhe bijave të saj.

*Titulli është i redaksisë

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po he mor vella, ne kohen e luftes kishte pleq me mend qe njerin djale e dergonin me Ballin, tjetrin me NacionalClirimtaren, keshtu qe nje dore e mbanin ne bakllava, tjetren ne revani. Edhe vellezerit Fuga, njeri me publiken, tjetri me privaten, sido qe te vije puna njeri do e fitoje davane, keshtuqe del edhe per tjetrin, Endri ne maje te piramides drejton trafikun.

Submitted by marta-nesh (not verified) on

Pse qenka kaq e pamundur qe dy vellezer te kene pikpamje , bile edhe bindje politike te ndryshme? Te jene edhe opozitare ? Ne demokraci , ku njeriu eshte i lire te zgjedhe , kjo eshte me se normale.

Duhet te kesh nje mendje te mykur qe kete normalitet kulturor ta interpretosh si nje meskinitet.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me fal ti kakerdhiberes, ku e shef ti qe mua kjo gje me duket e pamundur?!? Perkundrazi une po e ve ne dukje, pra e konsideroj si te mundur. Po edhe fare normale sic thua zotrote nuk eshte. Se po te ishte normale atehere do te kishim nje shumice vellezerish ne kampe kundershtaresh, gje qe nuk para ndodh.

Qe te shohesh myk ne mendjen e tjetrit per nje konstatim qe gjithsesi bie ne sy, jo si i pamundur, por te pakten si jo i shpeshte duhet te vuash nga paragjykime interesante qe mund te lidhen me trauma te femijerise, si psh te rrahura nga babai oficer ose abuzime te llojeve te tjera.  Zoti te shpetofte o bir nga mendja e mufatme.

Submitted by marta-nesh (not verified) on

ti nuk ditke as te lexosh , pa le te kuptosh e te gjykosh....., mos e ke be gje shkollen tek Plepat? ik ere plak i matufjepsur, qenka e merzitshme te merresh me ty

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kjo pergjigje eshte tipike e njerezve narcisiste qe i japin te drejten vehtes te gjykojne te tjeret, madje edhe te zbulojne se ku e kane bere shkollen. Une nuk po merrem me kete fare, se sa shkolle kam une dhe ku e kam bere e ku kam arritur nuk eshte relevante dhe ti po ta dije mund te te kercenin kokordhoket e syve cerek metri nga kafka e te ktheheshin perseri mbrapsht.. Shume i mprehte tregohesh edhe kur kupton matufjepsjen dhe shume i edukuar edhe kur e ven ne dukje me arrogance tipike prej robi te pagdhendur. Sa per ate qe merzitesh kur merresh me mua, ti mor qytyk e ke ne dore vete. Shko e gjej ndonje gje me zbavitese per tu marre se edhe mua nuk para me mungojne kakerdhiberesit si puna jote. Ciao, ciao...

Submitted by marta-nesh (not verified) on

dobet, shume dobet : je prozaik, proliks pafund, te mungon fantazia, as ja ke idene metafores,mbi te gjitha e ke shperdoruar fare pa meshire termin e nderuar blektoral te "kakerdhise".. Te kam bere dalje dhe mos u qas me nga mehalla ime.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po e deshe fare shkurt, nuk eshte pune fantazie, objektivisht vetem kakerdhia ben, o koqe! (ja per variacion, po shtoj edhe koqe).

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Plako, kesaj radhe, me vjen keq por... ka nevone per shpjegime, sentenca jote, edhe pse nuk mund te quhet e vertete.
Fuga yne, eshte me Virtytin jo me Vesin, por pa e mohuar se vesi eshte mes nesh, madje brenda nesh.
Fuga tjeter ndjehet keq, edhe pse do bej nje dore te mire parash, permes ketij Ligji te pamoralshem.Atij do t'i mbetet Endri Luga, teksa Tan Fuga eshte imazhi i Levizjes rrotulluese te planetit te Ekuilibruar prej arsyes, moralit, pergjegjesise qytetare, qe gjithnje eshte vetiake.
Profesor Fuga provon se morali, ai eshte diferenca.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

I nderuar Diferenca..... une nuk vura ne dyshim integritetin moral te asnjerit prej tyre. Mbase sejcili prej tyre mendon se eshte ne te drejten e vet. Kete une nuk mund ta di dhe tamam per kete arsye nuk marr ane. Ligji i arsimit te larte ne Shqiperi nuk me intereson, prandaj dhe nuk mund te humbas kohe per ta pare e mbase pastaj gjykuar se cili prej te dyve ka te drejte, apo eshte i moralshem. Pavaresisht se c'thote zonjushe marta me siper, nuk mund te thuash qe nuk ben pershtypje ndarja e vellezerve ne dy kampe te ndryshme, sidomos kur dihet qe deri vone ata i kane perkitur te njejtit kamp, dhe ja vetm kaq ishte komenti im per kete pune. Nuk besoj se kerkon ndonje shtjellim te metejshem apo sterhollime qe une as nuk i kisha, as nuk i kam ndermend.

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Profesor Fuges ka kohe qe i eshte prishur busulla e trurit. Nuk e lexova fare kete shkrimin. Mbase aty ka edhe mendime te mencura me vlere, ashtu sikurse nje skizofren nuk tregon gjithmone makthe, por ndonjehere flet per gjera te verteta.  Ceshtja eshte qe nga ta kuptojme ne se cilat mendime profesorit i kane dale nga pjesa e shendoshe e trurit.

I bej lutje te perseritur redaksive:  "Shpetoni Prof. Fugen nga vetja e tij".  Duam qe ta mbajme gjithmone mend per filozofin  me vlera dhe luftarakun e ceshtjeve sociale. Nuk duam ta kujtojme per grindavecin e rrjedhur qe eshte bere tani qe nuk shkruan me nje rresht te vetem pozitiv per dynjane qe na rrethon. Thua se ne kohe te koleres, nazizmit apo komunizmit gjerat ishin me mire.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.