Europianët s’e kanë urryer kurrë kaq shumë njëri-tjetrin, që pas luftës

Postuar në 11 Korrik, 2015 04:16
Klaus-Peter Willsch

Bashkimi Europian është një komunitet i lirisë dhe drejtësisë. Kjo është pikërisht arsyeja e krijimit të besimit te BE që ekziston në Europë dhe më gjerë. Kjo e bën anëtarësimin në të tërheqës, pas një numri përvojash kolektive të kufizimit të lirisë dhe sundimit arbitrar gjatë shekullit të kaluar.
BE nuk është një shtet i centralizuar, as federatë, por një konfederatë shtetesh sovrane që kanë vendosur me dëshirën e tyre t’ia japin një pjesë të pushtetit Brukselit.
Humbja e pushtetit kombëtar nën fushën e politikës monetare të përbashkët do të pranohet nga popujt dhe shtetet përkatëse në afat të gjatë deri në masën sa përfitimet e premtuara universale për prosperitet në gjenezë të bashkimit monetar do të realizohen. Përndryshe, eurozona duhet të rikonstruktohet, duke ruajtur ndërkohë politikat e tjera të përbashkëta.
Fuqia e Europës gjendet te diversiteti. Përpjekjet për të eliminuar dallimet që ekzistojnë mes shteteve evropiane – pavarësisht gjithë ngjashmërive dhe rrënjëve të përbashkëta në historinë aksidentale të krishterimit – do të shkatërrojnë shpirtin evropian.
Me qëllim u mor një vendim për të mos e krijuar BE-në as si bashkim politik dhe as monetar. Kornizën ligjore të BE e përbëjnë Traktati i Mastrihtit dhe Libsbonës. Të gjitha vendet anëtare i kanë firmosur këto traktate dhe u dhanë status kushtetues përmes mekanizmit të ratifikimit.
Garancia financiare (bailout) është një shkelje ligjore e vazhdueshme dhe e institucionalizuar, dhe mosrespektimi i artikullit të mos garancisë ka çuar në keqësim, e jo përmirësim, të situatës në Europë. Asnjëherë tjetër, që nga Lufta e Dytët Botërore popujt e evropianë nuk kanë qenë kaq negativë në urrejtjen kundrejt njëri-tjetrit si në 5 vitet e fundit, që kur filluan “masat e shpëtimit”.
Në vendet anëtare të veriut, imazhi i evropianëve të jugut dembelë po rritet. Ndërkohë, popujt në vendet që ndihmohen financiarisht ndihen si të poshtëruar. Kjo është krejtësisht absurde, përderisa Greqia ka përfituar nga një solidaritet i pashoq i vendeve evropiane partnere.
Këmbëngulja dogmatike në mbrojtjen e euros po i pengon vendet me performancë të dobët të përfitojnë nga mënyra më e dobishme e daljes nga kriza: rifitimi i konkurueshmërisë përmes fleksibilitetit të normës së shkëmbimit monetar. E vetmja gjë që e ndihmon Greqinë është (ndoshta përkohësisht) dalja nga eurozona.
Dalja e Greqisë nga euro duhet të jetë e para, para ndihmës së dhënë nga partnerët e saj evropianë. Kjo është mënyra e vetme për të krijuar një perspektivë pozitive për të ardhmen afatgjatë të Greqisë. Asaj do t’i duhet të durojë ca vite vështirësi, por pastaj njerëzit do të jenë në gjendje të shikojnë dritë në fund të tunelit.
Pavarësisht në del apo jo nga eurozona, Greqia nuk mund t’i shmanget nevojës për reforma. Ndryshimi më i rëndësishëm që kërkohet është ai i të mënyrës së të menduarit: çdo individ duhet të kuptojë faktin që fuqitë e huaja nuk janë përgjegjëse për gjendjen e sotme të vendit. Fajësimi i të tjerëve është gjithmonë i lehtë.
Kjo është ajo që ndodh tani në gjithë Europën. Shpesh agjencitë e klasifikimit janë krijuar për të përcjellë përgjegjësinë, herë-herë e pësojnë tregjet ose, siç ndodh gjithnjë e më shumë, Brukseli dhe Berlini: identifikimi i kokave të turkut ndihmon për t’iu shmangur detyrimit jo fort të këndshëm që të pranosh gabimet e tua. Megjithatë, ringjallja e steriotipeve të vjetra është diçka më serioze.
Kriza dhe strategjia për ta luftuar atë po i përçajnë shtetet evropiane. Nuk është ide e mirë për t’i thënë njëri-tjetrit si të jetojmë. Fuqia e Europës ka qenë gjithmonë diversiteti i saj dhe parimi i ndihmës ka një rëndësi qendrore. Pesha domethënëse në skenën politike ndërkombëtare mund të arrihet përmes fuqisë së brendshme. Ata që interesohen vetëm në imazhin që duan t’i paraqesin botës në fund do të dështojnë. Shtetet evropiane duhet të përqendrohen dhe njëherë në vlerat e tyre thelbësore – liria dhe sundimi i ligjit.

"Postbllok.com"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.