Betoni që na vrau identitetin

Postuar në 11 Korrik, 2015 07:03
Kesiana Lekbello

Në këtë shkrim do ndalem tek aspekti trashëgues i pasurisë publike, për të kuptuar ç’do të thotë familiaritet me këtë trashëgimi, nëse ekziston akoma ose jo dhe kur ajo zhduket, cilat janë pasojat. Mostrashëgimia e pasurisë publike, sheshe, rrugë, ambiente, ka sjellë në çdo fushë të jetës mosrespektimin e ambientit dhe abuzivizmin.

Së pari mjediset, rrugët dhe sidomos sheshet janë nocione e dukuri që lidhen me domethënien kulturore dhe me dimensionin e jetës sonë të përditshme. Proçeset njerëzore, ekonomike, etnike, kulturore që manifestohen në qytetet tona tashmë ndjekin një tjetër rrugë, jo rrugën e tradicioneve – këto kanë mbetur nëpër bjeshkët dhe periferitë e Shqipërisë – por rrugën e përfitimit të momentit. Çdo transformim që kryhet mishëron jetën e përditshme të politikës apo qeverisjes lokale, të cilat tashmë kërkojnë gjithmonë e më tepër të identifikojnë veten e tyre në sytë e qytetarëve. Kështu çdo qeveri lëshon Vulën e saj në transformimet konkrete, të cilat vetvetiu largojnë dhe qytetarët nga traditat dhe përdorimi i hapësirave publike.

Në Evropë – ku ne kërkojmë të shkojmë – apo në kulturën perendimore në përgjithësi, një rrugë apo një shesh nuk njihet vetëm në aspektin e tij fizik, por është pjesë e formësimit shpirtëror e kulturor të njerëzve. Çdo shkencë shoqërore (sociologjia, antropologjia, historia, etnografia, muzeologjia, arkeologjia, letërsia, psikologjia etj) ka në procesin kulturor të një shteti një qëllim të caktuar, – në shërbim të publikut – që është shumë domethënës për popullsinë. Të gjitha këto shkenca shoqërore lidhen me popullin, me qytetërimin dhe krijojnë atë që ne quajmë Familjaritetin e trashëguar nga brezat, të cilat përbëjnë edhe identitetin. Rrugët, sheshet apo kodrat e qyteteve/fshatrave, pishat, bredhat, gëmushat (jo palmat apo kullat kubike) ishin pasuria jonë më e madhe. Ishim një muze nën qiellin e hapur, një muze i rrallë, ndofta edhe demode, por ishim të veçantë. Turistët këtë kërkojnë kur vijnë në Shqipëri, kërkojnë të veçantën; ne çfarë kemi bërë, kemi hapur BunkArtin dhe Shtëpin me Gjethe si forma muzeale/ artistike për të treguar se si dhe çfarë ndodhte nëpër zyrat sekrete gjatë diktaturës. Harrojmë që shtëpitë me gjethe dhe bunkerët ekzistojnë akoma në botë! E shesim këtë formë turizmi si ruajtje të asaj që na la diktatura. Por ajo që vërtet do të na karakterizonte si të veçantë ishte aspekti ynë urbanistik/arkitektonik. Kemi zhdukur sheshet, rrugët dhe ambientin rrethues të çdo qyteti. Tani po kërkojmë t’i drejtohemi fshatit për turizmin e atyre që dashurojnë aventurat:Jemi duke bërë shaka apo vërtet mendojmë që turistët kërkojnë tek ne aventurat nëpër fshatra? Sa për natyrën tonë mos të gënjehemi, sepse po të shkoni në Alpet apo Apeninet, apo Dolomitet do të mbeteni pa fjalë. Bjeshkët janë të bukura, por janë fare pak përpara këtyre kollosave natyrorë; pa folur më pas për plazhet e gjithë Mesdheut. Turistët vijnë tek ne jo thjesht për “virgjërinë e natyrës”, por sepse duan të njohin një kulturë të re, atë shqiptare. Mendojnë ta gjejnë këtë kulturë jo vetëm tek veshjet popullore apo tek tava me kos, por mbi të gjitha tek rrugicat e vogla, tek bredhat e lashtë, tek kodrat e qytetit, tek sheshet e ruajtura.

Dhe mbi të gjitha, ajo që nuk kthehet më për ne si popull, i lemë turistët mënjanë, është humbja më e madhe e Familjaritetit tonë me vendin ku ne u lindëm, jetuam dhe që duhet të kishim trashëguar ndër breza cilido të ishte diktatori, fashist apo komunist. Trashëgimi kulturore ishin edhe Bredhat e sheshit të Durrësit apo të sheshit Skënderbej në Tiranë, ky është Familjariteti dhe identiteti: ishte, sepse nuk është më. Shqipëria do të ishte e veçantë, jo vetëm për Bjeshkët, edhe pse ato janë të bukura, por për historinë e saj në kontekstin e dominimeve: greke, romake, bizantine, kristiane, turke, fashiste, dhe socialiste që kishin lënë gjurmën e tyre në indin e Shqipërisë. Në emër të ”modernizimit” dhe Masterplaneve pa fund, jemi bërë si majmunët. Çdo rinovim sheshi, rruge dhe kodra dielli të mbushura me çimento janë veprat më domethënse të politikave të gabuara në këto 25 vjet. Politikanët tanë nuk dinë të ulin kokën dhe të drejtojnë vendin me thjeshtësi, urtësi dhe mbi të gjitha me largëpamësi. A do shpëtojmë më në fund nga marrëzia dhe të trashëgojmë ato pak hapësira publike që na kanë mbetur akoma?

"Dita"

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Jashte çdo dyshimi ajo qe ka ndodhur dhe kembengul te vazdoj, eshte deshmi  jo vetem e babezitjes se  shqiptareve por dhe e marrezise dhe pa pergjegjesise te qeveritareve.

Por kjo duhe analizuar si dukuri ne kohe dhe jo te fshihemi pas "25 viteve" si nje fjale simbol qe fsheh pergjegjesite individuale apo te grupit.

Çdo ndertim ka nje leje, qe tregon cili kryebashkiak ka demtua qytetin, cili qeveritar e Kryeminister ka lejuar kete krim, cilat firma jane "privilegjuar" ne keto soj punesh te pista nga qeveritaret vendor e qendror..

Pa nje studim te tille  keto"analiza" jane retorike qe e merr era.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Keno, edhe une kam menduar per domosdoshmerine e nje studimi te tille. Me rezulton shume i shtrenjte dhe cilatdo qofshin rezultaten do turren taboret e politikaneve te te dy kraheve dhe anal-istet parazite te mediave dhe do e perbaltin me interesat apo sedrat e tyre personale.

Une kam bere nje here nje analize te kampionuar dhe rezultatet kane qene teper domethenese dhe me goxha surpriza. I kam ndare konkluzionet me disa miqte e mi, dhe reagimi ka qene nga mbeshtetes 100% deri ne shume mosbesues, nga super indiferent deri ne te revoltuar.

Konkluzioni im eshte paradoksal, studimi eshte i domosdoshem per te kuptuar realitetin dhe menyren me te mire te permiresimit, por edhe ne respekt te historise, nga ana tjeter eshte pa vlere te shpenzohet per studimin sepse asnjeri nuk do ta marre seriozisht qofte per ta besuar qofte per ta perdorur.

Tek e fundit, nje popull shume i varfer eshte i babezitur dhe prodhon qeveritare te babezitur.  Rastet kur nje politikan i pergjegjshem arrin te caje deri ne majen e piramides se pushtetit, jane matematikisht teper te vogla.  Tani nuk jemi me te varfer (nga 1992 GDP/capita eshte rritur rreth 20 here, ose dikur ishe 100 here me i varfer se nje italian sot je 7 here me i varfer), por na duket vetja e varfer. Tani do te shtohet presionin i publikut per lidera te pergjegjshem, sepse po hyjme ne rrugen e zhvillimit konkurues.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.