Data sot është 02-09-2014, ora 01:22
Share |

Opinion

Mustafa Nano
September 1, 2014 11:50 PM
Ditë më parë, isha në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë. Me këtë rast, nën shoqërinë e tingujve të një orkestre e të interpretimit livetë një këngëtari lokal, darkova në restorantin që kish pushtuar të gjithë hapësirën e brendshme të kalasë, nga e cila hapet njëbelvedere që ta kënaq e ngop syrin. Kish shumë njerëz, që me siguri kishin parapëlqyer ta kalonin mbrëmjen në majë të asaj kodre (kjo punë ish gjatë gjithë verës, më thanë) për shkak të pozicionit dominant të saj (prej aty duket e...
Komentuar 0 herë
Alfred Lela
September 1, 2014 11:46 AM
Një gjerman e ka mbretëruar Shqipërinë në një përkohësi të palumtur, në hyrje të Luftës I Botërore, kur vendi ynë ishte asgjë më shumë se një nocion gjeografik, një frazë që ia atribuojnë kancelarit gjerman Otto von Bismarck, por që në përdorimin e përgjithshëm më shumë ka zbritur si legjendë urbanë pa fusnotë historike. Wilghelm von Wied megjithatë nuk ka qenë gjemani i vetëm që e ka mëtuar fronin piktoresk e tragjik të Shqipërisë. Otto Witte, një akrobat cirku, pat ngulmuar gjatë në...
Komentuar 3 herë
Agron Tufa
August 31, 2014 04:00 PM
“PLOJA” E PRITUR Pas rutinës së sanksioneve qeveritare të ushtruar përgjatë dy dekadash mbi mediat, deri në shkatërrimin dhe vasalizimin e plotë të fjalës së lirë, kultura e sanksioneve qeveritare ka shkelur tashmë në një tjetër treg, më të gjerë e më të majmë: universitetet private. Janë 37 subjekte të ndaluara e të pezulluara… pas raporteve të kryera nga komisionet qeveritare mbi verifikimin e kritereve të ligjshmërisë. Në këtë peizazh, 17 prej universitete private u...
Komentuar 1 herë
Skënder Minxhozi
August 31, 2014 11:44 AM
Një ndër fenomenet më konstante të këtij viti të parë të qeverisjes së majtë ka qenë dalja në një panel të përbashkët kundërshtues, e kreut të shtetit me opozitën zyrtare të vendit. PD-ja dhe Nishani kanë bërë bllok pothuajse ndaj të gjitha nismave madhore të qeverisë Rama. Duke refuzuar njëkohësisht të bëjnë publik qëndrimin e tyre, zgjidhjet, tezat dhe propozimet konkrete, për nismat në fjalë. Kemi parë një luftë totale, po s’kemi parë asnjë grimë dialog, asnjë grimë vullnet për të...
Komentuar 0 herë
Artur Zheji
August 30, 2014 12:12 PM
Duke filluar që nga çlirimi im Kosovës, te Marrëveshja e Ohrit në Republikën e Maqedonisë dhe deri në sipërmarrjen më të fundit të kancelares Merkel, një sipërmarrje sa politike edhe ekonomike, duket një korrigjim historik, në qëndrimin Perëndimor ndaj Shqipërisë. Njihet kështu de facto një komb shqiptar, që ka vijueshmëri të plotë, pavarësisht copëtimit që sjellin kufijtë shtetërorë, aktualisht ende në këmbë. Shqiptarët e shpërfillur deri në shekullin e kaluar, tanimë perceptohen dhe...
Komentuar 0 herë
Ndriçim Kulla
August 29, 2014 12:23 PM
Prej disa kohësh ndonjë zë “autoritar” për çështjet ekonomike në maxhorancën parlamentare, e kam fjalën për dikë që kryeson edhe ndonjë  komision parlamentar, po bën gjithçka që të përhapë në opinionin publik një të pavërtetë sikur Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është ai që e mbron Guvernatorin Fullani nga shkarkimi. Madje Presidenti fajësohet edhe për atë që nuk ka kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit. Të pavërtetat e këtij lloji pastaj fryhen në media nga ndonjë gazetë...
Komentuar 2 herë
Afrim Krasniqi
August 28, 2014 10:13 AM
136 vjet pas Kongresit të Berlinit, ku Fuqitë e Mëdha të kohës përcaktuan hartën e re politike ballkanike, përsëri në Berlin, përsëri me nismën gjermane dhe përsëri me  praninë e FM përmes Kryetarit të Komisionit të BE Barroso, shtetet ballkanike mblidhen për të krijuar një agjendë të re zhvillimi dhe integrimi evropian. Në dallim thelbësor nga kuvendi i Bismark, sot nuk flitet më për “shprehje gjeografike”; në dallim nga 100 vjetori i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore,...
Komentuar 1 herë
Uk Lushi
August 27, 2014 02:25 PM
Pas më shumë se pesëqind viteve, në fillim të shekullit të 19-të, si në rastin e çdo perandorie tjetër që nuk mund të shkëlqejë përjetësisht, rënia zuri t’i rrëzbiste edhe themelet e Perandorisë Osmane. Në njërën anë popuj të shumtë, që ishin pushtuar qoftë me zor qoftë me joshje, dhe në anën tjetër Rusia dhe shtetet europiane, duke ndjerë dobësinë e shkërmoqjes së fuqisë së Stambollit, filluan ta godasin trupin perandorak kudo mundeshin. Krerët dhe elitat e popujve nën thundrën osmane po...
Komentuar 0 herë
Andrea Stefani
August 27, 2014 02:21 PM
Po të thuash sot se je kundër ndërtimit të disa pallateve shumëkatëshe mu te diga e Liqenit Artificial, padyshim që do të akuzohesh nga opozita se je bërë palë me pozitën kundër opozitës. Sepse është edhe Partia Socialiste që sot kundërshton ndërtimet te diga sipas një projekti, të cilit, i është dhënë drita jeshile nga Bashkia e Tiranës. Prandaj t’u thuash “jo” ndërtimeve në fjalë është si t’i thuash “jo” Bashës dhe “po” Ramës. Pozicionimi...
Komentuar 0 herë
Maks Velo
August 26, 2014 01:56 PM
Po të duam të studiojmë dinamikën e trashëgimisë, do të thosha se deri më 1945 u krijua fondi i saj. Nga 1945 deri më 1990 u krijua një trashëgimi e re, ajo komuniste, dhe u dëmtua trashëgimia paraardhëse. Në periudhën 1991 deri në 2014, kemi një tranzicion në luhatje, ku edhe vazhdojnë dëme të rënda ndaj trashëgimisë. Nuk u arrit dot të bëhet rilidhja e plotë me traditën e para 1945-ës. Kemi edhe deformime të rënda, si rasti i aplikimit të Kanunit. Nuk arrijmë dot të formësojmë as...
Komentuar 26 herë
Arbana Xharra
August 26, 2014 11:31 AM
Nuk është më lajm fakti që kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, është në shërbim të Hashim Thaçit. “Baba” është një figurë publike me epitet, jo rastësisht të një shërbyesi të denjë të pushtetit. Që nga fillimi është ditur, se Enver Hasani nuk “guxon të luajë bisht” kur bëhet fjalë për interesat e PDK-së. Vitin e kaluar, Shaip Muja me fuqinë e tij prej zyrtari të lartë të PDK-së, kur e pa se po i rrezikoheshin goxha para të majme nga biznesi i tij familjar, arriti që në...
Komentuar 0 herë
Fatos Lubonja
August 25, 2014 03:59 PM
Bashkia e Tiranës, që për shumicën do të thotë Lulzim Basha, por edhe Partia Demokratike në opozitë, ka dhënë kohët e fundit disa leje ndërtimi që të shastisin me absurditetin e tyre. Dhe ky absurditet nuk është thjesht në letër, në formë projektesh, por po shpaloset në trupin e Tiranës me shpejtësinë e një kanceri galopant. Para disa ditësh, në kërkim parkimi, më ndodhi të futem në një rrugicë të një lagjeje të vjetër të Tiranës, në qendër, ku nuk kalojnë dot dy makina, dhe pashë se rrugën ma...
Komentuar 5 herë
Alfred Lela
August 25, 2014 12:59 PM
Presidenti Nishani ftoi në Presidencë një grup njerëzish të shoqërisë civile për të diskutuar me ta ligjin e Sigurisë Kombëtare, të përgatitur nga qeveria dhe të kaluar tashmë nga Kuvendi. Në një të enjte ku limontia e fundit të verës dhe vapa që ende nuk është thyer, përplasen kokë më kokë, ai takim dukej si paradhoma e përplasjes së re Presidencë-Qeveri. Në një stil që tashmë është kthyer në ritual, qeveria e majtë mbështetur nga një supermazhorancë e kahut të vet në parlament, hartojnë ligje...
Komentuar 2 herë
Redjan Shabani
August 24, 2014 04:22 PM
Në këto ditë të nxehta vere na është dashur të bombardohemi me akuza e kundër-akuza midis mazhorancës dhe opozitës. Një nga novelat e shumta që na janë ofruar është dhe çështja e regjistrimit të kodit IMEI të aparateve celularë. Nga njëra anë qeveria, përfaqësuar në këtë rast nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Znj. Milena Harito, dhe nga ana tjetër karvani i zëdhënësve të Partisë Demokratike. Gjithë problemi qëndron në faktin se çdo aparat celular brenda Republikës së...
Komentuar 2 herë
Agim Baçi
August 24, 2014 12:23 PM
Ion Ficiroun, ish-komandanti i një kampi pune në Rumani, ku 50 vjet më parë vdiqën 103 të burgosur politikë, përfundoi në gjykatë. Pak rëndësi ka se sa do të dënohet pas këtij procesi. Por bijtë e atyre që humbën jetën, nipërit e mbesat e tyre, por edhe shoqëria rumune, tashmë ka mundësinë të shohë pas hekurave një njeri që të burgosurve që kundërshtonin sistemin u mohonte ushqimin, trajtimin mjekësor, torturimin dhe përballjen me kushtet ekstreme të klimës. Një format ky i dëshmuar rëndom për...
Komentuar 1 herë
Artur Zheji
August 23, 2014 06:54 PM
Lajm i mirë. Përtej së majtës dhe së djathtës. Vëmendja gjermane në Shqipëri, është tejet çdo dyshimi pozitive. Deklarata e zv/Kryetarit të Bundestagut, se: ‘Shqipëria është një spirancë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor’, është një thelë e majme në tryezën gjeopolitike shqiptare me këmbë shumë të holla. Fakti që kryeministri shqiptar, thuhet me të madhe se në Berlin do të kërcejë një vals dysh me kancelaren Merkel (do të shkonte më mirë në sintaksën kuptimore një tango dyshe...
Komentuar 3 herë
Hekuran Vladi
August 23, 2014 03:08 PM
Nëse ka ndonjë fushë të kompetencave shtetërore ku shteti shqiptar është sjellë me diletantizëm, ajo është padyshim çështja e luftës kundër financimit të terrorizmit. Për shkak të angazhimeve të mia të mëparshme, jam i detyruar që në këtë argument të shmang përmendjen e emrave, apo subjekteve të ndryshme, e kjo, jo vetëm për arsye etike, por edhe si kushtëzim i detyrimeve përkatëse të ligjit që e ndalojnë. Politika e jashtme shqiptare dhe rreshtimi antiterrorizëm Shqipëria u rreshtua formalisht...
Komentuar 0 herë
Visar Zhiti
August 23, 2014 02:14 PM
Mjafton ky autograf i dikurshëm në një nga librat e tij për ta kujtuar, si shkak për t’iu rikthyer bisedës për vlerat që na vijnë, guximit qytetar, mendjemprehtësisë, zemërimit të duhur, kulturës përpajtuese, vullnetit, durimit, sakrificave etj., etj, që më pas të presim veprimin. Mbase i cytur nga koncepti i shkrimit, që sipas Derrida-s përbën një formë qëndrese dhe tërheqjeje, i lexova dhe një herë me zë të brendshëm fjalët e autografit: “… këtë libër të shkruar...
Komentuar 0 herë
Afrim Krasniqi
August 22, 2014 11:27 AM
Shqipëria prej vitit 2007 nuk ka ende një dokument zyrtar ligjor të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. I fundit dokument, ai i vitit 2004, kishte jetëgjatësi 3 vjecare dhe prej vitesh u tejkalua ne problematika, nocione, pritshmëri dhe synime. Së fundi mazhoranca aktuale mori nismën për hartimin e dokumentit të ri, i cili tashmë ka marrë votat në parlament dhe është në tryezën e Presidentit për dekretim ose jo. Në traditën shtetërore shqiptare dokumente të tilla nuk kanë një rol thelbësor dhe...
Komentuar 0 herë
Mehmet Kraja
August 21, 2014 01:45 PM
Të gjithë e kemi ditur, pa përjashtim, intelektualë, politikanë, qytetarë të zakonshëm, se Kosova viteve të fundit është ulur këmbëkryq mbi një zjarr që djeg përbrenda, por që flaka as tymi mund të mos jenë dukur ende. Askush sot nuk mund të bëjë të paditurin, as të aktrojë befasinë me një shfaqje kaq përnjëhershme në skenë të radikalizmit fetar islamik. Mercenarët e luftës së Sirisë dhe Irakut, përfshirë edhe burgosjen e dyzet të dyshuarve për terrorizëm, është një ajsberg, një shpërfaqje e...
Komentuar 0 herë
Fatos Baxhaku
August 21, 2014 11:03 AM
Në këtë behar edhe kjo na u desh! Një 60 e ca vjeçar që i vete mendja të shkojë me një fëmijë. Kjo histori, që bën kontrast të thellë me bukuritë e Sarandës dhe njerëzillëkun e njerëzve të saj, sigurisht që mbështjell në vetvete shumë e shumë aspekte: juridike, morale, etike, sociale, gazetareske. Mirëpo nga të gjitha këto aspekte ka dominuar deri më tash një aspekt i vetëm, ai politik. Përfaqësues të PS-së dhe të qeverisë kanë bërë deklarata gjysmironike. Mirëpo ironia nuk është gjithnjë...
Komentuar 2 herë
Alfred Lela
August 20, 2014 02:10 PM
Në vajtje-ardhjet logjike (shpesh edhe alogjike) për ta konstruktuar apo dekonstruktuar ‘rastin e Sarandës’ ka patur edhe përpjekje për ta apolitizuar apo depolitizuar të bamen (të ndodhurën) në fjalë. Për me e ba të pabame. Të paktën politikisht. Megjithatë mund të thuhet, pa sforcim, se akti në vetvete nuk është politik, implikimet politike i ka të shumta. Për disa arsye. E para prej tyre lidhet me emrin e një partie, aktualisht motra e madhe në lidhjen politike që qeveris...
Komentuar 2 herë
Arbër Zaimi
August 20, 2014 01:01 PM
“Lëre filozofinë, sociologjinë, ekonominë apo juridikun! Ky vend nuk ka mekanikë, nuk ka hidraulikë, nuk ka inxhinierë. Ti duhet të bëhesh hidraulik. Se kur kërkoj unë hidraulik, nuk gjej dot hidraulik. Gjithë ky qytet nuk ka hidraulikë. Na u mbush vendi me historianë, me gjuhëtarë, me filozofë, juristë dhe ekonomistë që punojnë si kamerierë. Neve na duhen hidra …” Nuk ndodh rrallë të dëgjosh shfryrje të tilla, sidomos midis atyre të shtresës së mesme, të cilët e pozicionojnë...
Komentuar 8 herë
Arsen Zlaticanin
August 20, 2014 11:38 AM
Në   një  analizë  të  z.Eduard  Zaloshnja, në  artikullin  "A ndikon harta e re territoriale në llogaritë elektorale?" (http://respublica.al/opinion/2014/08/15/a-ndikon-harta-e-re-territoriale-ne-llogarite-elektorale),  del  në  pah  fakti se mazhoranca e sotme  është  një  supermazhorancë. Çfarëdo  lloj  kombinimesh  logjike me partitë  apo me modifikimet  territoriale,  opozitën e sotme duket...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
August 19, 2014 10:15 AM
Plasja e skandalit të pedofilisë në zyrën sarandiote të deputetit Kokëdhima bëri që skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë të kalojë në faqet e brendshme të gazetave apo të përmendet shkarazi në lajmet televizive. Në fakt, pas vizitës së amabasadorit amerikan Arvizu në zyrën e Guvernatorit Fullani dhe mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në të njëjtën ditë, u duk se flaka e skandalit të bankës do të shuhej edhe pa shpërthimin e pedofilisë në Sarandë. I përmbledhur me...
Komentuar 5 herë
Blendi Salaj
August 18, 2014 09:54 PM
Mjaftoi një ditë dhe problemi i një predatori seksual, që kërkon seks për punë nga zyrat e Partisë Socialiste në Sarandë, u zgjidh. Vetë Kryeministri Rama i ka vënë kapakun çështjes me një postim në Twitter, ku në 140 karaktere apo më pak, u mor me gangrenën e punësimit përmes shërbimit ndaj partisë në pushtet. Kryeministri e kishte trajtuar këtë çështje jo pak herë kur ishte në opozitë, duke premtuar se do ta shfaroste fenomenin. As e ka cekur dot! Mungesa e vlerësimit, mungesa e garës së...
Komentuar 12 herë
Milazim Krasniqi
August 18, 2014 12:30 PM
Mercenarët me prejardhje shqiptare që participojnë në organizata si ISIS janë të frymëzuara nga mësimet ekstremiste, të cilat universalizmin e dikurshëm islam e kanë zëvendësuar me një lloj arabizmi arkaik. Nga ana tjetër, nuk do të ishte i mundshëm rekrutimi i të rinjve shqiptarë në këso organizatash, pa kaluar ata vetë nëpër një proces të thellë të tjetërsimit, pra të shkëputjes nga identiteti kulturor e kombëtar shqiptarTragjedia e Sirisë, e Gazës dhe e Irakut, si edhe gjithë e ashtuquajtura...
Komentuar 0 herë
Ilir Yzeiri
August 18, 2014 10:36 AM
Në mes të shekullit XIX, përkatësisht në vitin 1854, Johan Georg Von Hahn, konsulli për Greqinë Lindore, botoi veprën e gjerë “Studime shqiptare”, e cila u vendos në tavolinat e dijetarëve dhe historianëve europianë për të mësuar dhe për të kuptuar se çfarë janë shqiptarët, ç’është gjuha shqipe, çfarë zakonesh kanë ata, cila është prejardhja e tyre, cilët kanë qenë pararendësit e tyre e plot argumente të tjera. Vëllimi i parë i këtij studimi po qarkullon tash së fundi edhe në...
Komentuar 2 herë
Afrim Krasniqi
August 17, 2014 06:25 PM
Më 1991 kur Tirana u mbush me flamuj dhe thirrje pro amerikane Sekretari i Shtetit Xh.Bejker mbajti një fjalim zhgënjyes për elitën e vjetër politike, por frymëzues për brezat e rinj të Shqipërisë. Mesazhi i fjalimit ishte: “Liria punon. Më në fund jeni të lirë të mendoni atë që doni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”. Njëzet vjet më vonë Bejker u ftua të komentoi mesazhin e tij të parë dhe ai shtoi “duhej të kisha shtuar edhe një tjetër mesazh: Po, liria...
Komentuar 1 herë
Dr. Jorgji Kote
August 17, 2014 09:39 AM
Më 21 gusht 1984, politikani legjendar gjerman Franz Joseph Straus bëri vizitën e tij të parë të bujshme në Shqipëri, e cila u pasua dhe nga dy të tjera, përpara se ai të ndërronte jetë në tetor të vitit 1988. Ende janë të shumta mendimet dhe analizat lidhur me "misterin" e këtyre vizitave të pazakonta të ish-Kryeministrit legjendar të Bavarisë në vendin tonë në mesin e viteve '80. Kjo edhe falë unikalitetit të figurës historike të Shtrausit, që bashkë me Brandtin, Schmidtin dhe...
Komentuar 0 herë
Faik Konica
August 16, 2014 06:03 PM
Tani që të huajtë e mësuan udhën e Shqipëries edhè nisnë t'a vështrojnë vendin t'onë, është mirë bashkatdhetarët t'anë të dinë si të sillen me 'ta. Se udhëtari heq udhëtarin, dhe në qoftë se, si kam shpresë, numëri i tyre vete duké u shtuar, nuk është nevoja të dëftoj rëndësien që do të kétë për famën e Shqipëries mënyra me të cilën atà të huaj do të kénë qenë pritur në vent t'onë. Se udhëtari vjen dhe shkon, po fjalët dhe gjykimet që shpie jashtë përhapen dhe mbeten. E quaj...
Komentuar 1 herë
“Wall Street Journal”
August 16, 2014 01:04 PM
Triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Rexhep Tayyip Erdogan, e ka quajtur “trofe të natës për demokraci”. Kjo është një mënyrë për t’i përshkruar gjërat. Por, ajo tjetra është se Erdogan po e përdor suksesin e tij në vendvotime për ta lëvizur vendin e tij kah politika joliberale, që do ta shkatërrojë demokracinë. Votimi i së dielës ka shënuar herën e parë që turqit në mënyrë direkte e kanë zgjedhur presidentin. Zoti Erdogan, i cili tash e 11 vjet ka shërbyer...
Komentuar 0 herë
Mustafa Nano
August 15, 2014 11:47 PM
Ardian Fullani, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në ambientet (e nga nëpunësit) e së cilës janë vjedhur disa miliona euro, kish dhënë dje një intervistë. E vërteta është se, për të ruajtur profilin e një guvernatori (guvernatorët e bankave nacionale nuk para shquhen për protagonizëm mediatik; i vetmi guvernator që shfaqet shpesh në mediat e sotme është Mario Draghi, por ky është guvernatori i Bankës Qendrore Europiane, që do të thotë se është një guvernator atipik), mund të mos e jepte këtë...
Komentuar 4 herë
Eduard Zaloshnja
August 15, 2014 09:16 PM
Në 52 njësi vendore, nga 61 që ka harta e re territoriale e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se 50% të votave në 23 qershor 2013. (Si parti afër koalicionit qeveritar kam konsideruar PDIU-në dhe FRD-në, ndërsa si parti afër koalicionit opozitar kam konsideruar PBDNJ-në dhe AK-në). Në këto 52 njësi vendore (që do të quhen bashki të zgjeruara) jeton aktualisht 89% e popullsisë. Pra, kandidatët e...
Komentuar 1 herë