Në një shkrim të botuar më parë në gazetën “Respublika”, me titull “Kush nuk është miku im është armiku im”, shkruaja: “Berisha nuk hiqet qafe vetëm duke e hequr nga posti, por duke asgjësuar krejtësisht trashëgiminë e tij korruptive, praktike, politike, shtetërore, filozofike, atdhetare, morale që po le pas dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që sillen si ai”.
Mustafa Nanoja në shkrimin e tij, të botuar po në gazetën “Respublika”, shkruante: “Berisha nuk është thjesht një person. Berisha është frymë, është trashëgimi (ka 23 vjet që dikton çdo gjë këtejpari), është “ideologji”, është si enverizmi. Edhe po të vdesë tani, ne do të kemi punë me Berishizmin”.
Mendoj se shprehim në mënyra të ndryshme të njëjtën ide: Berisha është i rrezikshëm. Ai është një virus infektues rezistent me virulencë të madhe.
Berishizmi është enverizmi i zbatuar në një shoqëri paskomuniste e pseudodemokratike. Berishizmi, sikundër dhe Enverizmi, është, para së gjithash, diktati absolut i “unit”. “Komandanti”...