Shëndeti mendor, pra gjendja psikike e një individi, nuk përbën kurrfarë kushti për të qenë burrë shteti në vendin tonë. Domethënë për të qenë pjesë elitare e pushtetit legjislativ, atij ekzekutiv, si dhe të tjera sferave të larta të jetës institucionale shqiptare. Aktualitetin e gjendjes së shëndetit mendor e ndesh të jetë kriter që kushtëzon, p.sh zgjedhjen e një individ-kandidati në një post inspektori, apo të një kandidati për shofer, për edukatore kopshti, për kamerier, për akullorebërës, për kuzhinier, për ripërtëritje patente, etj. Por kjo gjendje nuk del të jetë kusht ligjor për të qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidat për deputet, kryeministër, ministër, sekretar, zëvendësministër, rektor, dekan apo pjesë zyrtare elitare e stafeve akademike. Me pak fjalë, ekzaminimi dhe paraqitja e një raporti që të dëshmojë gjendjen psikike të një individi, kandidat për në sferat e larta të pushtetësisë shqiptare, nuk është përshirë si detyrim ligjor. Duke përbërë kështu...