credins
Data sot është 20-05-2013, ora 01:39
Opinion
(7)
Për të asht shkrue shumë e prapseprap asht thanë shumë pak, e kam fjalën për studimin e veprës së tij, sidomos asaj të Mbasluftës por edhe për vitet e kalueme në Romë. Nuk kemi nji jetëshkrim të plotë të Ernest Koliqit, por mbi të gjitha na mungon nji studim sistematik i gjithë veprës së tij. Në pritje të këtyne po kufizohemi me shkrue dy rreshta me rasën e përvjetorit të tij të lindjes.Nuk asht i qartë viti i lindjes së tij, por për me i ra shkurt, tue u bazue në të dhana të vetë familjarëve, ka shumë gjasa që Ernesti të ketë lindë në Shkodër me 20 maj 1901, e jo në vitin 1903 siç asht shkrue deri tashti. Lajthitje të tilla për kohën kanë qenë të zakonshme, por gjetja e regjistrit të pagzimit të famullisë së Shkodrës kishte me i vu kapak kësaj pune pse të paktën për vitin do të ishim të sigurtë, tue qenë se pagzimi i fëmijëve asokohe bahej mbrenda nji kohe relativisht të shkurtë.Në vjeshtën e vitit 1943 Koliqi pat mbërrijtë me i shpëtue dhunës komuniste tue ikë prej portit të Tivarit...
(27)
E pandalshme seria e profkave që vetë Partia Socialiste po i kurdis Partisë Socialiste për ta çuar këtë të fundit drejt humbjes. A do aleancë turpi më 1 prill? A do kryetarin që shkon e bën skandal në Vjenë? A do Koçon në listën e Vlorës? A do autobusin e luksit që shet tangërllëk mes mjerimit të përgjithshëm? S’kalon javë pa një surprizë. Megjithatë kemi arritur në orën kur ithtarëve të rotacionit, u ka mbetur vetëm një flamur për ta valëvitur si arsyen pse duhet të ndodhë rotacioni.Siç është kapur edhe nga sensorët e shumë vëzhguesve të tjerë – arsyeja tepër bindëse që rrotullojnë tani në ajër rotacionistët është: “Le ta provojmë një herë qeverisjen e Ramës. Po doli për hajër, veç nesh fitoni edhe ju. Po ishte e keqe, ju humbisni ne bëjmë pallë”. Me pak fjalë, opozita që e ka zakon ta quajë vetveten të majtë, po i fton shqiptarët të luajnë loto më 23 qershor. Një lloj bixhozi ku vetë ata, në të dyja rastet, e kanë të garantuar fitoren dhe ku populli investon qorrazi të ardhmen e...
(4)
LETËR e HAPUR Po shkruaj publikisht, pasi kjo histori private mund të shërbejë për opinionin publik. Po grabitem për së dyti! Herën e parë nga dora e krimit  më 2010-n; së dyti, nga krimi me duart e drejtësisë më 2013-n! Nga njëra dorë kam një vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, të formës së prerë, që ka dënuar fajtorët të cilët më vunë gjobë. Nga dora tjetër kam një vendim të një gjyqi civil që vjen tërësisht në kundërshtim me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dorën ku kam vendimin e formës së prerë të Krimeve të Rënda, fajtorët që siguruan me dhunë një kontratë shitjeje makine nga dora ime, janë dënuar penalisht për gjobëvënie. Në dorën tjetër të gjyqit civil, një bashkëpunëtor i tyre (mik i fajtorëve), më akuzon se unë i paskam vjedhur atij makinën time! Pra, kolegë të medias, në mes të dy duarve jam unë, Leonard Bombaj, qytetar i Republikës së Shqipërisë, që u jam borxhli hajdutëve! Me duart lart! Me dy vendime kundër njëra-tjetrës. Po vazhdoj. Në dorën që kam vendimin e...
(3)
Nën vështrimin e ngrysur të Jozefina Topallit, kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, mori të gjitha ovacionet e platesë pesë ditë më parë, kur Partia Demokratike nisi zyrtarisht fushatën elektorale në Tiranë. Përtej rivalitetit të brendshëm me Kryetaren e Kuvendit, fjala dhe pozicioni i Bashës në atë eveniment, nuk do të kishte rënë edhe aq shumë në sy, nëse ai nuk do të kishte hedhur një tezë, e cila të ngjall disa ndjesi të përziera, mes bezdisë, dëshpërimit dhe pse jo, edhe humorit. Duke komentuar figurën e paraardhësit të tij në bashki, kreut të opozitës Edi Rama, Basha aludoi se ai nuk ishte thjesht një kundërshtar për demokratët, por diçka më tepër. Termin e sugjeroi vetë zoti Basha, kur tha se “…çfarë është dikush që i mohon vendit integrimin? Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës dhe Shqipërisë”. Që politika shqiptare ka qenë dhe vijon ende të mbetet për inerci, një pyll i mbushur me armiq, kjo është jashtë dyshimit. Agresiviteti i jetës sonë politike...
(2)
Një nga elementët bazë të drejtësisë, që është thelbësore për shprehjen e plotë të dinjitetit të natyrshëm dhe të të drejtave të  barabarta e të patjetërsueshme të të gjitha qenjeve njerëzore janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Ky është mekanizmi bazë i krijimit të hapsirës për një qeverisje që përfaqëson vullnetin e shumicës së një populli, qeverisje e cila ka detyrimin të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për një votim të fshehtë, të lirë e të ndershëm. Kur një qeverisje e tillë e humbet besimin e zgjedhësve të saj, këtyre u krijohet mundësia që në zgjedhjet e ardhshme, të përcaktuara sipas ligjit, të zgjedhin një tjetër qeverisje që ata besojnë se do të jetë më e mirë. Kjo bën që udhëheqësia politike e vendit të rrotullohet ciklikisht në kërkim të më së mirës. Por kjo do të ndodhte vetëm kur votuesve t’u krijoheshin mundësitë të gjykonin vetë për udhëheqësinë dhe kandidatët, pa u shtrënguar, pa u frikësuar, pa u mashtruar, pa u kërcënuar, pa shfrytëzuar në mënyrë...
(8)
Berisha po përdor çdo resurs shtetëror e publik për qëllime elektorale. Kandidati Alfred Peza jepte lajmin nga Peqini (të shoqëruar me foto), që na bënte me dije se është mobilizuar ushtria për të ndërtuar një rrugë në një komunë të zonës. Ben Blushi, gjatë një konference për shtypin, fliste për një ping-pong me vende pune të improvizuara në këtë stinë elektorale; kanë arritur deri atje, sa marrin në punë dikë, pastaj binden se ky nuk është në gjendje të garantojë votat e fisit të vet, apo ndoshta binden se fisin e ka të vogël në pikëpamje numerike, dhe për këtë shkak e pushojnë; në vend të tij marrin një tjetër që premton më shumë vota. Zululand e shkuar Zululandit. Ecim më tutje. Ditën që PD-ja hapte fushatën në Tiranë me tubimin e organizuar para korpusit universitar, nja dy kolegë më thanë në telefon se është tentuar të bëhet mobilizimi i administratës publike, d.m.th janë porositur të gjithë ata që kanë një vend pune në këtë administratë të mos mungojnë në atë tubim. Nuk i dhashë...
Ndërkohë që po i shesin energjinë dhe telekomunikacionin e Kosovës, përkatësisht KEK-un e PTK-në, në marrëveshjen 15 pikëshe Thaçi-Daçiç thuhet që dialogu politik do të vazhdojë për energjinë dhe telekomunikacionin. Pika 13: “Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit”. Kësisoj, lumi Ibër po bëhet kufi ndërmjet Serbisë hegjemoniste dhe Kosovës së privatizuar, kufi ku takohen Serbia e Daçiqit dhe privatizimi i Thaçit. Nga okupimi duket se kaluam te privatizimi. Çlirimi ishte një çast. Punëtorëve në KEK që janë te Distribucioni dhe Furnizimi, para disa javëve u ka ardhur një letër që praktikisht i fton ta pranojnë korporatën Limak-Çalik si pronar të ri. Teksti që e nënshkruan punëtorët quhet “Formulari i deklarimit të punëmarrësit për bartjen e kontratës së punës nga KEK në KKDFE”. Aty thuhet që punëtori me emrin e mbiemrin e tij, pozitën dhe numrin e caktuar personal e atë të punës, me kontratën e filan date e me filan numri, deklaron se...
(4)
Vetëm disa sekonda pas mesnatës së 6 majit, kur përfundonte afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit, kamerat fiksuan një Njazi Kosovrasti që kapërcente me hap prej balerine derën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke u përpjekur të fshihte sa mundej çantën që mbante në dorë, që dukej qartë se s’kishte asgjë brenda. Të paktën jo dosjet voluminoze të kandidatëve. Edhe përgjigjet e Kosovrastit pas daljes nga KQZ ishin ato të një njeriu të zënë në faj. Përpiqej t’i shmangej pyetjeve dhe ulte sytë përdhe.  Në orët që pasuan, zërat se PD kishte shkelur hapur afatin kohor të paraqitjes së listave, u bënë gjithnjë e më të forta. Nuk dihet nëse dikur kjo histori do të zbardhet e tëra, nuk dihet as nëse do të ketë ndonjë pasojë për këtë shkelje të rëndë të procedurës elektorale. Ajo që dihet deri tani është se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vijon të vegjetojë në një krizë të thellë përfaqësimi. Pas zëvendësimit brutal të komisionerit Muho, në 15 prillin...
(28)
Para disa ditësh, botova tek respublica.al një tabelë me llogaritje, që tregonin se sa pikë përqindje i duhen koalicionit që, për konvencion, quhet Koalicioni i Majtë, për të shtuar me siguri matematike nga një mandat në çdo qark. Siguria matematike nënkupton që nje numer i caktuar mandatesh të Koalicionit të Majtë arrihet PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË, PARTIVE TË TJERA DHE KANDIDATËVE TË PAVARUR. Llogaritjet e tabelës presupozonin se manipulimet e mundshme nuk do të jenë më të mëdha se ato që mund të jenë kryer në 2009-ën, kur KQZ-në e drejtonte Ristani. Pra, me fjalë të tjera, tabela bënte një përmbledhje të gjasave për rotacion të pushtetit, në qoftë se zgjedhjet nuk prishen fare... Sidoqoftë, tabela që botova, përveç përqindjeve, nuk përfshinte edhe llogaritjen shtesës së votave neto që i duhen Koalicionit të Majtë në çdo qark. Sot po e ribotoj tabelën, duke e shtuar këtë kolonë të rëndësishme. Dhe para se të kaloj në...
(2)
Sa më shumë kalojnë ditët, aq më komike bëhet fushata e LSI-së. Gjatë prezantimit të kandidatëve të tij në Gjirokastër, Ilir Meta perifrazoi shprehjen e një liberali të djathtë amerikan, ish- presidentit Ronald Regan, sipas të cilit, “qeveria nuk zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi”. Përpara ithtarëve të tij, që e brohorisnin pas çdo lloj fraze që nxirrte nga goja, kreu i LSI-së theksoi se këtë shprehje të çerek shekulli më parë, dukej sikur Ronald Regani e ka thënë fiks për qeverinë Berisha. Përshtypja e parë e atyre që e kanë dëgjuar citimin në TV-të e mbrëmjes, sigurisht që do të ketë qenë befasuese. Sepse mendimi automatik që të shkon në mendje është: Po LSI-ja ku ka qenë këto katër vite, a nuk qe edhe ajo pjesë e problemit? Por, asnjë nga ekranet apo gazetat e së nesërmes nuk e ngritën këtë pyetje. I vetmi reagim ndaj saj qe një karikaturë e gjetur e Bujar Kapexhiut në faqen e parë të “MAPO-s”, ku kreu i LSI-së fliste nga tribuna për të pickuar qeverinë dhe një fshatar...
(2)
Le të fantazojmë për një sekondë sikur 27 shtetet që formojnë aktualisht Bashkimin Europian (28 me hyrjen e Kroacisë korrikun e ardhshëm), të “bashkoheshin” me të vërtetë. Do lindte një gjigant ekonomik, politik dhe ushtarak. Por le ta lëmë mënjanë vëzhgimin partizan të një europiani dhe të analizojmë thjesht numrat.   Ekonomia, si fillim. BE-ja gëzon një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 17 mijë miliardë dollarë, ndërkohë që pasuria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të llogaritet në 15 mijë miliardë dollarë. Kina renditet e treta me 7 mijë miliardë dollarë, pothuajse 60% më e varfër nga “varfanjakët” europianë. Dhe akoma: 15,6% e gjithë tortës së eksporteve botërore zotërohet nga Bashkimi Europian, shifër kjo tejet domethënëse nëse merret parasysh kuota e amerikanëve veriorë, vetëm 8,3%. Çdo qytetar europian ka një fuqi blerëse katërfish më të lartë sesa një kinez, trefish sesa një brazilian dhe nëntë herë më shumë sesa një indian. Nëse dikush do duhej të zgjidhte se...
(1)
Ky artikull është rrjedhojë e analizës së përmbajtur në librat “The next hundred years”, “The next decade” të George Friedman dhe “Strategic Vision” të Zbignew Brzezinski-t. I pari, profesor për disa dekada i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këshilltar i Pentagonit për gjeostrategji prej shumë vitesh është themeluesi dhe drejtuesi kryesor i STRATFOR, një firme private inteligjence, pendanti privat informacionmbledhës i CIA-s shtetërore në ShBA. Kurse i dyti, po me një background akademik, është tashmë prej dekadash këshilltar (minimalisht informal) i cdo presidenti të rradhës të ShBA-ve nga L.B. Johnson e tutje. Artikulli nuk ka asnjë qëllim personal, meqë autori nuk ka interesa në Shqipëri. Qëllimi i artikullit është të shpjegojmë për një publik sa më të gjerë shqiptar mekanizmat bazë realë të arkitekturës së pushtetit ndërkombëtar ashtu si janë paraqitur në literaturën e mësipërme. Kjo gjë është parakusht për të kuptuar ato gjëra që dëgjojmë shpesh nëpër lajme dhe që thjesht na...
(2)
Serbet negociator më të mirë dhe më të gatshëm për kompromis, se sa Hashimi, nuk do të kishin gjetur në Kosovë. Rezistenca  dhe rebelimi i tyre,  u shpërblye me një territor, ku nuk guxon të futet as ushtari kosovar. Hashimi firmosi pezullimin e sovranitetit, aty ku nisë bashkësia serbe. Ai nuk kërkoi të njëjtën bashkësi dhe barazi për Luginën. Nuk kërkoi as akusheri, as spital për shqiptarët atje. Madje, as që i shkoi mendja tek e ashtuquajtura Kosova Lindore. Bashkësia serbe nuk quhet autonomi, por në fakt është një autonomi dhe pak më shumë. Komentet e lexuesve nëpër gazeta serbe ishin të llojllojshme. Shumë lexues serb apelonin për durim tek lexuesit tjerë duke u ngushëlluar se Kosovën e kishin humbur pesë shekuj, por e kishin rifituar. Se do ta fitojnë përsëri dhe se kjo Bashkësi e Komunave, do të krijojë histori; qenkan vënë konturat,  shqiptarët do të bëjnë gabime dhe do të vijë çasti të kthehet çizmja serbe. Kështu përafërsisht kurojnë serbet krenarinë e dëmtuar...
(23)
Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha, e prandaj po ngutem të të shkruaj një letër publike (po të drejtohem në njëjës thjesht ngaqë kështu po më vjen, e jo për ndonjë shkujdesje të kërkuar etike). Kësaj letre mund t’i jepja dhe formën e një artikulli, por nuk di pse më vjen që të të drejtohem me një letër, sido që kohë më parë, me sa mbaj mend, kam bërë premtimin se nuk do të kem asnjëherë arsye për të të dërguar një letër të dytë publike. Letrën e parë, gjithnjë publike, ta kam shkruar vite më parë, dhe po aty thoja se nuk ka për të pasur një të dytë. Por nuk po e mbaj këtë premtim. Po ta dërgoj dhe një të dytë. Të shoh që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, i përndezur dhe i eksituar si njëzet e kusur vite më parë, dhe gati-gati më duket e pabesueshme që ti je akoma aty, në krye të asaj partie që ish e para që u ngrit kundër komunizmit, që kërkoi rrëzimin e atij regjimi, e që premtoi ndërtimin e një rendi demokratik. Më kujtohet një konferencë e jashtëzakonshme e PD-së fill...
(4)
  DER SPIEGEL Ndërtesa e Bashkisë në Varna është si një elefant i shëmtuar i epokës së vonë komuniste, me dritare-pasqyra dhe një tendë çeliku mbi portën e hyrjes. Njerëzit instinktivisht ulin kokat ndërsa hyjnë brenda. Plamen Goranov i vuri flakën vetes në sheshin para të kësaj ndërtese, e cila kërkon t’i kthejë banorët nga qytetarë në të nënshtruar. Pak para orës 07:30 më 20 shkurt, Goranov u avit para zyrës së kryetarit duke mbajtur një bombolë gazi dhe një parrullë. Këshilli i qytetit duhet të japë dorëheqjen, bërtiti ai dhe më pas derdhi benzinën ​​mbi trupin e vet duke i vënë vetes flakën. Çfarë ndodhi më tej është ende e paqartë. A thua reaguan punonjësit e bashkisë së qytetit sa më shpejt të ishte e mundur dhe shkuan të merrnin një bombol zjarrfikëse? A pati aty një përleshje me personelin e sigurisë? Në ambulancë, Goranov thuhet t’i ketë thënë një ndihmësmjeku se synimi i tij kishte qenë të organizonte një protestë, por jo të vriste veten. Megjithatë, ai vdiq nga djegiet...
(8)
  Henri Çili, si ekspert i komunikimit politik, synon të gjejë për çdo palë zgjedhje në Shqipëri një narrativë, një fabul, që përmbledh në pak fjalë thelbin e garës politike të rradhës. Deri në 1 prill, fabula e gjetur prej Çilit ishte ajo e “Polit të Moderacionit”, i cili do të ishte Davidi që gjunjëzon njërin nga Goliathët e Mëdhenj (Berishën ose Ramën) dhe asgjëson tjetrin. “Poli i Moderacionit”, që sipas Çilit do të kishte si bërthamë LSI-në, FRD-në dhe PBDNJ-në, me votat që do të mblidhte dhe me garancinë që kishte në numërimin e tyre për shkak të pasjes së 2 përfaqsuesve në KQZ e më poshtë, do të kushtëzonte pas zgjedhjeve Berishën ose Ramën për krijimin e një qeverie më pak autoritariste. Me rënien e kësaj fabule, Çili ka gjetur një narrativë të re për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilën e përmbledh në pyetjen: “Një alternativë e djathtë qeverisëse me Sali Berishën në krye, apo një alternativë e majtë qeverisëse për Shqipërinë e 2013-ës me dyshen Rama-Meta në krye...
(10)
  Mbështetësit e PD-së, ata që deri dje nuk e kishin problem faktin që Berisha e ndante pushtetin me nji socialist si Ilir Meta, madje me nji disi të njollosun për shkak të nji videoje komprometuese, do të vijojnë mos me e ça kryet për çeshtje parimore e do të shkojnë me votue për nji si Kastriot Islami, të cilit përgjatë militantizmit të tij politik i përmendet edhe sot nji portofol ministri në kohën e Ramiz Alisë!! S’ka asgja për t’u çuditë, K. Islami nuk ndodhet rastësisht tek PD-ja, aty ai nuk e ndien vetminë pse pranë tij ka shumë të tjerë si ai që janë të lidhun me njimijë fije me majat e regjimit komunist dhe ajo që asht ma e bukura: kjo gja nuk përban problemin e tyne kryesor moral. Berisha, së bashku me vetveten, kandidon ish komunistat e PPSH-së, madje s’e ka për gja – siç e tregoi tash së fundi – me vendosë ish funksionarët e naltë të diktaturës së proletariatit në vende kyçe të sistemit të drejtësisë, në nji kohë që mbështetësit demokratë presin prej tij që të...
(3)
  Në tregun mediatik nuk mund t’u shpëtosh artikujve që tentojnë ta largojnë diskutimin politik nga ideologjia. Në përgjithësi kjo vjen si përgjigje ndaj tezave të majta, që PS-ja me dëshirë apo edhe për arsye pragmatike, po adopton gjatë kësaj periudhe në prag zgjedhjesh. Një ndër akuzat më të kuotuara është se idetë e të majtës mbi arsimin nuk janë origjinale. Dhe për më keq ato u paraqiskan edhe si populiste. Edhe nëse idetë për të majtën nuk shfaqen si origjinale, kjo nuk i bën më pak të domosdoshme për t’u trajtuar e për t’u gjetur zgjidhje, sidomos në një periudhë kur rotacioni, dhe bashkë me të ndryshimi, shfaqen si mundësi konkrete. Mostrajtimi i deritanishëm nënkupton përndryshe vetëm vonesën e pafalshme në kthesën që duhej të kish bërë politikanë këtë drejtim. Vlen të theksohet se kjo tezë vetëm akuzë nuk mund të ishte, sidomos nga krahu që deri më sot ka kontribuuar vetëm në përkeqësimin e situatës arsimore në Shqipëri. Natyrisht që arsimi mbetet një ndër hallkat më të...
(2)
Ne që përjetuam për shumë vite diktaturën komuniste e kemi të ngulitur mirë në memorjen tonë se si u rrit e u zhvillua diktatura,që u shndrua në një nga më të egrat në Europë e ndoshta në botë. Por diktatura nuk lind si e diktaturë. Ajo u shndrohet çdo ditë e pak nga pak si e tillë. Dhe vjen nje ditë, kur, të përgjumur ngrihemi e shkojmë para kutisë së votimit për të votuar për të njëjtët njerëz, e për më tepër për të njëjtët gënjeshtarë. Dhe gjithë kjo maskaradë qe pak nga pak po i afrohet 80 vjeçarit torturues, prodhohet veçse nga dëshira për rikandidime per te tretën të katërtën apo të pestën herë, per deputet, politikan që nënkupton pushtetar. Demokracia nuk është gjithçka, por tipar kryesor të saj ka rotacionin politik në të gjitha hallkat,. Gjë që jo s’po e shohim as në horizont, por po shohim fatkeqësinë e moralizimit të rikandidimeve si normalitet të një vëndi anormal. Që të rimbash përsëri postin e pëlqyer deri në vdekje, duhet patjetër ushtria e militantëve partiakë. E kjo...
(5)
Në një shkrim të botuar më parë në gazetën “Respublika”, me titull “Kush nuk është miku im është armiku im”, shkruaja: “Berisha nuk hiqet qafe vetëm duke e hequr nga posti, por duke asgjësuar krejtësisht trashëgiminë e tij korruptive, praktike, politike, shtetërore, filozofike, atdhetare, morale që po le pas dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që sillen si ai”. Mustafa Nanoja në shkrimin e tij, të botuar po në gazetën “Respublika”, shkruante: “Berisha nuk është thjesht një person. Berisha është frymë, është trashëgimi (ka 23 vjet që dikton çdo gjë këtejpari), është “ideologji”, është si enverizmi. Edhe po të vdesë tani, ne do të kemi punë me Berishizmin”. Mendoj se shprehim në mënyra të ndryshme të njëjtën ide: Berisha është i rrezikshëm. Ai është një virus infektues rezistent me virulencë të madhe. Berishizmi është enverizmi i zbatuar në një shoqëri paskomuniste e  pseudodemokratike. Berishizmi, sikundër dhe Enverizmi, është, para së gjithash, diktati absolut i “unit”. “Komandanti”...
(40)
“Ka shumë njerëz kureshtarë për listat. Unë jam një nga ata. Dua të marr vesh, nëse do të jetë në listat e PS-së mbiemri ‘Kokëdhima’”, shkruaja dje në mesditë në twitter-in e respublica-s. Ishte momenti që të gjithë po thoshin se një Kokëdhima do të ish se s’bën pjesë e listës. Në fillim u fol për emrin e vajzës së biznesmenit të njohur më shumë për protagonizmin publik se sa për bëmat prej biznesmeni, u fol për Besën, një këngëtare e njohur dhe e suksesshme. Më pas u fol për të shoqen, Brixhidën, dhe vetëm në mbrëmje vonë morëm vesh me siguri se në fakt ish fjala për vetë Koço Kokëdhimën që, sipas Arben Malajt që sapo kish braktisur mbledhjen e kryesisë, ishte i dyti në listën e qarkut elektoral të Vlorës. Në fund ka përfunduar i treti, gjë që në thelb është e njëjta gjë, e nuk e modifikon lajmin e ditës: Koço Kokëdhima i është futur politikës. Ngjarja ka bërë bujë. Dhe kuptohet pse. Kokëdhima është një personazh që ndjell vëmendje; ndjell vëmendje n’daçi për shkak të lidhjeve të tij...
(2)
Ç’do të ndodhë më 23 qershor e më pas? Do të mbahen zgjedhje normale? Do të vlerësohen si normale nga institucionet vëzhguese ndërkombëtare? Do të kontestohen nga pala humbëse (në këtë rast bëhet fjalë për opozitën; nuk pritet që të kontestojë Berisha; edhe kjo do na duhej; do ishte surreale në një kohë që i ka të gjitha në dorë)? Po vetë Berisha deri në ç’pikë është i gatshëm të shkojë? E ka në kokë idenë për t’i fituar zgjedhjet me çdo çmim, apo vetëm e thjesht me një çmim të caktuar? Cili është ky “çmim i caktuar”? Kush e përcakton këtë “çmim të caktuar”, etja e Berishës për pushtet, apo ndonjë mik ndërkombëtar i tij, që mund t’i gjendet pranë? Po mbetem te ky nënvizim i fundit, pasi është me shumë rëndësi dhe bën vaki që të përcaktojë llojin e procesit zgjedhor që do kemi. Berisha ka harxhuar gjatë tetë viteve të fundit plot energji, kohë e pará për të rekrutuar miq të huaj me peshë. Një pjesë e këtyre të fundit janë lodhur prej Berishës, pasi nuk e kanë parashikuar në momentin e...
(5)
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kandidatë për president ishin Ronald Regan, nga partia Republikane, dhe Uolter Mandeil, nga partia Demokrate. Demokratët kishin nisur një propagandë kundër Reganit me pretekstin e moshës. Regani në atë kohë ishte 73 vjeç dhe, po të fitonte, do të bëhej presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur në debatin televiziv midis dy kandidatëve, gazetari Henri Treuit, nga gazeta “Baltimore Sun”, e pyeti Reganin në mënyrë provokative, nëse do të ishte në gjendje të qeveriste Amerikën me shumë probleme një person 73 vjeçar, ai iu përgjigj: “Nuk do ta bëj moshën një çështje të kësaj fushate. Nuk do të shfrytëzoj për qëllime politike, rininë dhe mungesën e përvojës së oponentit tim.” E gjithë salla qeshi dhe e duartrokiti, madje edhe vetë Mandeili qeshi. Ishte kjo përgjigje shumë e zgjuar, e dhënë me shumë gjakftohtësi, që i dha pikë në atë fushatë Reganit më shumë se çdo gjë tjetër që...
(16)
Pyetje: Keni postuar në Twitterin e faqes suaj Respublica.al një pohim të fortë: Ç’bordello me këto listat. Më ngjajnë të gjithë kandidatët si kurva, e mes kurvave bien në sy ato që kanë ndërruar partner. Per ke eshte ky postim, kini parasysh emra te vecante? Cfare ju ka ngacmuar me shume si vezhgues i politikes ne keto lista? Përgjigje: Është një shthurje totale. Kanë tejkaluar çdo përfytyrim që mund të kishim ne për pacipësinë e tyre. Fjala vjen, nëse deri më sot ka pasur 5% meritokraci brenda partive, me këto lista po shkojmë te 1% meritokraci. Të liqtë e të paaftët kanë zaptuar pothuaj 100% të hapësirës politike e publike. Në të djathtë kanë hequr Mark Markun e Selami Xhepën, të vetmit që kishin pak respekt për veten, dhe në vend të tyre kanë vënë tre socialistët që i shërbyen Berishës në një moment delikat të tijin (!!!). Gjë e paprecedent, e paskrupullt, e ububushme. Ka mbetur akoma ndonjë emër i fismë atje, si Visar Zhiti, Halim Kosova, Dashamir Shehi, dhe e di? Inatin nuk e...
(2)
Tani  në  prag  të  zgjedhjeve  parlamentare,  objektivi  kryesor  i  grupimeve  politike  është  se  kush  do  ta  formojë  qeverinë  e  ardhshme.  Për  këtë  duhet  të  shihet  se  cili  subjekt  politik (apo grupim  subjektesh)  do  të ketë  më  tepër  se  70  mandate  në  parlamentin  e  ardhshëm.  Kjo  varet  nga  vota  e  zgjedhësve  që  do  të  hidhet  në  kutitë  e  votimit  me  23  qershor.  Varësia  e  sipërpërmendur  e  cila  përcaktohet  nga  kodi  zgjedhor  do  të  jetë  objekt  i  kësaj  analize. Pavarësisht  se  jemi  4  vjet  pas  vitit  2009  dhe  faktorëve  të...
(13)
Dje lexova dy komente mbi listat e mbyllura, rrjedhimisht mbi ligjin elektoral tonin, që e inkurajon dhe e bën një praktikë të detyrueshme këtë punën e listave të mbyllura. Ishte një koment i Preç Zogajt, i bërë brenda një interviste që ai kish dhënë për “Mapon”, dhe një koment tjetër, gjithashtu në “Mapo”, i Henri Çilit. Zogaj i jepte munxët sistemit elektoral të ndërtuar nga një marrëveshje mes Berishës e Ramës para zgjedhjeve të vitit 2009 dhe ai nuk është i pari që e bën këtë, gjë që do të thotë se ky sistem proporcional rajonal ua ka sjellë të gjithëve, në mos të shumtëve, në majë të hundës. “Unë nuk e dua këtë sistem; është armiku im politik; dhe duhet të jetë armiku politik i të gjithë njerëzve të lirë që vlerësojnë vlerat e individit në politikë”, thosh Zogaj. Dhe kuptohet që është ndalur në këtë mes në njërin nga papërsosmëritë e këtij sistemi. Çili bënte një listë dukurish që i pjell natyra perverse (“perverse” ish termi i tij) e këtij ligji, dhe në këtë listë kish dhe...
(14)
      Në kohën e dominimit osman termi Ballkan kishte konotacion pozitiv. Konotacionin negativ këtij termi ia dhanë krimet serbe, greke e bullgare gjatë luftërave ballkanike.   Emri Ballkan rrjedh nga fjala perse Balak, që ka kuptimin e shtëpisë së lartë apo malit. Në literaturën evropiane termi Ballkan është përdorur për herë të parë më 1809 nga gjeografi gjerman A. Zeune. Emërtimi i gjithë gadishullit me këtë emër daton nga viti 1827.Në këtë kohë fjala Ballkan kishte konotacion jashtëzakonisht pozitiv: kishte kuptimin e "shtëpisë së lartë", vendit të PERENDISE, aty ku u zhvillua qytetërimi. Këtë konotacion termi Ballkan e posedonte deri në kohën Perandoria Osmane u zbua prej gadishullit.Konotacioni negativ i emrit Ballkan nisë me luftërat Ballkanike. Përkatësisht, me mizoritë serbe, malazeze, greke e bullgare ndaj popullsisë myslimane të kohës në Luftën e Parë Ballkanike dhe vazhdon me mizoritë serbe e greke ndaj bullgarëve në Luftën e Dytë Ballkanike....
(16)
  Kur shkruhet për diçka të randsishme siç asht “pritmi” i Shqipnisë, tue dashtë me përdorë ketë shprehje që asht ma së parit titulli i nji libri të Lumo Skëndos të botuem në vitin 1915 në Sofje, na duhet me u përballë detyrimisht me profetë dhe me mesi të rremë. Nji mitizim vulgar ka shoqnue rrjedhën e kritikës letrare në dekadat e fundit, e ma së shumti lexuesi i thjeshtë ka qenë viktima e këtij mitizimi që e ka mbushë atmosferën tonë letrare me avuj eterikë. Para njizet e sa vitesh, në pragun e shndërrimit gradual të komunizmit në demokraci, pedagogët e atëherëshëm të letërsisë dhe miqtë e letrave nisën me na folë ne të rinjve për disa shkrimtarë që simbas tyne kur të botoheshin dhe të lexoheshin lirshëm do të përbanin ngjarje letrare të mirëfillta dhe do të detyronin specialistat me e rishkrue historinë e letërsisë sonë. *   *   * Ndër emnat që përfliteshin ishin Kapllan Resuli apo Resulbegoviqi apo Kapllan Burović siç i pëlqen atij me u nënshkrue në...
(15)
    Në përfytyrimin tim, qysh prej fëmijërisë, janë ende të gjalla paradat për një majin para udhëheqësve të byrosë politike në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Ndaleshim si fëmijë para ekranit duke pritur në fakt fillimin e filmit të radhës për atë ditë, pasi në mënyrë të jashtëzakonshme televizioni kishte emisione edhe paradite. Shëmbëllimet e një fëmije nuk arrijnë të shkojnë përtej asaj çka sheh. Shikon buzëqeshje e ashtu e mendon, ashtu entuziazmohet nga turmat që duartrokasin me hir apo pahir diktatorin. Kështu, dita e një majit në fakt kthehej në një festë, në vend të një proteste për kushtet e punëtorëve dhe sidomos për shfrytëzimin e tyre. Por në atë kohë nuk kishte pse të bëheshin e as nuk lejoheshin protestat, pasi zyrtarisht problem i punës dhe i punëtorëve në Shqipëri ishte zgjidhur, paçka se gjendja e tyre ishte e mjeruar. Nuk jemi larg kësaj mendësie. Por ajo çka habit edhe më shumë është vendi i pakët që iu dha kësaj dite në media e në jetën publike,...