Nuk mbeti italian pa u kapur nga ethet e zgjedhjeve të sapombyllura, të cilat, me rezultatin që prodhuan, po i japin dhembje koke të gjithë Europës. Një përfshirje elektorale aktorësh të jetës publike nuk është një gjë e padëgjuar në fqinjin tonë të përtej detit (kjo gjë, ku më shumë e ku më pak, verifikohet edhe në vende të tjera, sidozot në SHBA), por këtë herë përfshirja ishte gati totale. Dhe mes njerëzve të kinemasë, të teatrit, të letërsisë, të gazetarisë, të botës universitare etj., etj., ra në sy dhe Gianluigi Buffon, futbollisti i Juventusit, portieri i njohur në të gjithë botën, ndoshta dhe më i miri në botë. Ai u rreshtua politikisht, dhe mori pjesë në mënyrën e vet (me ndonjë qëndrim të shprehur aty-këtu, kuptohet) në fushatën elektorale. “Unë do të votoj për listën ‘Monti’”, tha ai, dhe pas kësaj, i ndjellë edhe nga interesi mediatik apo trysnia e gazetarëve, nuk ngurroi të thosh diçka më tepër, të shpjegonte pra zgjedhjen e tij, të shpjegonte pse ish tërhequr nga...