credins
Data sot është 21-05-2013, ora 02:49
Opinion
(11)
“Edi Rama don të na kthejë taksën e Marksit,” tha Berisha dje, teksa po përuronte për të N-tën herë një rrugë diku në një zonë rurale të qarkut të Shkodrës. Me “taksën e Marksit” Berisha kishte parasysh propozimin e PS-së për zëvendësimin e tatimit të sheshtë mbi të ardhurat/fitimet me tatim progresiv. Ky propozim u bë temë e ditës para disa muajsh në debatin politik shqiptar dhe gjasat janë që ai të bëhet një nga kuajt kryesorë të betejës elektorale të PS-së në muajt në vijim. Në fakt, për marketimin e këtij propozimi të tyre, socialistët kanë zgjedhur dy fraza goxha rezonuese: “ Kush fiton më shumë, duhet të paguajë më shumë!” dhe “95% e shqiptarëve do të përfitojnë nga tatimi progresiv”. Ndërsa Berisha & co. duket se kësaj fushate socialiste për tatim progresiv do të vazhdojnë t’i kundërpërgjigjen kryesisht me stigmatizime sempliste të tipit “taksë marksiste” dhe “rikthim në identitetin komunist”, pavarësisht se tatimi progresiv ka shumë dekada që përdoret në shumicën dërrmuese...
(6)
Komentin për udhëheqësin gjeorgjian, të shkruar nga ish-ministri i Jashtëm i atij vendi, e botonte gazeta “Le Monde” në rubrikën “Ide” që përmbledh editoriale, opinione, komente, pikëpamje apo intervista me filozofë. Para këtij shkrimi pata lexuar po aty një analizë të gazetës italiane “La Repubblica” për gjendjen katastrofike të demokracisë e të korrupsionit në Rumani. Atë shkrim e kishte përkthyer në frëngjisht dhe e botonte edhe “Le Monde”. Kam parë e lexuar mjaft për Kryeministrin hungarez, i cili këto ditët e fundit hodhi poshtë dhe refuzoi një plan ndihme të Fondit Monetar Ndërkombëtar me një arrogancë që i shkon vetëm atij. Të gjithë kemi parë se ç’ndodh në Ukrainë dhe të gjithë e dimë se me Bjellorusinë Perëndimi nuk merret më. Ndërkaq, modeli i Putinit me qeverisje autoritare, korrupsion dhe shtet kleptokrat gati-gati po legjitimohet dhe Europa duket sikur ka prirjen të ndahet përsëri në dysh. Nga njëra anë Perëndimi demokratik, nga ana tjetër Lindja Autokratike. Marrëdhëniet...

  Bixhina Ivanishvili është njeriu i 153 në botë për nga pasuria, një pasuri e vënë në Rusi, ka një kopësht zoologjik privat dhe një kështjellë xhami të mbushur me vepra arti. Deri para një viti me një jetë të mbyllur e thuajse i panjohur, tani ka dalë nga hija për të sfiduar liderin aktual të Gjeorgjisë, Saakashvilin. Pasuria e tij e kalon buxhetin shtetëror të Gjeorgjisë, ndaj pyetja është pse po i futet ai kësaj andralle? Ivanishvili insiston se Presidenti Mikheil Saakashvili, një reformator i shkolluar në Amerikë dhe që erdhi në pushtet më 2003 me anë të revolucionit të trëndafiltë, është shndrruar në një diktator të pamëshirë, dhe ai është njeriu që do ta sfidojë atë. Ai ka mbledhur qindrat e partive të vogla të opozitës në një koalicion të quajtur “Ëndrra Gjeorgjiane” që të sfidojnë në bllok Saakashvilin. Vetë Ivanishvili do të jetë kryeministër për jo më shumë se dy vjet, siç thotë, dhe pastaj do ta lërë politikën. Ivanishvilin e njohin tërë artistët e...
(22)
Kete vit, si asnjehere tjeter eshte diskutuar gjate per ish mbretin Zog dhe shkak per te u be trajtimi qe qeveria dhe propoganda qeveritare nisen t`i benin kesaj figure, ne kuader te 100 vjetorit te pavaresise,prirja per ta vene ate nje nje rang me Ismail Qemalin, biles dhe mbi te, per t`i dhene keshtu nje vend, nje dimension  e nje rol qe  s`e ka patur,s`e ka luajtur,pergjthesisht ne histori,e aq me pak ne çeshtjen e pavaresise. Ne trajtimin e kesaj figure mendoj se duhen mbajtur parasysh tre gjera,pa te cilat nuk mund te arrihet ne nje gjykim objektiv. Se pari, ish mbreti nuk mund te gjykohet sot me mendesite e vjetra te regjimit te kaluar,qe cuan ne mohimin total, per vite te tera, te kesaj figure kombetare; se dyti,ai nuk mund te gjykohet as me shijet e me interesat meskine te pushtetareve te sotem,qe duan ta perdorin figuren dhe influencen e tij,aq sa e ka,per qellime politike. Se fundi,ai nuk mund te trajtohet as nen ndikimin e efekteve negative,qe shkaktojne ne kete...
(67)
1. Bashkimi rreth liderit Asnje ekip nuk njeh sukses pa nje kapiten te mire dhe pa unitet ne ekip. Amerikanet e bejne shume mire kete pjese. Ish-rivalet e Romney thuren lavde pafund gjate konventes se tyre per nje njeri qe e kishin ‘masakruar’ gjate primareve. Por kur ajo beteje mbaron, te gjithe jane besnike te bashkuar per te fituar ndaj kundershtarit. Kujtoni Clintonet dhe mbeshtetjen e tyre pa asnje kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen me shume keta njerez pas garave brenda partise? E dyshoj! Thjesht kane kuptuar pas 200 viteve demokraci se betejat fitohen vetem duke forcuar mbeshtetjen per liderin e zgjedhur ne krye te betejes. Mesimi per ne? Nje mbeshtetje totale pa hezitim e pa asnje kompleks per Edi Ramen ne krye te betejes sone te ardhshme. Gara brenda partise, LMN-ja, debatet publike brenda vetit ishin te gjitha te shendetshme – fundja ketu dallojme nga ajo ghetto politike qe eshte PD-ja. Por, ne kete faze duhet te fitojme ndaj tyre, e jo ndaj njeri tjetrit. Me gjithe...
(4)
Termin ‘First Lady’ kanë filluar ta përdorin shumë shpesh në Shqipëri. Rëndom e përdorin në shqip, dmth thuhet ‘Zonja e Parë’, por edhe në gjuhën angleze është mjaft familjar, tanimë; është familjar edhe për njerëz që me këtë gjuhë nuk kanë asnjë marrëdhënie. E nuk është se ky term asocjohet veç nga imazhi i bashkëshortes së Presidentit amerikan. Jo, asosacjoni mund të jetë dhe e shoqja e Presidentit shqiptar. Madje, nuk është çudi që, sa herë dëgjojmë këtë term, në mendje t’na vijë së shumti kjo e fundit.  Përdorimi rutinor ka bërë që të besoshet tek-tuk se ‘First Lady’ është një titull apo post zyrtar. Por në fakt nuk është kështu. Tek ne jo dhe jo; por edhe në SHBA, atje ku termi është shpikur, nuk bëhet fjalë për ndonjë titull zyrtar. Është thjesht një titull, më saktë një gjetje, me të cilën në SHBA janë mësuar aq shumë sa gati nuk bëjnë dot pa të. Nuk ka asnjë ligj amerikan, aq më pak kushtetuta, që ta përkufizojë këtë rol, por merret vesh se personazhi ‘First Lady’ është...
(3)
Bisedoi: Sokol Balla, Top Story - Flet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish- ambasadori amerikan John Withers   Mund t’ju drejtohem në emër si Xhon, por në fakt ata të cilët janë duke ndjekur këtë intervistë ju njohin si ambasadori Uidhers nga aktiviteti juaj trevjeçar në Shqipëri, aktivitet i cili në fakt vijon të diskutohet edhe sot mes shqiptarëve. Në fakt siç e thashë në fillim të programit,se ju keni heshtur për gati dy vjet, mbase nuk është korrekt pasi ju keni folur për një revistë shqiptare dhe për Zërin e Amerikës. Gjithashtu keni dërguar edhe një deklaratë  gjatë kohës së publikimit të kabllogrameve të Wikileaks. Shumë shqiptarë mund të pyesin përse i thatë po ftesës sime për ta zhvilluar këtë intervistë me premtimin për t’i thënë gjërat troç? Arsyeja përse pranova lidhet me faktin se pavarësisht po bëhen gati dy vjet që jam larguar nga Shqipëria, unë ndjehem thellësisht i lidhur me vendin dhe njerëzit. E kam shumë për zemër. Kujdesem për atë që ndodh atje...
(37)
Para një jave, Kryeministri në një nga ligjëratat e tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave lëshoi edhe një varg insinuatash kundër meje dhe shkrimit tim “Hidrocentralizimi i Shqipërisë”, ndaj të cilave u përgjigja në një intervistë në gazetën “Panorama”. Përveç të tjerash, për mua ishte emblematik reagimi i medias shqiptare ndaj kësaj ngjarjeje, sepse në një farë kuptimi ishte edhe një test i gjendjes së gazetarisë dhe gazetarëve në këtë vend. Le të rendis dy-tri komente mbi ato gjëra që më bënë më shumë përshtypje.Së pari, Kryeministri lëshoi një sulm ndaj një kolegut gazetar, pa i përmendur emrin, por nëpërmjet akuzave dhe insinuatave që lëshoi, që synonin delegjitimimin e tij dhe të asaj që shkruante, la të kuptohet se ishte Fatos Lubonja. Sipas meje, ishte në normat elementare të etikës gazetareske të televizioneve që dhanë lajmin, që ta sqaronin atë, duke i kërkuar Kryeministrit se për cilin e kishte fjalën, pse e bëri autorin eksponent të opozitës, çfarë zilish, për të cilat...
(21)
Çdo ditë ne rrugët tona ndodhin aksidente të shumta për faj të shpejtësisë të automjeteve. Është më se e kuptueshme që është faji i shoferëve tanë, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për këtë duhet të ndëshkohen. Por ndëshkimi nuk duhet të jetë në mënyrë selektive dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, ndryshe nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar për shoqërinë. Fenomeni, me të cilin po përballen shoferët e automjeteve të cilët qarkullojnë në aksin rrugor Lushnje – Fier është krejt i kundërt. Është për t‘u habitur me faktin që autoritete, të cilat duhet të mbrojnë ligjin po e thyejnë hapur atë. Për të rritur transparencën me publikun dhe efiçencën e punës, policia rrugore është pasjisur me radarë me kamerë, të cilët fotografojnë automjetet duke shënuar shpejtësinë. Pajisjet e reja në parim janë shumë efikase dhe të sakta, pasi përbëjnë një provë e cila evidenton të dhëna të sakta dhe paraqet qartë shpejtësinë e automjetit në një moment te caktuar. Procedura...
(12)
Në një analizë të publikuar në gazetën Panorama dhe shqiptarja.com, Kastriot Islami analizonte rezultatet elektorale që nga viti 2005 e këtej dhe arrinte në përfundimin se PS-ja, si e ndarë me LSI-në, edhe e bashkuar me të, del e humbur në garat me PD-në. Në fakt, garat elektorale mes PD-së dhe PS-së mund t’i shohësh nga këndvështrime të ndryshme, por më të rëndësishmet, pa asnjë diskutim, kanë qenë ato për kryeministrin e Shqipërisë dhe për kryebashkiakun e Tiranës. Dhe në këto gara, qysh prej krijimit të LSI-së, pozicioni i saj (me apo kundra PS-së) ka qenë absolutisht vendimtar. Dikush mund të thotë se vendimtar ka qenë roli i KQZ-së dhe jo i LSI-së, por si do ta shpiegonte ky dikush faktin që koalicioni PS-LSI i dha 22 mijë vota avantazh Edi Ramës në 2007-ën në Tiranë, ndërkohë që KQZ-ja kontrollohej nga Berisha? Ndërsa në 2011, kur LSI-ja ishte kundër Edi Ramës, avantazhi prej 22 mijë votash u kthye në një avantazh prej vetëm10 votash… Në 2005-ën, Berisha u bë kryeministër me më...
(18)
Më në fund, edhe ResPublica vendosi t’i moderojë komentet, gjë të cilën e përshëndetim! Prej kohësh besoja se ajo faqe shumë e mirë e medias shqip po e vuante plehun që i mblidhej, për shkak të anonimëve të frustruar, që nuk u linin kusur autorëve – mes të cilëve edhe mua. Kjo formë komunikimi të nyjëtuar si një varg i pafund ndyrësish, sulmesh ad hominem, goditjesh xhamash me llastiqe, shpifjesh dhe rrugaçërish rrezikonte edhe për shkak të natyrës së saj virale, ose aftësisë për t’u klonuar nga një forum në tjetrin. Gjithnjë prej kohësh, kam thënë edhe se përçudnimi i lirisë së shprehjes, që u jep hapësirë veprimi parazitëve të komunikimit publik, nuk është veçse forma më efikase e censurës, në një epokë si kjo e sotmja, ku liria e fjalës kultivohet me aq pompozitet dhe vetëkënaqësi, sa është shndërruar në zhguall pa përmbajtje. Mustafa Nanoja dhe kolegët e tij kanë treguar tashmë se kanë çfarë t’i thonë lexuesit dhe çfarë vlerash t’i përcjellin kulturës publike të informacionit...
Koudelka (Joseph Coudelka) është një nga fotografët legjendë botërorë, që ende jetojnë. Nuk e ka kërkuar kurrë lavdinë, ajo i është blatuar prej punës së jashtëzakonshme dhe sfidave të mëdha që ka përballur të gjithë jetën. Nëse fillesat e tij mund të quhen disi aksidentale, nuk mund të quhet asesi kështu, vazhdimësia, që e ka ngritur në panteonin botëror të mjeshtrit të fotos. Për ata që nuk e dinë, Kudelka është fotografi çek, që ditën e invazionit të frikshëm rus në Pragë më 21 gusht 1968, u gjet në vendin dhe kohën e duhur, duke dokumentuar të gjithë pushtimin. Një vit më vonë, kur mori çmimin e parë ndërkombëtar, ai ende trajtohej për ta ruajtur si P. P. (Fotografi i Pragës) derisa vite më vonë, arriti që të dalë me emrin e vet, përmes punëve që kanë mbetur në historinë e artit pamor ndërkombëtar. Dhe të mendosh, se ky mik i Henri Cartier Bresson nuk pretendon se është ndonjë lloj intelektuali apo filozofi, por thjesht një njeri me fat. Qesh vazhdimisht, sikur të mos ekzistojë...
(5)
Për të gjetur një përcaktim sa më të saktë se çfarë është dhe ç’përfaqëson termi “diktator”, hyra në faqen online të enciklopedisë ndërkombëtare dhe gjeta këtë shpjegim:   “Diktator është sundimtari i një vendi (p.sh. absolutist apo autokratik) i cili merr pushtet vetiak absolut. Kur shtetet e tjera e quajnë kreun e një shteti të veçantë diktator, ai shtet quhet diktaturë. Fjala diktator e ka origjinën nga titulli i një gjykatësi në Romën e lashtë të emëruar nga Senati për të sunduar republikën në kohë të jashtëzakonshme. Ashtu si termi tiran, fillimisht një titull i respektuar në Greqinë e lashtë, dhe në një shkallë më të vogël autokrat, termi diktator përdoret pothuajse ekskluzivisht si një term për një sundimtar shtypës dhe abuziv. Në përdorimin modern, termi "diktatori" është përdorur zakonisht për të përshkruar një lider, i cili mban dhe abuzon një sasi të jashtëzakonshme të pushtetit personal, veçanërisht kompetenca për të bërë ligje pa përmbajtje efektive nga një kuvend...
(7)
Besoj se jam një lexues shumë i vëmendshëm i shtypit shqiptar, e ndoshta për këtë shkak, një nga njerëzit më kritikë ndaj këtij shtypi. E sa herë që unë bëj ndonjë kritikë, del ndonjëri e më thotë: “Mund ta bësh ti një gazetë të përditshme më të mirë në këto rrethana, në të cilat jetojmë?” Nuk e di. Nuk kam një provë për ta demonstruar këtë (s’kam qenë asnjëherë kryeredaktor), e prandaj s’po u futem dënglave ‘pa doganë’. Në të vërtetë, unë po bëj një gazetë, por ajo është online, dhe një gazetë online, sidomos kjo që po bëj unë me Zaloshnjën, e me do kolegë të tjerë, është shumë e ndryshme nga gazetat e printuara. Krahasimi pra s’mban, rrjedhimisht, në diskutimin që dua të bëj mbi gazetat “me letër të shtypur”, as që duhet llogaritur një gazetë online e këtij tipi. Dy vëzhgimet më të shpeshta që i bëhen shtypit tonë janë të njohura: 1. Shtyp provincial; dhe 2. Shtyp që u ikën problemeve reale të vendit. Këto janë, sipas meje, kritika me shumë vend. Shtypi ynë është vërtet provincial,...
(4)
Cili është shkaku numër një i vdekjeve të parakohshme në Shqipëri? Kësaj pyetjeje shumë shqiptarë mund t’i përgjigjen: Aksidentet automobilistike. Por përgjigjja e tyre do të ishte e gabuar. Krahasimisht me aksidentet automobilistike, një tjetër vrasës bën shumë më tepër kërdinë në atdheun tonë. Është shumë më pak i dukshëm se aksidentet –  lajmet televizive nuk japin çdo natë kronika për të –  por ashtu, pa u ndjerë, ai e bën punën e vet... Quhet duhan! Para se të hynte në fuqi ligji për ndalimin e duhanpirjes në vende publike (në vitin 2007), Shoqata Amerikane e Kancerit financoi një studim (http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/19256288), sipas të cilit, 2800 vdekje të parakohshme në Shqipëri mund t’i atribuohen çdo vit duhanpirjes ose tymit që thithet nga ata që nuk e pinë duhanin, por që janë të ekspozuar ndaj tij. Krahasimisht, aksidentet automobilistike shkaktojnë rreth 400 vdekje të parakohshme në vit. Bazuar në një kampion statistikor prej 4000 të...
(4)
Një anketë e publikuar në faqen online të Gazeta Shqip (gazeta-shqip.com), tregon preferencat politike që kanë shqiptarët këto ditë. Duke qenë një anketë online, shtrirja gjeografike e votuesve i kalon kufijtë e Shqipërisë kështu që, kjo si anketë nuk mund të ketë një saktësi për të vlerësuar preferencat (bindjet) e shqipëtarëve brenda kufijve për partitëpolitike. Megjithatë të jep një pamje dhe të krijon një opinion për sa i përket evoluimit të mbështetjes apo bindjeve politike. Duhet të përmendet fakti se gazeta në fjalë shikohet si një gazetë e majtë (pavarësisht se ajo veten e quan të pavaruar). Gazeta Shqip është ndër gazetat më të pavarura (për sa mund të jetë e pavarur në Shqipëri), kur ajo krahasohet me një që haptazi mban një krah politik. Duke u nisur nga premisat që kjo gazetë vizitohet më shumë nga pjesa opozitare (jo vetëm PS-ista), i bie që votimi të tregojë një avantazh majtas. Nëse kjo anketë do ishte bërë në një gazetë që anon nga krahu tjetër politik (PD-ista dhe të...
(20)
Kemi publikuar dy shënime lidhur me dy shkrime të opinionistit të Gazetës Express, Imer Mushkolaj, njërin mbi shkrimin e tij ku radikalizmin islamik e shihte si një dukuri kundër interesit e pasionit patrriotik në Kosovë, e tjetrin mbi shkrimin ku ai denonconte reagimet rrugaçërore kundër shkrimit të parë. Në të dy shënimet kemi dhënë linqet, ku lexuesit mund të lexonin shkrimet e plota. Më poshtë po publikojmë një shkrim të marrë nga www.e-zani.com, si përgjigje ndaj shkrimit të dytë të Mushkolajt. Respublica.al.   Analisti Imer Mushkolaj, botoi një kundërpërgjigje ndaj mesazheve fyese dhe kërcënuese që kish marrë pas një shkrimi të tij në gazetën Express të tiltulluar “Dhunshëm dhe Rrezikshëm”, në të cilin ai, ngrinte shqetësimin për rritjen e radikalizmit islamik në Kosovë. Në përgjigje ndaj këtyre reagimeve, autori solli në vëmendje gjuhën e urrejtjes të bartur në këtë kategori besimtarësh muslimanë, që janë ndjerë të cënuar prej shkrimit të tij. Në këtë shkrim (“Shpërthimi i...
(18)
U bënë disa javë që marrëveshja e anuluar shqiptaro-greke për delimitacionin e shelfit kontinental në Korfuz e në detin Jon, nënshkruar në Tiranë më 27 prill 2009 dhe hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010, është bërë ndër temat më të debatuara në mediat shqiptare. Shkas u bë një njoftim se Ministria e Punëve të Jashtme, mbi bazën e një urdhri të lëshuar nga Kryeministri në verën e vitit të kaluar, kishte nisur negociatat me palën greke për rishikimin e saj. Shpjegimet e dhëna prej funksionarëve të shtetit në vijim kanë qenë konfuze, të paqarta dhe kontradiktore. Mohimi apo modifikimi i shpeshtë i deklarimeve e ka shtuar edhe më shumë misterin dyshimin dhe shqetesimin e ligjshem per rrezikun e ndonjë recidivi tjetër antiligjor, sepse, siç dihet, çështja është tepër delikate. Ajo ka të bëjë me territorin e vendit, i cili gjatë shekujve është zvogëluar ndjeshëm për shkak të aneksimeve sistematike nga fqinjët. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje ai cungohej sërish, por kësaj here...
(14)
Një vendim i tillë i Komitetit Shtetëror apo qeverisë, nuk mund të merrej pa miratimin e publikut në rastin e Ahmet Zogut. Por ky vendim është jo vetëm pa mandat popullor, por edhe pa mbështetje në faktet historike. Nostalgjinë për Zogun, nënën apo familjen e tij kushdo mund ta kultivojë në çdo kohë privatisht.   Pak muaj na ndajnë nga festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë. Komiteti Shtetëror ka marrë vendimet përkatëse; sa keq që midis të tjerash, këtë Komitet së bashku me Kryeministrin e dëgjojmë të flasë, ndër të tjera, për një monument të Zogut dhe mauzoleun e “nënës mbretëreshë”!  Ky konsiderim për monumentet e sipër përmendur, në të vërtetë vendos në dritë paqartësitë e metodologjisë historike që ekzistojnë tek ne, por jo vetëm kaq. Unë si studiuese i lejoj vetes ta kundërshtojë në mënyrë absolute gërshetimin e Festës së Pavarësisë me ngritjen e monumenteve Zogu / nëna mbretëreshë. Janë dy persona të cilër nuk kanë asnjë lidhje me Pavarësinë. Ahmet Zogu më 1912 ishte 17...
(4)
Në përgjigje të një vërejtjeje simes për dallimin që duhet të bëjmë midis varfërisë dhe varfërimit të shqipes, një koleg më pyet, në komentet, nëse mund ta shohim eksperiencën gjuhësore nën totalitarizëm jashtë kontekstit ideologjik dhe politik, ose në aspektet e saj praktike dhe në sfidat që realiteti ia krijonte ligjërimit. Ai sqaron edhe se ka parasysh, në radhë të parë, përkthimet me cilësi shumë të lartë të klasikëve të marksizmit, cilësi që ka mbetur e patejkaluar deri më sot, në fushën e vet. Tema më duket me aq interes, sa po e nxjerr më vete. Në fakt, çfarë thotë kolegu është e vërtetë: cilësia e shqipes në përkthimet e veprave të Marksit, të Engelsit dhe të Leninit mbetet edhe sot model për ligjërimin filozofik, dhe kjo meritë u duhet njohur përkthyesve të këtyre veprave, shpesh jo vetëm anonimë, por edhe intelektualë të dënuar e të shurdhuar, që kanë punuar në internim dhe në burgje. Këta njerëz kanë pasur jo vetëm ndjeshmëri të rrallë gjuhësore dhe njohje të shqipes në...
(6)
Diku nga viti 230 para Krishtit, qyteti madhështor i Finiqit u pushtua nga trupat ilire te Mbretëreshës Teuta. Qyteti antik, një nga më të pasurit e botës antike, me Akropolin disa herë më të madh se Athina, ra pre e plaçkitjes së trupave ilire që ju printe komandanti i njohur i kohës, Skerdilaiti. Historia e pushtimit të këtij qyteti të famshëm tregohet me mjaft detaje nga kronikani i njohur grek, Polibi i cili përshkruan jo vetëm luftën e trupave ilire me mercenarët që mbronin Finiqin, por edhe plaçkitjen e madhe të këtij qyteti. Çuditërisht, shkruan Polibi, trupat ilire dhe Skerdilaiti, pasi mbushën anijet e tyre me plaçke, ikën pa e dëmtuar qytetin. As ndërtesat nuk i prishën dhe as kodrës nuk i vunë flaken. Qyteti vazhdoi jetën e tij normale, duke lulëzuar në art dhe tregëti, duke mbushur teatrin gjigand me skulptura dhe duke ndërtuar vila madhështore të shtruara me mozaikë. Kaloi vetëm një shekull dhe në portat e Finiqit u dukën ushtritë romake. Prokonsulli Paulius Aemilius, i...
(26)
Socialistët vijojnë të thonë se “nuk kemi asgjë kundër heqjes apo kufizimit të imunitetit, por meqenëse na duhet të bëjmë një ndërhyrje në Kushtetutë, le ta shfrytëzojmë këtë moment për të realizuar një ndërhyrje të shumëfishtë mbi një numër papërsosmërish kushtetuese që janë evidentuar gjatë këtyre viteve”. E kanë keq? Mua nuk më duket se e kanë keq. E vërteta është se hapen ca punë më shumë në këtë moment politik, por ideja “për të bërë një rrugë e disa punë”, apo “për të vrarë me një gur disa zogj”, nuk është për t’u injoruar apriori. Përballë tyre është Berisha, i cili thotë se “ky është momenti i imunitetit, që na kërkohet nga BE-ja, e meqenëse jemi në prag të raportit progresiv të Komisionit Europian mbi Shqipërinë, mbi bazën e të cilit do të merret vendimi për t’na e dhënë apo për t’na e refuzuar statusin e vendit kandidat, le të merremi në mënyrë të posaçme me këtë çështje, ta hedhim pas krahëve, e më pas shohim e bëjmë”. Po ky s’ka të drejtë? Në fakt, edhe ky diskutim i...
Agonia e Sirisë ka gjeneruar një mori përgjigjesh joproduktive: dënimin verbal të ekseseve të regjimit të presidentit, Bashar al-Assad; mospajtimet rreth mënyrës së intervenimit të armatosur dhe ngatërrime gjithandej për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjate. Ç’është më e keqja, në një situatë të tillë keqardhëse, bota mund të përballet me një tregues të hershëm të të ardhmes tejet të shëmtuar.Pikë së pari le të tentojmë të veçojmë disa prej ironive dhe kundërthënieve kryesore që po i ndërlikojnë përpjekjet për përfundimin e dhunës në Siri.Ndonëse Siria po ua mohon liritë politike qytetarëve të vet, ajo toleron lirinë sociale dukshëm më shumë sesa shumica e shteteve arabe, e veçanërisht Arabia Saudite, dhe e cila po u prin kërkesave për rrëzimin e Assadit. E qeverisur nga shumica alevite (një sekt shiit), Siria strehon një kaleidoskop të grupeve të ndryshme”: arabë, armenë, të krishterë, kurdë, druze, ismailas dhe beduinë.A është kjo tolerancë e diversitetit...
(7)
Fill pasi Spartak Braho udhëhoqi me sukses ekipin mbrojtës të Ilir Metës në gjyqin famëkeq mbi video-përgjimin, ky i fundit përdori për të epitetet “prokurori i përhershëm” dhe “kryeprokurori në pritje”. Këto fjalë, të thëna publikisht nga Ilir Meta, parashikojnë një stuhi jo të vogël në “trekëndëshin e Bermudës” Berisha-Meta-Topalli. Në sistemin tonë parademokratik, marrja e një posti përcaktohet shumë rrallë nga gara paralele meritokratike. Në shumicën e rasteve, janë lidhjet vertikale tribale ato që përcaktojnë se kush merr një post të rëndësishëm shtetëror. Dhe Meta shquhet për përdorimin e këtyre lidhjeve në konsolidimin e rolit të tij si udhëheqës i padiskutueshëm i partisë së vet. Në qoftë se ai ia ka premtuar realisht Spartak Brahos postin e kryeprokurorit (si shpërblim i mbylljes me sukses të çështjes së video-përtgjimit Meta- Prifti), do të “zhburrërohet” në sytë e tribusë LSI-ste, po të mos e mbajë premtimin. Por që Meta të mbajë këtë premtim, Berisha dhe Jozefina Topalli...
(42)
Në fushën e historisë së shqiptarëve njerëzit me tituj doktorësh dhe profesorësh përdorin me endje Dr-të dhe Prof-ët, pa i lidhur me titujt e punimeve shkencore që ua dhanë ato grada. Gradat janë jetëgjata, punimet që sollën gradat jo dhe aq, mjerisht. Veprat e tyre kanë qenë pak a shumë deklarata dashurie për Hoxhën, të llojit "Epërsia e taktikave partizane në mposhtjen e makinës luftarake naziste", apo "Diplomacia e Enver Hoxhës në përballje të fuqive të mëdha", apo ca të tjera me ngjyra folklorike e me preteza shkencore që tani janë mbyllur në harrim me shtatë palë kyçe. Megjithatë janë njerëz që nuk lëshojnë as gradat dhe as istikamin ku janë strehuar për aq e aq dhjetëvjeçarë. Tërë jetën patën në dorë arkivat dhe dokumentat por ama e bënë historinë me stilin “në djall e vërteta, por shkruaj një rresht dhe vështro lart!” Historia jonë zyrtare kutërbon servilizëm tranzitor.  Ajo na shfaqet me një makiazh të rënduar, ngallosur gjithë mite dhe maksimalizma. Gjen aty mitin e...
(2)
Ne shqiptarëve na pëlqen kundërvajtja, nuk bëjmë dot pa shkelur rregullat; dhunimi i këtyre të fundit është në stilin tonë të jetesës (apo është në ADN-në tonë?). Mendoj shpesh se sikur të donim të kërkonim një karakteristikë përkufizuese të shqiptarëve nuk do gjenim një më të mirë sesa qasja transgresive. Ka plot rrethana që e demonstrojnë dhe e ilustrojnë këtë dukuri, por ka një situatë – kam shkruar më se njëherë lidhur me këtë argument – ku kjo gjë vihet re qartazi, si në një libër për fëmijë me figura: në kryqëzimet e rrugëve urbane të pajisura me semaforë. Është një situatë, në të cilën jemi ndodhur të gjithë, n’daçi si këmbësorë, n’daçi si vozitës (nuk bëjmë keq ta shtiem në përdorim masiv këtë fjalë kosovare: vozitës; nuk kemi një më të mirë). Është një përvojë që s’i mungon askujt; është një mise-en-scène, në të cilën të gjithë kemi luajtur një rol, të njëjtin rol, atë të kundërvajtësit. Një pjesë e madhe nuk janë të vetëdijshëm që e kanë luajtur këtë rol, dhe në këtë mes...
(4)
Me deshirën e mirë të përkujtoj këtë ngjarje jo të zakonte, mbasi po afrohet dita jubilare e saj SHTATOR 1991, do mundohem të rreshtoj disa kujtime në respekt të kolegëve që vëndosen të vetëflijohen, për të ba present respektimin e të drejtave njerzore dhe për të diskretitue ideologjinë vrasëse të komunizmit. Ja kushtoj këtë shkrim kolegut të paharruem të ndjerit  Pano Taci, i cili ishte pjesmarrës aktiv i kësaj greve, me të cilin pata shumë biseda e shkëmbime mendimesh që më vlejten ma vonë.   Në Shkodër, verën e vjetit 1991, në  ndertesën e familjes liridashëse e antikomuniste Martini, në katin përdhese gjindeshin zyrat e porsa hapuna  të shoqatës së përndjekunve politik – dega Shkodër. Menjiherë të binte në sy vorfnia e ambientit, që përvec do stolave a karrigave të vjetra, në zyrën e „kryetarit“ gjindej nji tryezë e vjetër mbi të cilën qe vendosë nji makinë shkrimit dhe vula e re e shoqatës të sapokrijume antikomuniste. Njërez me ftyra të vrame e të veshun...
(3)
Që politika botërore ka nevojë për një subjekt të marrëdhënieve ndërkombëtare me emrin Unioni Evropian, nuk ka më dyshim. Këtë nuk e ka dëshmuar vetëm e kaluara e saj, por edhe e tanishmja. UE-ja arriti që Evropën ta shndërrojë në një kontinent të paqes dhe luftërat në mes shteteve anëtare t’i bëjë të paimagjinuara. Arritjet e UE-së në këtë drejtim janë aq të mëdha, saqë mjafton t‘i rikujtojmë vetëm vitet 1914 dhe 1939. Evropa ka një historik aq të errët, saqë gati gjërat më të këqija të njerëzimit ndodhën në territorin e saj. Evropa është sot shumë ndryshe nga dje dhe shumë më e sigurt për nesër. Këtë nam të saj nuk e rregulloi Këshilli i Evropës e as OSBE-ja, por UE-ja. Dhe kjo u bë e mundur vetëm falë procesit të integrimit. Në Evropë historikisht ka pasur integrime. Mjafton të kujtohen Karli i Madh dhe Napoleon Bonaparta. Por, ky integrim dallon nga të kaluarat. Karli i Madh dhe Napoleon Bonaparta janë pikërisht antitezat e integrimit të UE-së.Botërisht dihet që ideja për krijimin...
(13)
Në një intervistë të filozofit francez, André Glucksmann, dhënë gazetës gjermane “Spiegel International”, që ishte e tëra e fokusuar tek Europa, të bënte përshtypje vizioni i zymtë i tij mbi punët e sotme e të nesërme të kësaj Europe. Ky pesimizëm i buronte prej krizës së sotme ekonomike, por edhe prej një krize të përhershme, të cilën projekti i BE-së e bart në mënyrë fiziologjike qysh në krye të herës, për shkak të kontrastit midis vlerave të përbashkëta dhe interesave individuale të çdo vendi anëtar (filozofi francez përmendte me të drejtë që BE-ja nuk ia del dot as të ketë një plan të përbashkët lidhur me energjinë, gjë që i bën vendet anëtare, sidomos vendet e rëndësishme, të rendin pas egoizmit të tyre; secili po negocion për hesap të vet me Rusinë e rrezikshme të Putinit në lëmin e naftës e të gazit; Gjermania po synon të ndërtojë tubacionet e Detit Baltik, pavarësisht nga rezistenca e nervozizmi i Polonisë e i Ukrainës; ose Italia po punon për një pipeline tjetër, që fillon në...