I nderuem Ardian,
në radhë të parë të kerkoj fajle për titullin që asht i redaksisë: unë kisha shkrue si titull: Në dalazotje të Gegnishtes. Nga vete forma kakofonike e titullit, Gegërishtja dhe gjuha shtetërore e ... besoj kuptohet se nuk asht i imi. Njiherit, deshta me sqarue, se nuk jam polemist i pandershëm, e se përgjithësisht, brezi im, asht ma i ndershem se brezi yt, thjesht se jemi ma të lirë. Kam qenë akoma fëmijë kur asht rrëzue diktatura. Në radhë të dytë, te polemika ime përdori termin "vehbizem" pasi kemi pasë debatue edhe nji herë tek "Bota shqiptare" para shum vjetesh, ku ti thoshje për primatin tosk, quaja elite klikën komuniste, etj. Të gjithë bajmë pjesë tek rendi i primatëve, por ndër primatët njishi asht majmuni akademik. Nuk ma ndjen shum për ato kohë, se nuk i kam jetue, pavarësisht se familjarët e mi janë rrënue prej atij regjimi. Tue pa' këtë qendrim tandin disa vjeçar, e përdora fjalën "vehbizem", për me shprehë nji lloj snobizmi, nji qendrim kshu, po i...