Megjithȅse si shumȅ te tjerȅ jetoj larg, personalisht i kam bȅrȅ disa gjeste simbolike pȅr tȅ kujtuar ditȅn e Pavarȅsisȅ, duke vendosur flamurin e kuq me shqiponjȅ nȅ dritaren e dhomȅs sȅ gjumit nȅ katin e sipȅrm tȅ shtȅpisȅ, duke vendosur flamurin kuq e zi nȅ foton e profilit nȅ Facebook dhe duke lȅnȅ mustaqet si paraardhȅsit tanȅ 100 vjet mȅ parȅ, por i gjithȅ ky entuziasȅm pȅr tȅ festuar nga larg, zbehet sapo bie ndesh me median Shqiptare dhe lajmet e kȅqija qȅ mbushin uebsitet dhe kanalet televizive. Korrupsion, drogȅ, vrasje, vetȅvrasje, aksidente, dhunȅ, arrogancȅ dhe injorancȅ, padituri, abuzime me gra e femijȅ, opozitȅ liberale dhe opozitȅ ekstremiste, ministra tȅ heshtur nga pesha e fajit dhe opinionistȅ gojȅ-shthurur nga pesha e interesit dhe nȅse ka ndonjȅ qȅ thotȅ se kjo ȅshtȅ diçka normale nȅ çdo vend, e ka shumȅ gabim, kȅto ndodhin tȅ gjitha bashkȅ nȅ njȅ kohȅ tȅ shkurtȅr vetȅm nȅ Shqipȅri.
Por unȅ dua tȅ merrem pak mȅ shumȅ me mȅnyrȅn se si ȅshtȅ menduar tȅ festohet ky...