Data sot është 01-10-2014, ora 14:28
Share |

Opinion

Mark Marku
October 1, 2014 12:05 PM
Kuvendi i PD-së, ngjarja më e rëndësishme e jetës politike shqiptare në hapje të sezonit të ri politik, u mbyll sikur të mos kishte ndodhur: si një formalitet i thjeshtë i një procesi tashmë të përcaktuar. Nuk është e vështirë të kuptohet se në kurthin e “normalitetit” të Kuvendit të PD-së kanë rënë si kundërshtarët e PD-së, ashtu edhe ithtarët e saj. Të dyja palët e konsiderojnë këtë ngjarje politike në përputhje me pritshmëritë dhe pritshmëria ishte se në PD nuk do të ndodhte...
Komentuar 0 herë
Milazim Krasniqi
October 1, 2014 11:28 AM
Prejardhja ideologjike dhe klanore e shumë pjesëtarëve të sotëm të elitave politike mund të ndihmojë shumë për të kuptuar shkaqet e kësaj shkalle të lartë të konfrontimit politik e mediatik në Kosovën e pavarur dhe të rrezikut potencial për dështimin e shtetit të ri. Edhe pse kanë ndodhur ripozicionime jo të vogla në skenën politike dhe mediatike të pasluftës, shtyllat kryesore të asaj prejardhjeje kanë mbetur esencialisht të pacenuara nga periudha e sundimit komunist jugosllav dhe e...
Komentuar 0 herë
Fatos Lubonja
September 30, 2014 01:46 PM
Ka një shprehje që thotë: çdo spektator ka spektaklin që kërkon. Spektakli  i vizitës së Papës, që na u servir nëpërmjet mediave e shtypit tonë, ishte ai që kërkonte shumica e shqiptarëve, veçanërisht elita në pushtet. Thënë ndryshe, ai ishte një “përkthim” i vizitës së Papës sipas gjuhës/kulturës mbizotëruese në vend që e promovon pushteti duke farkuar shqiptarin e ditëve të sotme. E në këtë “përkthim”/spektakël kjo gjuhë/kulturë, sipas meje, vuri shumë theksa të...
Komentuar 9 herë
Dritan Hila
September 30, 2014 10:14 AM
Me tri herë më shumë delegatë se kongresi i Partisë Komuniste Kineze që ka 80 milionë anëtarë, PD-ja vendosi një record për “Gines” i cili do të dojë kohë të thyhet. Në fakt, edhe siç pritej nga një miting i tillë, nuk mund të dilte asgjë veçse të konfirmohej ‘status quo’-ja: Lulzim Basha u rizgjodh kryetar me të drejtë përdorimi të kufizuar të partisë dhe Sali Berisha u rikonfirmua pronar. Asnjë dyshim për enturazhin drejtues, ku pavarësisht emrave, secili mund të...
Komentuar 5 herë
Uk Lushi
September 29, 2014 08:46 PM
Verë. Avenyja e Gjashtë e qytetit të New Yorkut është tërësisht e mbuluar me ngjyrat kuq dhe zi ndërkaq qiellgërvishtësit që e kufizojnë nga të dy anët dridhen ngazëllyeshëm nga tinguj të muzikës shqiptare. Qindra fëmijë, djem, vajza, gra dhe burra shqiptaro-amerikanë marshojnë krahas mijëra njerëzve tjerë në Paradën Vjetore të Imigrantëve të Amerikës. Nga vendqëndrimi im shoh teksa nga deti kuqezi veçohet një burrë që ecën asfaltit por duket sikur fluturon. Ka të veshur qillotë 70 palëshe të...
Komentuar 0 herë
Alqi Koçiko
September 29, 2014 04:49 PM
Ky Kuvend i Partisë Demokratike, në punimet e tij dyditore shpalosi qartazi se ç’ka qenë, ç’është dhe do të bëhet PD-ja. Të tria pjesët e kësaj shprehjeje që e huazuam duke i rënë më qafë e shpërdoruar rilindësin Sami Frashëri, i përshkon një emër, Sali Berisha. Thënë ndryshe, kur themi PD-ja, kemi thënë… Saliu. Për ta nisur nga ky i fundit, deputet i thjeshtë, nuk mund të mos bjerë në sy sindroma që e kap Berishën sa herë shikon pesë a më shumë vetë me duar në xhepa, ose jo...
Komentuar 0 herë
Eugjen Merlika
September 29, 2014 02:11 PM
Për mua ka qenë një e papritur: unë nuk e dija se populli juaj ka vuajtur aq shumë. Pastaj rrugës, nga aeroporti në shesh, gjithë këto fotografi të martirëve. Si keni mundur t’i mbijetoni kaq mundimit? -Papa Françesku Ditën e hënë, më 22 shtator 2014, të nesërmen e vizitës madhore të Papa Françeskut në Tiranë, dy gazeta të rëndësishme italiane, përkatësisht “La Repubblica” dhe “L’Osservatore romano”, njëra një monument mediatik i së majtës dhe tjetra organi...
Komentuar 0 herë
Faruk Myrtaj
September 29, 2014 10:43 AM
Kjo pune e Dosjeve eshte bere Dosje me vehte! Dosje qe eshte perdorur dhe po perdoret nga ata te cileve iu delegua pushteti pluhur-alist pas viteve '90 dhe deri sot e kesaj dite... Natyrisht, kjo e tera eshte nje histori suksesi e komunisteve. Natyrisht, me dhimbje, eshte nje histori deshtimi e te persekutuarve, klasave te permbysyra dhe e atyre qe edhe pa qene mes ketyre te gjoreve te mbrame, e perjetuan dhunen si te ishte ushtruar edhe ndaj atyre vete... Ata qe nuk e provuan ne shpinen e...
Komentuar 0 herë
Skënder Minxhozi
September 28, 2014 11:35 AM
Kuvendi i Partisë Demokratike është një eveniment i rrallë vitet e fundit, në skenën politike shqiptare. I fundit i tillë, që mbahet ende mend, ka qenë ai i dhjetorit të vitit 2009, kur PD e dalë nga fitorja e dytë elektorale (në sajë të katër mandateve të LSI), niste e qetë qeverisjen-bis, ndërkohë që opozita e majtë ndodhej ende e zhytur në spazmat e humbjes elektorale të qershorit. Ky Kuvend vjen në një moment kur PD ndodhet në pozitë të ngjashme me PS-në e asaj kohe. Partia Demokratike e...
Komentuar 5 herë
Arben Manaj
September 27, 2014 01:13 PM
Videoja e dhunës ndaj deputetit Strazimiri të partisë së Berishës, përbën një shëmti që çdo njeri normal do të duhet ta dënojë me forcën më të madhe, nëse nuk vjen nga ndonjë bekgraund dhune. Por kërkesa për ta mbajtur këtë video çdo shqiptar në celularin e vet, derisa të bëhet drejtësi, vjen ironikisht dhe pikërisht nga njeriu më i gabuar dhe ai që ka iniciuar dhe frymëzuar dhunën, e mbi të gjitha atë politike në Shqipëri. Sali Berisha mbetet njeriu që simbolizon inspiruesin më të...
Komentuar 0 herë
Artur Zheji
September 27, 2014 12:51 PM
Pritet një Kongres sa më i vërtetë në Partinë Demokratike. Sepse tradicionalisht nuk mbajmë mend Kongrese ku të ketë pasur debate reale në këtë parti. Influenca dhe mbipushteti i Berishës, objektiv dhe subjektiv, i ka zgjidhur konfliktet dhe polemikat de facto jashtë këtij forumi. I cili nuk ka prodhuar ndonjëherë ngjarje të rëndësishme, sepse kryengjarja ka qenë gjithmonë Berisha. Kështu erdhi për herë të dytë në pushtet kjo parti dhe kështu “rezistoi” deri vitin e shkuar. Berisha...
Komentuar 1 herë
Mustafa Nano*
September 26, 2014 12:29 PM
Unë nuk arrij t’i lexoj mirë motivimet, mbi bazën e të cilave janë aktivizuar një numër deputetësh të shumicës për të bërë një komision parlamentar hetimor, njëherazi dhe një kërkesë shkarkimi, në adresë të dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Çefës e Lulzim Lelçajt. Po, dihet, nuk është sekret tanimë se Rama dhe të vetët kanë arritur në përfundimin që sistemi i drejtësisë është në një gjendje të mjerueshme; e nuk është se e kanë gabim. Ndoshta mund të ketë sektorë e pushtete më të sëmurë se sa...
Komentuar 9 herë
Dominique Moisi
September 25, 2014 04:56 PM
Dyqind vjet më parë, në 25 shtator 1814, Car Aleksandri I i Rusisë dhe Fridrih Vilhelmi III, Mbret i Prusisë, u përshëndetën tek portat e Vienës prej Perandorit të Austrisë, Franci I. Fillimi i Kongresit të Vienës i parapriu periudhës më të gjatë të paqes, që Europa kishte njohur prej shekujsh. Atëherë, përse është injoruar krejtësisht ky përvjetor?Eshtë e vërtetë që Kongresi i Vienës shihet kryesisht si momenti i fitores së forcave reaksionare të Europës, pas humbjes së Napoleonit. Megjithatë...
Komentuar 0 herë
Skënder Minxhozi
September 25, 2014 12:08 PM
Prokuroria shqiptare ka habitur shumëkënd dje, kur ka hapur papritur një çështje penale ndaj tre deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në bazë të një materiali filmik të shfaqur orët e fundit, ajo ka kërkuar hetimin penal të dy deputetëve të mazhorancës, për sherrin fizik me deputetin e PD-së, Strazimiri. Në listë është shtuar edhe emri i Astrit Velisë, e kjo e bën edhe më të habitshme këtë listë emërore. Surpriza nuk ka të bëjë edhe aq me faktin se ndiqen penalisht tre përfaqësues të...
Komentuar 0 herë
Agron Gjekmarkaj
September 24, 2014 04:52 PM
"Pax Albanica”, libri i fundit i Mustafa Nanos flet për marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri. Vizita e Papa Françeskut dhe triumfi i saj kanë shfaqur para nesh një Shqipëri befasuese. Gjithë sa ndodhi çon ujë edhe në mullirin e M. Nanos. Një sërë hipotezash të shfaqura në këtë tekst që ka luajtur me zjarrin pa i fryrë atij u vërtetuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa të tjera jo.    Cilat janë ato? Nuanca të tyre shfaqen edhe në këtë shkrim, por më të...
Komentuar 4 herë
Mark Marku
September 24, 2014 02:47 PM
Imazhi viziv më mbresëlënës i vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri qe pa dyshim ekspozimi i figurave të klerikëve të martirizuar përgjatë regjimit komunist. Shqiptarët dhe mediat ndërkombëtare u kujtuan befas për tragjedinë që kishte ndodhur në Shqipëri. Dhe ishin vetëm 40 prej tyre. Në shesh nuk ishin vendosur figurat e klerikëve të tjerë të burgosur dhe të përndjekur, nuk ishin vendosur figurat e shqiptarëve të tjerë besimtarë dhe jo besimtarë të vrarë nga regjimi komunist. Nëse do të bëhej...
Komentuar 9 herë
Mentor Kikia
September 24, 2014 10:28 AM
Bashkëjetesa dhe toleranca kanë qenë fjalët më të përdorura javët e fundit, në vigjilje e sidomos gjatë ditës së vizitës së Papës në Shqipëri.... Që në krye dua të them se ne gabimisht kemi përdorur në të njëjtin kuptim fjalën “tolerancë” me fjalën “bashkëjetesë”. Edhe në qofshim një shoqëri tolerante, duhet të dimë se në këtë rast kjo fjalë nuk është në vendin e saj, pasi “tolerancë” do të thotë që një bashkësi njerëzish ushtron diktatin dhe tjetra e...
Komentuar 2 herë
Burim Ramadani
September 23, 2014 02:29 PM
Besimtarët nuk kërcënojnë! Ky është parimi themelor i të besuarit. Në secilin religjion botëror kërcënimi është i ndaluar, por jo vetëm kaq. Në fakt, religjionet me përmasa botërore mësojnë dashurinë, bamirësinë, solidaritetin, afërsinë me njerëzit. Mësimet religjioze nuk përfshijnë dhunën, kërcënimin, shantazhin, poshtërsitë. Porse, predikimi i mësimeve religjioze është diçka subjektive. Dikush mund t’i japë kah plotësisht tjetër të dhunshëm të njëjtit mësim që dikush tjetër mund t...
Komentuar 0 herë
Mustafa Nano
September 22, 2014 11:48 PM
Vizita e Papë Françeskut në Tiranë ish e natyrës politiko-pastorale, por doli të ishte edhe një operacion i shkëlqyer marketingu. Me fjalë të tjera, Shqipëria doli nga kjo histori me një imazh të përmirësuar në arenën ndërkombëtare. Mediat e botës kish kohë që flisnin për këtë ngjarje, dhe e gjithë kjo vëmendje për mirë, merret vesh, nuk vinte për merita lokale, por vinte prej ndikimit që ushtron Papa i Romës, apo edhe ky Papë në veçanti, në botën e sotme. E vetmja meritë lokale mund të lidhet...
Komentuar 6 herë
Alfred Lela
September 22, 2014 12:40 PM
Historia i ka kapur në banalitet administratorët shqiptarë. U desh ardhja në Shqipëri e një pape që një nga sheshet kryesore të Tiranës të çlirohej, të meremetohej, të pastrohej e të kthehej në normalitet. Ironia e historisë është se ka qenë projekti i një italiani, arkitektit Armando Brasini, që u sendërtua në atë bulevard dhe shesh të çliruar dje më 21 shtator me rastin e meshës së shenjtë të mikut të rëndësishëm nga Vatikani. Përndryshe vizita e Papa Françeskut ka qenë shkëlqimtare. Qyteti i...
Komentuar 0 herë
Blendi Kajsiu
September 21, 2014 01:57 PM
Fatos Lubonja, në artikullin e tij “Që Papa Françesku të mos keqpërdoret”(Panorama, 18 shtator), shpreh një shqetësim të justifikuar në lidhje me keqpërdorimin e vizitës së Papës. Mënyra se si toleranca dhe bashkëjetesa fetare janë kthyer klishe që përdoren nga elitat është një shqetësim i drejtë i autorit. Aq më tepër kur, siç thotë Lubonja, janë pikërisht këto elita që “fryhen” me tolerancën fetare, të cilat gjithnjë e më tepër kontribuojnë te përçarja dhe intoleranca...
Komentuar 7 herë
Artan Fuga
September 20, 2014 03:08 PM
Përse në parim nuk mund të shkruhet një histori objektive tani, aq më pak administrative? Përtej humorit dhe seriozisht... Sepse historia jonë e pasluftës të Dytë Botërore, përgjatë periudhës moniste, por edhe në këto dy dekada e ca, është plot me zona të errëta, që vendosin në dilema dhe japin pasiguri për shumë anë dhe aspekte të historisë sonë.  Janë zona të errëta, pa informacion, me informacion të dyshimtë, krejt të pabesueshëm, çka historianin e denjë dhe serioz e bëjnë të hezitojë,...
Komentuar 1 herë
Artur Zheji
September 20, 2014 01:47 PM
Ndoshta ndodh kudo kështu. Në vendet e vogla dhe në vendet me histori zymtake si e jona. Vizita e një Pape, apo e një Merkeli nesër, apo e Bushit ca kohë më parë, apo e Hrushovit dhe e Cu En Lait, në shekullin e kaluar, përjetohet si një emocion tronditës. Dhe ndërmerren gjithkund masa drithëruese, mbarëkombëtare. Sot në Shqipëri, nga ateizmi kemi brofur në papizëm. Porse vende-vende edhe nga enverizmi, në jihadizëm. Por ja, nuk ka dyshim. Shqipëria do të zgjohet dhe do të jetojë ca ditë e...
Komentuar 4 herë
Eduard Zaloshnja
September 20, 2014 01:20 PM
Administrata Doganore (e drejtuar nga Elisa Spiropali) dhe Drejtoria e Tatimeve (e drejtuar nga Briseida Shehaj) janë diskutuar këto ditë në debatin publik, pas rishikimit të buxhetit të shetit të propozuar nga qeveria. Shkak për këtë ishte rishikimi me ulje i të ardhurave të parashikuara nga akcizat (që mblidhen nga Administrata Doganore) dhe i të ardhurave nga tatim-fitimi (që mblidhen nga Drejtoria e Tatimeve). Nga realizimi i këtyre zërave në 8-mujorin e parë të 2014-ës, shihet se akcizat...
Komentuar 1 herë
Ylli Polovina
September 20, 2014 12:21 PM
Nuk u bë kurrë e qartë se prej cilit burim, ndonjë diplomati të huaj apo një vëzhguesi vendas që ruante lidhje klandestine me Perëndimin, por përtej kufijve fakti ra në duart e një televizioni: gjatë ceremonisë funebre të përcjelljes së Enver Hoxhës në Tiranë, mes turmës së madhe që po shprehte pikëllimin për vdekjen e tij, ishte parë një plakë, e cila në atë përmortje kishte belbëzuar një lutje duke bërë kryqin. Por do të qe fundvjeshta 1990, kohë kur diktatura në ikje do të lejonte rihapjen e...
Komentuar 0 herë
Romeo Gurakuqi
September 19, 2014 05:20 PM
Për më shumë se dy dekada gjatë tranzicionit Shqipëria përjetoi një deformim të paimagjinueshëm të ligjit, së drejtës: liria u konceptua si e drejtë e pakufizuar e individit për të bërë gjithçka, pa u druajtur për kufizimin e ligjit dhe të drejtave të të tretëve, dhe ligji nuk u respektua në një linjë piramidale, që vinte e pasqyrohej në një formë progresive në të gjithë administratën e shoqërinë shqiptare.  Qeveria aktuale shqiptare, duke filluar sidomos nga tremujori i dytë i vitit 2014...
Komentuar 0 herë
Artan Mullaj
September 19, 2014 12:30 PM
Natyrshëm, disa shqetësime me tekstet shkollore në qarkullim kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Këto probleme ishin të pritshme. Me gjithë vullnetin e mirë të MAS-it për të përmirësuar me reforma të ngutshme situatën e krijuar prej degradimit tërësor të ALTERTEKSTIT, degradimi është në një shkallë të tillë që kërkon ndërhyrje kapitale. Ndërhyrje jo thjesht për të shkulur një sistem nga rrënjët dhe për ta zëvendësuar atë me një tjetër, por ndërhyrje për të krijuar fillimisht një...
Komentuar 1 herë
Fatos Lubonja
September 18, 2014 02:21 PM
Letër e hapur Kryeipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Rrok Mirdita I nderuar Kryeipeshkëv Rrok Mirdita! Përditë e më shumë nëpër mediat tona e të huaja po thuhet se Papa Françesku po vjen në Shqipëri për t’i çuar botës prej këtej mesazhin se duhet të jetojnë të gjithë si në Shqipëri përsa i përket tolerancës e bashkëjetesës fetare.  Aq më tepër në këtë kohë konfliktesh. Këtë ma pohoi edhe një gazetar i Radio Vatikanit që e takova në Tiranë. Së fundmi u shpreh edhe vetë Papa, duke...
Komentuar 9 herë
Robert Skidelsky
September 18, 2014 10:25 AM
Duke qenë se mendoj që skocezët janë njerëz të arsyeshëm, besoj se ata do të votojnë “JO” sot për pavarësinë. Por sido që të shkojë votimi, rritja spektakolare e nacionalizmit, në Skoci dhe në vende të tjerë në Europë, është simptomë e sëmundjes së politikës.Shumëkush është tashmë i bindur se mënyra aktuale e organizimit të punëve tona nuk meriton një besnikëri të tillë të padyshimtë; që sistemi politik ka mbyllur debatin serioz për alternativat ekonomike dhe sociale; që sundojnë...
Komentuar 0 herë
Gjergj Sinani
September 17, 2014 02:21 PM
Në këtë prag vizite të Papës ka shumë përpjekje zyrtare dhe jozyrtare për të dëshmuar mikpritjen shqiptare. Ka një mobilizim që dëshmon për anën materiale të gjërave, ndaj të cilave vetë Papa nuk ka treguar ndonjë entuziazëm të madh që në fillim të pontifikatit të tij. Shumë diskutojnë se çfarë dhurate mund t’i jepet Papës etj. Në të gjithë këtë angazhim nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi, suksesi i vizitës është edhe lartësimi ynë. Në diskursin për dhuratat, mendoj se dhuratën më të mirë...
Komentuar 0 herë
Paul Krugman
September 17, 2014 12:32 PM
Javën që kaloi mora pjesë në një konferencë të organizuar nga “Rethinking Economics”, një grup i menaxhuar nga studentë që fton të rishikosh ekonominë. Dhe një Zot e di se sa shumë duhet që të rishikohet ekonomia, në dritën e krizës shkatërrimtare, që as nuk është parashikuar dhe as nuk është ndaluar. Megjithatë, më duket se është e rëndësishme të kuptojmë që dështimi i madh intelektual i saj në vitet e fundit ndodhi në disa nivele. Eshtë e qartë se ekonomia si disiplinë u fut në...
Komentuar 0 herë
Gjergj Meta
September 16, 2014 04:48 PM
Isha i prirur të shkruaja diçka për këtë libër të Mustafa Nanos. Nuk mora pjesë në inaugurimin e librit të tij, me gjithë ftesën miqësore që Nano më kishte drejtuar. Motivi ishte shumë i thjeshtë: vizita e Papës më ka përthithur tërësisht në përgatitjet për të krijuar një ambient sa më të rehatshëm për mediat. Projekti i tij kishte kohë që kishte filluar e mua ma kishte zbuluar në një takim të rastësishëm në Muzeun Kombëtar, gjatë festivalit të librit. Lexova në bocet pjesën më të madhe të...
Komentuar 5 herë
Dritan Shano
September 16, 2014 01:32 PM
FMN erdhi dhe iku. U kthye në Uashington. Pa folur për publikun. Është ndoshta hera e parë që FMN nuk është transparente me publikun shqiptar. Sa për qeverinë, tashmë jemi mësuar me mungesën e transparencës së saj. Në deklaratën e FMN lexohet se do të vazhdojë diskutimet me qeverinë shqiptare nga përtej oqeanit. Mosmbyllja e diskutimeve ndoshta është arsyeja pse FMN nuk është shprehur ende. Vazhdimi i diskutimeve do të thotë se qeveria dhe FMN ende nuk kanë rënë dakord mbi çështjet në tavolinë...
Komentuar 0 herë
Gerti Shella
September 16, 2014 10:31 AM
Plot 30 ditë më parë, në kulmin e irritimit publik me skandalin në BSH, Këshilli Mbikqyrës i dha një votëbesim të fortë Fullanit, duke i quajtur veprimet e tij “në lartësinë e përgjegjësisë së detyrës ”. I njëjti Këshill, para 10 ditesh, e shkarkoi guvernatorin Fullani në një mbledhje që u thirr me urgjencë pas arrestimit të tij. Këshilli konstatoi këtë herë se Fullani kishte “shkelur rëndë etikën në punë dhe kishte dëmtuar rëndë interesat e BSH” (neni 47/2, germa...
Komentuar 0 herë