credins
Data sot është 21-05-2013, ora 17:13
Opinion
Shakaxhinjtë e ngeshëm thoshin se telenovela e njohur nuk mbaronte kurrë, sepse secili nga personazhet mund të dashurohej, martohej a të bënte sherr me cilindo nga të tjerët, e kur të mbaronin të gjitha kombinacionet, ja nisnin nga e para. Kështu dhe me listat tona   Politika, si një sport i masave për shqiptarët, ka kapur kulmet e audiencës këto ditë. Dhe me të drejtë: Kureshtja e më pas komentimi i emrave të përveçëm të listave të kandidatëve për deputetë, duhet quajtur një e drejtë legjitime e votuesve, një interesim i kuptueshëm mbi ligjvënësit e ardhshëm. Dhe në rastin konkret, shumica dërrmuese e emrave të partive të mëdha, me futjen në një vend të caktuar të listës janë automatikisht deputetë. Edhe sikur bazimi tek rezultatet e zgjedhjeve të kaluara (që përcaktojnë vijën virtuale të sigurisë) të jetë i gabuar, ky marzh gabimi është i vogël. Pra, një “e mirë” e sistemit proporcional është se i dimë që dy muaj para zgjedhjeve, emrat e shumicës së deputetëve. Komentimi i...
(4)
Për vendin me të shkuarën më negative në regjimin komunist dhe më pas, edhe më të varfër në Evropë është e pritshme që shumica qytetare të jetë e prirur drejt nevojave sociale, pra për një rol më të madh të shtetit, kujdes ndaj individit, shpërndarje të burimeve natyrore e financiare, sistem të brishtë drejtësie, mungesë të elitave politike dhe shtresave fisnike, etj. Kjo prirje e shprehur edhe me votë politike i rezervon politikave të majta pothuajse 70% të votave. Në Shqipërinë e 23 viteve të fundit e djathta ka ardhur në pushtet kryesisht jo si e djathtë tradicionale, por si një e djathtë e të majtës, pra një zgjatim i saj. Kjo bëri që masa 70% të mos anojë asnjëherë tek një parti politike, por të shpërndahet në disa parti politike apo që PD të fitonte pushtet më 1992 duke pasur në krah Partinë Socialdemokrate, më 2005 duke pasur në krah Partinë Agrare, më 2009 duke pasur në krah Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe më 2011 duke pasur në krah Partinë Komuniste. Kjo shpjegon faktin...
Shpirti i Turmës bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore që kërkon përherë të shoqërizohet. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çeshtja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brymosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin Sundimtari dhe Turma. Kjo është çeshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janë shfaqje të shpirtit të njeriut dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë sjelljen e tij shoqërore, domethënë kufirin ndarës çfar quhet e mirë dhe çfar quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janë dy gjëra të ndryshme por që njëkohësisht plotësojnë e bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, ngase në fund të fundit ato bashkëshoqërojnë njeriun. Sjellja shoqërore është ajo që përcakton ngjarjet shoqërore, sepse njeriu bën atë që dëshiron të bëjë....
Shëndeti mendor, pra gjendja psikike e një individi, nuk përbën kurrfarë kushti për të qenë burrë shteti në vendin tonë. Domethënë për të qenë pjesë elitare e pushtetit legjislativ, atij ekzekutiv, si dhe të tjera sferave të larta të jetës institucionale shqiptare. Aktualitetin e gjendjes së shëndetit mendor e ndesh të jetë kriter që kushtëzon, p.sh zgjedhjen e një individ-kandidati në një post inspektori, apo të një kandidati për shofer, për edukatore kopshti, për kamerier, për akullorebërës, për kuzhinier, për ripërtëritje patente, etj. Por kjo gjendje nuk del të jetë kusht ligjor për të qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidat për deputet, kryeministër, ministër, sekretar, zëvendësministër, rektor, dekan apo pjesë zyrtare elitare e stafeve akademike. Me pak fjalë, ekzaminimi dhe paraqitja e një raporti që të dëshmojë gjendjen psikike të një individi, kandidat për në sferat e larta të pushtetësisë shqiptare, nuk është përshirë si detyrim ligjor. Duke përbërë kështu...
Shqipëria është pis.  Cipa e trashë e plehrave bëhet gjithnjë e më e trashë. Kur flasim për një Shqipëri pa plehra Qeveria flet për grumbullim plehrash, dërgim në landfill, riciklim, incenerim (djegje) ndërtim landfillesh apo ndërtim impjantesh inceneruaes. Kohët e fundit duke habitur cilindo flet dhe bën import plehrash që ndihmokan për të pastruar Shqipërinë.  Flitet por nuk dihet se c’do bëhet e ku do shkohet. Nuk ka një model të përcaktuar e funksional. Nuk ka para për infrastrukturën e menaxhimit të plehrave. Dhe atje ku gjenden disa para nga grantet si në rastin e ndërtimit të landfillit të Bushatit , paratë mbeten të ngurosura e objekti pa perdorur pasi mungojnë paratë tek bashkitë e komunat për të paguar shërbimin për sistemimin e plehrave në  landfill. Ndodh kështu që plehrat shtresëzohen në ambjent të hapur, duke helmuar token, ujin dhe ajrin gjithnjë e më shumë.  Cili duhet te jete modeli Shqiptar për të zgjidhur problemin gangrenë të plehrave? ...
Shtresa e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, pothuajse për gati një gjysëm shekulli, iu nënshtrua sharjeve, fyerjeve, denigrimeve, rrahjeve, burgjeve politike, dëbimeve, internimeve, pushkatimeve pa gjyq e me gjyqe të sajuara dhe tani që koha për të cilën ata ëndërruan dhe sakrifikuan “erdhi”, ata nuk përfituan asgjë. As dëmshpërblim material, as moral, as integrim të tyre, siç flitet me një gjuhë të fryrë nga mburrjet të politikës. Sigurisht që ish-të dënuarit e të përndjekurit e diktaturës komuniste dhe ne pinjollët  e tyre, jemi të ndërgjegjëshëm që asnjë shtet i botës nuk do të ishte në gjendje të përballonte financiarisht një dëmshpërblim dinjitoz të dëmeve morale, fizike dhe ekonomike, të shkaktuara nga diktatura komuniste. Janë krime të përbindshme, madje edhe të paimagjinueshme e të pabesueshme. Ish-të dënuarit politikë u përdorën edhe si skllevër, për të nxjerrë minerale nga minierat, për të ndërtuar pallate banimi, si dhe shumë vepra të tjera si fabrika,...
(2)
Nga cikli: Çarja Tektonike – si Shqipëria po i afrohet kontinentit afrikan     Po flitet shpesh për arsim të rrënuar dhe shifrën 57% analfabetë funksionalë – dmth. vetëm 43% arrijnë të kenë aftësitë minimale. Por, sipas shifrave zyrtare, mbi 95% të fëmijëve kalojnë me sukses pragun e përcaktuar me provim shteti. Në këtë përqasje njëra nga palët e ka gabim. Duke analizuar rezultatet reale, mekanizmin e vlerësimin dhe politikën që kryen faktikisht institucioni përgjegjës, kuptohet thelbi i enigmës. Analiza në plane të ndryshme, konfirmon çka nuk e kemi parë para syve tanë. Në fund të klasës së 12, kur brezi i arsimuar kontakton tregun, vetëm afro 30% ia dalin në matematikë, dhe në total, 12.83 % faktikisht kanë marrë shërbimin arsimor faktik – mbi pragun e kalimit. PISA është një konfirmim tjetër i rëndë për nivelin e shkollës shqiptare, me 43% kalues në lexim dhe 32 % kalues në matematikë. Por demonstron edhe nivelin e politikë-bërjes, si dhe atë shtet që nuk ka fuqi as të...
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Kodin Zgjedhor, është organi qendror për administrimin e zgjedhjeve, si edhe për përcaktimin e rregullave lidhur me to. Sipas parimit të ligjshmërisë, në bazë dhe për zbatimin e ligjit, KQZ miraton akte të cilat rregullojnë çështje dhe aspekte të veçanta të procesit zgjedhor, të cilat mund të kenë karakter normativ apo individual. Në mbledhjen e djeshme KQZ miratoi Aktin “Për hedhjen e shortit për caktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet e 23 qershorit 2013″. Çfarë konstatohet në këtë akt të miratuar tashmë nga KQZ, me votat e 4 anëtarëve të saj? Në bazën ligjore të këtij akti janë vendosur paragrafët 3 dhe 4 të nenit 98, të cilët parashikojnë detyrimin për hedhjen e shortit lidhur me renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, por në dispozitivin e tij, pra në pjesën vendimmarrëse, parashikohen në mënyrë të qartë dhe të detajuar rregullat në bazë të të cilave do të hidhet shorti. Kështu referuar...
Sa herë janë zgjedhjet Shqipëria le përshtypjen e ishullit në përmbytje. Evropa dhe SHBA-ë thonë është tejkaluar limiti. Ndërmjet flakëve të pushtetit dhe opozitës është shtangur plot frikë elektori. Çka të bëjë ai? «Quo Vadis» ky titull i romanit të shkrimtarit polak Henryk Sienkiewicz duket si moto e përjetshme shqiptare.  Shqipëria së shpejti do të zgjedh primatët e saj të vjetër me rroba të reja ose do akreditojë politikanë të rinj, të cilët shtangur e këmbëkryqëzuar belbëzojnë aporinë e romansierit polak sikur të ishte vetë përgjigja, adresa dhe fatumi që duhet të ndjekin. Sa herë që nisin garat për pushtet Shqipëria acarohet duke rrezikuar ta katapultoj veten dekada e ndoshta një shekull pas epokës aktuale. Kësaj radhe ajo madje rrezikon edhe më shumë se herët e tjera. Jo sepse shqiptarët janë «egërsuar» edhe më shumë, porse miqtë dhe sponsorizuesit e plisave të Gadishullit sillen sikur nga lodhja të shpresojnë që nëpërmjet ndonjë të keqeje të ç’mëkatohen më vonë posi Ponc...
(2)
Kryeministrit të ngjirur të Shqipërisë nuk i mungon asgjë. E megjithatë ai vuan për diçka që kundërshtarët e kanë dhe ai nuk e ka. Ai ka një zili absurde që nuk ka gurët e Opozitës për të qëlluar qeverinë e tij. Ai ka një dëshirë të çmendur, surreal, që në këtë muaj të fundit para votimeve, të ishte ai kundërshtari i vetes. Oh, çfarë do t’i bënte ai kësaj qeverisje! Dhe po ta keni vënë re ai e ka shfaqur këtë zili që shumë kohë përpara, që atëherë kur premtonte në publik: “Do t’i përmbysim!” Por ama dihet që përmbysen vetëm ata që janë më lart, dhe tërë e dijnë cila përmbysje pritet më 23 qershor. Megjithatë ai nuk rrinte dot pa ia grabitur këtë frazë tipike për forcat opozitare. Në dëshirën për të rrëmbyer gjithëçka mbi këtë truall ai u merr kundërshtarëve dhe parrullat që u takojnë atyre. Merr psh. kryefjalën e fushatës. “Ne jemi ndryshimi”? Dhe kjo është fjali e volitshme për ata që ofrohen për të ndryshuar qeverisjen. Nuk mund të thuash ti, çoban i qeverisjes së këtyre tetë...
Me Letrën e tyre për zgjedhjet e 23 qershorit që mban datën 8 maj 2013, por që vetëm dje u dorëzua për shtypin, duket se  Ipeshkëvinjtë katolikë të Shqipërisë kanë dashur kësaj here t’u ikin toneve të përgjithshme e të ndalen në disa problematika të veçanta të zgjedhjeve. Një analizë të kësaj Letre nuk mund të mos e nis nga fundit i letrës, ku Ipeshkëvinjtë katolikë, në përkim edhe me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, i ngarkojnë politikës shqiptare përgjegjësinë e mosmarrjes së statusit të vendit kandidat. Ndër shkaqet e kësaj vonese dallohen pikërisht te mosadministrimi i mirë i zgjedhjeve në të kaluarën dhe mosmarrëveshja për votimin e ligjeve të nevojshme për integrimin. Sigurisht mund të ketë dhe ka edhe shkaqe të tjera, por duket se këto dyja përbëjnë thelbin e këtij dështimi të politikës në Shqipëri. Në fakt Ipeshkëvinjtë janë në përkim të plotë me atë çka ata kanë thënë në Letrën Baritore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në të cilën thuhet me forcë se e...
(1)
Nëse ndokush do analizonte periudhën e pluralizmit politik në Maqedoni, periudhën shqiptare duhet ta ndajë në dy pjesë, ku e para përfshin vitet 1992-2001, dhe pjesa e dytë, periudha pas saj. Interesantja është se, nëse në periudhën e parë kemi disa parti politike shqiptare dhe disa personalitete me ndikim, në periudhën e dytë, kemi vetëm një personazh absolut, i cili, perveç disa humbjeve spontane në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të vitit 2009, ka qenë çdoherë fituesi absolut. Ky personazh është z. Ali Ahmeti, ku suksesi i tij besoj se është më shumë nga figura mitike e tij dhe gjithashtu se nuk ka pasur nga ana tjetër kundërshtarë të konsoliduar mes veti. Politikani i vetëm shqiptar, që me një zotësi të paparë më parë nuk ka lejuar që partia e vet të përçahet, ndërsa në anën tjetër PDSH-ja ka njohur ndarje të njëpasnjëshme, ku persona brenda saj, më pas kanë krijuar partitë e veta, si z. Bardhul Mahmuti, z. Imer Selmani dhe në fund z. Rufi Osmani.  Kjo temë është e gjatë...
(13)
“Lul Basha është një fushatist tejet efiçient,” më tha Valentina Leskaj, drejtuesja e fushatës së 2009-ës në Elbasan për PS-në, kur e pyeta pas atyre zgjedhjeve sesi mund ta shpiegonte që dy koalicionet kishin dalë barazim me mandate në atë qark. Dhe në këtë fjali të Leskajt, ndoshta fshihet edhe kyçi i prishjes së atij barazimi në 23 qershor… Nga informacionet që kam mbledhur pas zgjedhjeve të 2009-ës, më rezulton se Basha zbatoi ne qarkun e Elbasanit strategjinë elektorale të mikro-shënjestrimit, të hartuar e zbatuar me aq efikasitet nga Carl Rove, strategjisti elektoral i Bushit të Ri. Pasi Basha evidentoi me një punë të palodhshme të njerzve të shtabit të tij prirjet e votimit të çdo qendre banimi, sado të vogël, ai i shënjestroi mesazhet dhe premtimet sipas nevojave që kishte secila prej tyre. Basha s’përtoi të shkonte edhe në lagjen më të largët të fshatit më të largët, për t’u premtuar edhe një grushti votuesish diçka për të cilën kishin nevojë. Si rezultat, mandatet në Elbasan...
(1)
A është efektiv sistemi ynë arsimor? Po lodhemi duke debatuar çdo vit për përmbajtjet e programeve të studimit; për mënyrat se si duhet t’i “zbrazin” dijet nxënësit dhe studentët në provime, për shkollat dhe universitetet, për cilësinë, akreditimin e renditjen e universiteteve etj., por kalon thuajse pa komente dështimi themelor: përgatitja e rinisë për të ardhmen e saj të ndërlikuar dhe të paqartë. Sa të rinj e të reja bëhen të pandjeshëm ndaj ideve dhe sa të tjerë humbasin shtysën për të nxënë për shkak të mënyrës si provojnë të nxënë? Sa prej tyre u kufizohet aftësia për të gjykuar dhe kapaciteti për të vepruar me inteligjencë në situata të reja si pasojë e ushtrimeve automatizuese? Sa e përcjellin procesin e nxënies me mërzi dhe bezdi? Sa prej tyre gjejnë se ajo që nxënë është e huaj për situata jetësore jashtë shkollës dhe nuk u jep aftësinë t’i kontrollojnë këto situata më vonë? Pakënaqësisë për kurrikulat dhe metodat e nxënies tradicionale, problem i mprehtë për momentin, po u...
(12)
Për të asht shkrue shumë e prapseprap asht thanë shumë pak, e kam fjalën për studimin e veprës së tij, sidomos asaj të Mbasluftës por edhe për vitet e kalueme në Romë. Nuk kemi nji jetëshkrim të plotë të Ernest Koliqit, por mbi të gjitha na mungon nji studim sistematik i gjithë veprës së tij. Në pritje të këtyne po kufizohemi me shkrue dy rreshta me rasën e përvjetorit të tij të lindjes.Nuk asht i qartë viti i lindjes së tij, por për me i ra shkurt, tue u bazue në të dhana të vetë familjarëve, ka shumë gjasa që Ernesti të ketë lindë në Shkodër me 20 maj 1901, e jo në vitin 1903 siç asht shkrue deri tashti. Lajthitje të tilla për kohën kanë qenë të zakonshme, por gjetja e regjistrit të pagzimit të famullisë së Shkodrës kishte me i vu kapak kësaj pune pse të paktën për vitin do të ishim të sigurtë, tue qenë se pagzimi i fëmijëve asokohe bahej mbrenda nji kohe relativisht të shkurtë.Në vjeshtën e vitit 1943 Koliqi pat mbërrijtë me i shpëtue dhunës komuniste tue ikë prej portit të Tivarit...
(31)
E pandalshme seria e profkave që vetë Partia Socialiste po i kurdis Partisë Socialiste për ta çuar këtë të fundit drejt humbjes. A do aleancë turpi më 1 prill? A do kryetarin që shkon e bën skandal në Vjenë? A do Koçon në listën e Vlorës? A do autobusin e luksit që shet tangërllëk mes mjerimit të përgjithshëm? S’kalon javë pa një surprizë. Megjithatë kemi arritur në orën kur ithtarëve të rotacionit, u ka mbetur vetëm një flamur për ta valëvitur si arsyen pse duhet të ndodhë rotacioni.Siç është kapur edhe nga sensorët e shumë vëzhguesve të tjerë – arsyeja tepër bindëse që rrotullojnë tani në ajër rotacionistët është: “Le ta provojmë një herë qeverisjen e Ramës. Po doli për hajër, veç nesh fitoni edhe ju. Po ishte e keqe, ju humbisni ne bëjmë pallë”. Me pak fjalë, opozita që e ka zakon ta quajë vetveten të majtë, po i fton shqiptarët të luajnë loto më 23 qershor. Një lloj bixhozi ku vetë ata, në të dyja rastet, e kanë të garantuar fitoren dhe ku populli investon qorrazi të ardhmen e...
(5)
LETËR e HAPUR Po shkruaj publikisht, pasi kjo histori private mund të shërbejë për opinionin publik. Po grabitem për së dyti! Herën e parë nga dora e krimit  më 2010-n; së dyti, nga krimi me duart e drejtësisë më 2013-n! Nga njëra dorë kam një vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, të formës së prerë, që ka dënuar fajtorët të cilët më vunë gjobë. Nga dora tjetër kam një vendim të një gjyqi civil që vjen tërësisht në kundërshtim me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dorën ku kam vendimin e formës së prerë të Krimeve të Rënda, fajtorët që siguruan me dhunë një kontratë shitjeje makine nga dora ime, janë dënuar penalisht për gjobëvënie. Në dorën tjetër të gjyqit civil, një bashkëpunëtor i tyre (mik i fajtorëve), më akuzon se unë i paskam vjedhur atij makinën time! Pra, kolegë të medias, në mes të dy duarve jam unë, Leonard Bombaj, qytetar i Republikës së Shqipërisë, që u jam borxhli hajdutëve! Me duart lart! Me dy vendime kundër njëra-tjetrës. Po vazhdoj. Në dorën që kam vendimin e...
(3)
Nën vështrimin e ngrysur të Jozefina Topallit, kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, mori të gjitha ovacionet e platesë pesë ditë më parë, kur Partia Demokratike nisi zyrtarisht fushatën elektorale në Tiranë. Përtej rivalitetit të brendshëm me Kryetaren e Kuvendit, fjala dhe pozicioni i Bashës në atë eveniment, nuk do të kishte rënë edhe aq shumë në sy, nëse ai nuk do të kishte hedhur një tezë, e cila të ngjall disa ndjesi të përziera, mes bezdisë, dëshpërimit dhe pse jo, edhe humorit. Duke komentuar figurën e paraardhësit të tij në bashki, kreut të opozitës Edi Rama, Basha aludoi se ai nuk ishte thjesht një kundërshtar për demokratët, por diçka më tepër. Termin e sugjeroi vetë zoti Basha, kur tha se “…çfarë është dikush që i mohon vendit integrimin? Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës dhe Shqipërisë”. Që politika shqiptare ka qenë dhe vijon ende të mbetet për inerci, një pyll i mbushur me armiq, kjo është jashtë dyshimit. Agresiviteti i jetës sonë politike...
(2)
Një nga elementët bazë të drejtësisë, që është thelbësore për shprehjen e plotë të dinjitetit të natyrshëm dhe të të drejtave të  barabarta e të patjetërsueshme të të gjitha qenjeve njerëzore janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Ky është mekanizmi bazë i krijimit të hapsirës për një qeverisje që përfaqëson vullnetin e shumicës së një populli, qeverisje e cila ka detyrimin të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për një votim të fshehtë, të lirë e të ndershëm. Kur një qeverisje e tillë e humbet besimin e zgjedhësve të saj, këtyre u krijohet mundësia që në zgjedhjet e ardhshme, të përcaktuara sipas ligjit, të zgjedhin një tjetër qeverisje që ata besojnë se do të jetë më e mirë. Kjo bën që udhëheqësia politike e vendit të rrotullohet ciklikisht në kërkim të më së mirës. Por kjo do të ndodhte vetëm kur votuesve t’u krijoheshin mundësitë të gjykonin vetë për udhëheqësinë dhe kandidatët, pa u shtrënguar, pa u frikësuar, pa u mashtruar, pa u kërcënuar, pa shfrytëzuar në mënyrë...
(8)
Berisha po përdor çdo resurs shtetëror e publik për qëllime elektorale. Kandidati Alfred Peza jepte lajmin nga Peqini (të shoqëruar me foto), që na bënte me dije se është mobilizuar ushtria për të ndërtuar një rrugë në një komunë të zonës. Ben Blushi, gjatë një konference për shtypin, fliste për një ping-pong me vende pune të improvizuara në këtë stinë elektorale; kanë arritur deri atje, sa marrin në punë dikë, pastaj binden se ky nuk është në gjendje të garantojë votat e fisit të vet, apo ndoshta binden se fisin e ka të vogël në pikëpamje numerike, dhe për këtë shkak e pushojnë; në vend të tij marrin një tjetër që premton më shumë vota. Zululand e shkuar Zululandit. Ecim më tutje. Ditën që PD-ja hapte fushatën në Tiranë me tubimin e organizuar para korpusit universitar, nja dy kolegë më thanë në telefon se është tentuar të bëhet mobilizimi i administratës publike, d.m.th janë porositur të gjithë ata që kanë një vend pune në këtë administratë të mos mungojnë në atë tubim. Nuk i dhashë...
Ndërkohë që po i shesin energjinë dhe telekomunikacionin e Kosovës, përkatësisht KEK-un e PTK-në, në marrëveshjen 15 pikëshe Thaçi-Daçiç thuhet që dialogu politik do të vazhdojë për energjinë dhe telekomunikacionin. Pika 13: “Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit”. Kësisoj, lumi Ibër po bëhet kufi ndërmjet Serbisë hegjemoniste dhe Kosovës së privatizuar, kufi ku takohen Serbia e Daçiqit dhe privatizimi i Thaçit. Nga okupimi duket se kaluam te privatizimi. Çlirimi ishte një çast. Punëtorëve në KEK që janë te Distribucioni dhe Furnizimi, para disa javëve u ka ardhur një letër që praktikisht i fton ta pranojnë korporatën Limak-Çalik si pronar të ri. Teksti që e nënshkruan punëtorët quhet “Formulari i deklarimit të punëmarrësit për bartjen e kontratës së punës nga KEK në KKDFE”. Aty thuhet që punëtori me emrin e mbiemrin e tij, pozitën dhe numrin e caktuar personal e atë të punës, me kontratën e filan date e me filan numri, deklaron se...
(4)
Vetëm disa sekonda pas mesnatës së 6 majit, kur përfundonte afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit, kamerat fiksuan një Njazi Kosovrasti që kapërcente me hap prej balerine derën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke u përpjekur të fshihte sa mundej çantën që mbante në dorë, që dukej qartë se s’kishte asgjë brenda. Të paktën jo dosjet voluminoze të kandidatëve. Edhe përgjigjet e Kosovrastit pas daljes nga KQZ ishin ato të një njeriu të zënë në faj. Përpiqej t’i shmangej pyetjeve dhe ulte sytë përdhe.  Në orët që pasuan, zërat se PD kishte shkelur hapur afatin kohor të paraqitjes së listave, u bënë gjithnjë e më të forta. Nuk dihet nëse dikur kjo histori do të zbardhet e tëra, nuk dihet as nëse do të ketë ndonjë pasojë për këtë shkelje të rëndë të procedurës elektorale. Ajo që dihet deri tani është se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vijon të vegjetojë në një krizë të thellë përfaqësimi. Pas zëvendësimit brutal të komisionerit Muho, në 15 prillin...
(28)
Para disa ditësh, botova tek respublica.al një tabelë me llogaritje, që tregonin se sa pikë përqindje i duhen koalicionit që, për konvencion, quhet Koalicioni i Majtë, për të shtuar me siguri matematike nga një mandat në çdo qark. Siguria matematike nënkupton që nje numer i caktuar mandatesh të Koalicionit të Majtë arrihet PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË, PARTIVE TË TJERA DHE KANDIDATËVE TË PAVARUR. Llogaritjet e tabelës presupozonin se manipulimet e mundshme nuk do të jenë më të mëdha se ato që mund të jenë kryer në 2009-ën, kur KQZ-në e drejtonte Ristani. Pra, me fjalë të tjera, tabela bënte një përmbledhje të gjasave për rotacion të pushtetit, në qoftë se zgjedhjet nuk prishen fare... Sidoqoftë, tabela që botova, përveç përqindjeve, nuk përfshinte edhe llogaritjen shtesës së votave neto që i duhen Koalicionit të Majtë në çdo qark. Sot po e ribotoj tabelën, duke e shtuar këtë kolonë të rëndësishme. Dhe para se të kaloj në...
(2)
Sa më shumë kalojnë ditët, aq më komike bëhet fushata e LSI-së. Gjatë prezantimit të kandidatëve të tij në Gjirokastër, Ilir Meta perifrazoi shprehjen e një liberali të djathtë amerikan, ish- presidentit Ronald Regan, sipas të cilit, “qeveria nuk zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi”. Përpara ithtarëve të tij, që e brohorisnin pas çdo lloj fraze që nxirrte nga goja, kreu i LSI-së theksoi se këtë shprehje të çerek shekulli më parë, dukej sikur Ronald Regani e ka thënë fiks për qeverinë Berisha. Përshtypja e parë e atyre që e kanë dëgjuar citimin në TV-të e mbrëmjes, sigurisht që do të ketë qenë befasuese. Sepse mendimi automatik që të shkon në mendje është: Po LSI-ja ku ka qenë këto katër vite, a nuk qe edhe ajo pjesë e problemit? Por, asnjë nga ekranet apo gazetat e së nesërmes nuk e ngritën këtë pyetje. I vetmi reagim ndaj saj qe një karikaturë e gjetur e Bujar Kapexhiut në faqen e parë të “MAPO-s”, ku kreu i LSI-së fliste nga tribuna për të pickuar qeverinë dhe një fshatar...
(2)
Le të fantazojmë për një sekondë sikur 27 shtetet që formojnë aktualisht Bashkimin Europian (28 me hyrjen e Kroacisë korrikun e ardhshëm), të “bashkoheshin” me të vërtetë. Do lindte një gjigant ekonomik, politik dhe ushtarak. Por le ta lëmë mënjanë vëzhgimin partizan të një europiani dhe të analizojmë thjesht numrat.   Ekonomia, si fillim. BE-ja gëzon një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 17 mijë miliardë dollarë, ndërkohë që pasuria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të llogaritet në 15 mijë miliardë dollarë. Kina renditet e treta me 7 mijë miliardë dollarë, pothuajse 60% më e varfër nga “varfanjakët” europianë. Dhe akoma: 15,6% e gjithë tortës së eksporteve botërore zotërohet nga Bashkimi Europian, shifër kjo tejet domethënëse nëse merret parasysh kuota e amerikanëve veriorë, vetëm 8,3%. Çdo qytetar europian ka një fuqi blerëse katërfish më të lartë sesa një kinez, trefish sesa një brazilian dhe nëntë herë më shumë sesa një indian. Nëse dikush do duhej të zgjidhte se...
(1)
Ky artikull është rrjedhojë e analizës së përmbajtur në librat “The next hundred years”, “The next decade” të George Friedman dhe “Strategic Vision” të Zbignew Brzezinski-t. I pari, profesor për disa dekada i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këshilltar i Pentagonit për gjeostrategji prej shumë vitesh është themeluesi dhe drejtuesi kryesor i STRATFOR, një firme private inteligjence, pendanti privat informacionmbledhës i CIA-s shtetërore në ShBA. Kurse i dyti, po me një background akademik, është tashmë prej dekadash këshilltar (minimalisht informal) i cdo presidenti të rradhës të ShBA-ve nga L.B. Johnson e tutje. Artikulli nuk ka asnjë qëllim personal, meqë autori nuk ka interesa në Shqipëri. Qëllimi i artikullit është të shpjegojmë për një publik sa më të gjerë shqiptar mekanizmat bazë realë të arkitekturës së pushtetit ndërkombëtar ashtu si janë paraqitur në literaturën e mësipërme. Kjo gjë është parakusht për të kuptuar ato gjëra që dëgjojmë shpesh nëpër lajme dhe që thjesht na...
(2)
Serbet negociator më të mirë dhe më të gatshëm për kompromis, se sa Hashimi, nuk do të kishin gjetur në Kosovë. Rezistenca  dhe rebelimi i tyre,  u shpërblye me një territor, ku nuk guxon të futet as ushtari kosovar. Hashimi firmosi pezullimin e sovranitetit, aty ku nisë bashkësia serbe. Ai nuk kërkoi të njëjtën bashkësi dhe barazi për Luginën. Nuk kërkoi as akusheri, as spital për shqiptarët atje. Madje, as që i shkoi mendja tek e ashtuquajtura Kosova Lindore. Bashkësia serbe nuk quhet autonomi, por në fakt është një autonomi dhe pak më shumë. Komentet e lexuesve nëpër gazeta serbe ishin të llojllojshme. Shumë lexues serb apelonin për durim tek lexuesit tjerë duke u ngushëlluar se Kosovën e kishin humbur pesë shekuj, por e kishin rifituar. Se do ta fitojnë përsëri dhe se kjo Bashkësi e Komunave, do të krijojë histori; qenkan vënë konturat,  shqiptarët do të bëjnë gabime dhe do të vijë çasti të kthehet çizmja serbe. Kështu përafërsisht kurojnë serbet krenarinë e dëmtuar...
(23)
Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha, e prandaj po ngutem të të shkruaj një letër publike (po të drejtohem në njëjës thjesht ngaqë kështu po më vjen, e jo për ndonjë shkujdesje të kërkuar etike). Kësaj letre mund t’i jepja dhe formën e një artikulli, por nuk di pse më vjen që të të drejtohem me një letër, sido që kohë më parë, me sa mbaj mend, kam bërë premtimin se nuk do të kem asnjëherë arsye për të të dërguar një letër të dytë publike. Letrën e parë, gjithnjë publike, ta kam shkruar vite më parë, dhe po aty thoja se nuk ka për të pasur një të dytë. Por nuk po e mbaj këtë premtim. Po ta dërgoj dhe një të dytë. Të shoh që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, i përndezur dhe i eksituar si njëzet e kusur vite më parë, dhe gati-gati më duket e pabesueshme që ti je akoma aty, në krye të asaj partie që ish e para që u ngrit kundër komunizmit, që kërkoi rrëzimin e atij regjimi, e që premtoi ndërtimin e një rendi demokratik. Më kujtohet një konferencë e jashtëzakonshme e PD-së fill...
(4)
  DER SPIEGEL Ndërtesa e Bashkisë në Varna është si një elefant i shëmtuar i epokës së vonë komuniste, me dritare-pasqyra dhe një tendë çeliku mbi portën e hyrjes. Njerëzit instinktivisht ulin kokat ndërsa hyjnë brenda. Plamen Goranov i vuri flakën vetes në sheshin para të kësaj ndërtese, e cila kërkon t’i kthejë banorët nga qytetarë në të nënshtruar. Pak para orës 07:30 më 20 shkurt, Goranov u avit para zyrës së kryetarit duke mbajtur një bombolë gazi dhe një parrullë. Këshilli i qytetit duhet të japë dorëheqjen, bërtiti ai dhe më pas derdhi benzinën ​​mbi trupin e vet duke i vënë vetes flakën. Çfarë ndodhi më tej është ende e paqartë. A thua reaguan punonjësit e bashkisë së qytetit sa më shpejt të ishte e mundur dhe shkuan të merrnin një bombol zjarrfikëse? A pati aty një përleshje me personelin e sigurisë? Në ambulancë, Goranov thuhet t’i ketë thënë një ndihmësmjeku se synimi i tij kishte qenë të organizonte një protestë, por jo të vriste veten. Megjithatë, ai vdiq nga djegiet...