Data sot është 25-10-2014, ora 06:12
Share |

Opinion

Skënder Minxhozi
October 24, 2014 02:39 PM
Pritej që të ishte e ndyrë, por jo kaq e ndyrë. Pritej të ishte politike, por jo kaq hileqare dhe konjukturale. Pritej të ishte e padrejtë, por jo deri në këtë pikë. Ata që në 14 tetor u rrahën në stadiumin e Beogradit, që u kërcënuan me vdekje nga të gjitha anët, që u fyen, u shanë dhe u përbuzën si askund tjetër, atyre të cilëve ju fishkëllye himni në sytë e arbitrave, komisarëve të fushës, krerëve të shtetit të pritës, miliona të tjerëve që e panë ndeshjen në televizion – ata u dënuan...
Komentuar 5 herë
Besart Kadia
October 24, 2014 02:00 PM
Bota është e pasigurt, por dy gjëra janë të sigurta, shkruante presidenti amerikan Frenklin, vdekja dhe taksat. Dihet që kësaj të fundit në Shqipëri, të paktën 50% e popullsisë i shmanget, duke sjellë atë që njihet si informalitet në ekonomi. E teksa të dhënat për rritjen ekonomike tregojnë për një ngadalësim në tremujorin e dytë të këtij viti, FMN në një studim të saj shprehej se Shqipëria ka zbrazur mundësitë për të rritur ekonominë nëpërmjet politikave fiskale. Në tetë muajt e parë të vitit...
Komentuar 1 herë
Ylli Polovina
October 24, 2014 12:19 PM
Simbolin e urave në gadishullin tonë, më shumë se në çdo hapësirë tjetër të kontinentit, nuk e ka krijuar patjetër prania e ujërave të lumenjve të shumtë ose relievi i thiktë, i cili shpesh nga maja e maleve i bën ato të zbresin furishëm drejt luginave apo deri në breg të detit. Ballkanasit vërtet kanë pasur nevojë mbijetimi për t’i ngritur fizikisht ato, madje edhe për t’i shumuar, por shndërrimi i urës në mesazh ndodhi për shkak të së kundërtës të funksionit të tyre: vesit të...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
October 23, 2014 02:36 PM
Në shumicën e mediave shqiptare është njoftuar se Ministria e Financave po konsideron një rritje prej të taksës së karburanteve me 12 lekë për litër, duke filluar nga 1 janari i 2015-ës. Sipas PD-së, “ky lajm i keq për shqiptarët është baraz me 80-90 milionë dollarë në vit, të cilat qeveria do t’i marrë direkt nga xhepat e çdo qytetari shqiptar, i cili, përveç kësaj, do të paguajë edhe indirekt, nëpërmjet rritjes së kostos së produkteve e shërbimeve të konsumit të gjerë”. Por...
Komentuar 1 herë
Mark Marku
October 23, 2014 11:59 AM
Nuk kisha ndër mend të përfshihesha në valën patriotike që ka përfshirë shqiptarët pas ndeshjes Shqipëri-Serbi sikur të mos më kishte joshur një ftesë për debat mbi nacionalizmin që Fatos Lubonja na bënte nëpërmjet shkrimit “Shqiptarët dhe serbët do marrin shuplakën e merituar nga Europa”, të botuar dje në gazetën “Panorama”. Mendoja se akti i admirueshëm i sjelljes së futbollistëve të Kombëtares në stadiumin e Beogradit fliste më shumë se miliona fjalët që shoqëruan...
Komentuar 1 herë
Skënder Minxhozi
October 23, 2014 11:17 AM
Një përfaqësues në zë i shoqërisë civile serbe deklaronte pardje se shtyrja e vizitës së Kryeministrit Rama në Serbi shënonte de factofitoren e forcave radikale, të cilat nuk e duan një takim Vuçiç-Rama në këtë moment. Nenad Xhurxheviç i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, deklaroi se shpreson që kjo pengesë të bjerë së shpejti, nga vullneti i dy kryeministrave për t’u takuar. Konstatimi i Xhurxheviç i përket asaj sfere të opinionit publik në dy vendet, që beson se distanca dhe...
Komentuar 1 herë
Enis Sulstarova
October 23, 2014 12:53 AM
Sërish Lëvizja Vetëvendosje! është vënë në qendër të zhvillimeve të fundit politike në Republikën e Kosovës. Si edhe herë të tjera, është dëshmuar se pesha e saj në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës është më e madhe se sa numri i anëtarësisë së kësaj organizate dhe më e madhe se sa numri i votave që ka arritur të mbledhë ajo në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo ka ndodhur sepse Lëvizja ajo ka ditur që të mbrujë një subjekt politik të veçantë – dhe kjo vlen jo vetëm për Kosovën,...
Komentuar 0 herë
Afrim Krasniqi
October 22, 2014 11:09 AM
Zhvillimet e fundit në raportet Shqipëri – Serbi dhe debati publik që po e shoqëron na dhanë mundësinë e shumëfishtë: - të testojmë fqinjët e Kosovës, të testojmë raportet politike rajonale, të testojmë projektin evropian rajonal, të testojmë institucionet ndërkombëtare, të testojmë institucionet tona, dhe krahas tyre, edhe publikun, median dhe nivelin e cilësisë së demokracisë funksionale dhe institucionale.Fushata denigruese raciste dhe albanofobe në Beograd nuk përbën dallim nga...
Komentuar 2 herë
Ditmir Bushati
October 22, 2014 10:23 AM
Vatrat e nxehta të konfl ikteve që kanë kapluar botën si Ukraina, Siria, Libia, Lindja e Mesme me luftën kundër ISIS janë dëshmi të pakundërshtueshme të rëndësisë parësore të të drejtave njeriut në ditët e sotme. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat i BE-së mbështet fuqimisht respektimin e të drejtave të njeriut dhe universalitetin e tyre. Bazuar në këto arritje, si dhe pas një fushate intensive diplomatike, më 21 tetor 2014, Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e...
Komentuar 0 herë
Agim Baçi
October 21, 2014 01:51 PM
Të pamësuarit me liri ka disa mënyra për t’u treguar. Por pa dyshim që një nga më të rëndat dhe më të dallueshmet mbetet paaftësia për të kërkuar ndjesë. Nasho Jorgaqi, rrobaqepësi letrar i porosive të partisë, por sigurisht më shumë i ish- Sigurimit famëkeq, nuk ndalet së deklaruari se nuk pendohet. Madje, edhe pse kanë kaluar 24 vite nga ndryshimi i sistemit, edhe pse janë bërë publike qindra e qindra krime të Enverit me shokë, edhe pse tashmë dihet publikisht denatyrimi që i ka bërë...
Komentuar 9 herë
Vasil Kureta
October 21, 2014 11:17 AM
Rendi botëror, pas përmbysjes së komunizmit, ka evoluar përmes një procesi kontradiktor, që përmban elemente qëndrueshmërie, ekuilibra të stabilizuar, kontradikta të brendshme komplekse në lëvizje, vështirësi dhe kërcënime serioze ndaj qëndrueshmërisë së tij. Në çdo etapë ka një realitet konkret problematik, i cili përmban në themel një acarim të caktuar të kontradiktës apo kontradiktave, që kërkojnë trajtim të veçantë dhe zgjidhje. Natyra e tij kontradiktore bëhet shtysë e një procesi që...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
October 20, 2014 08:27 PM
-- Vetëm 2/3 e kryeqytetasve që votuan në qershor 2013 janë të vendosur për të votuar sot një nga partitë që garuan vjet Nga një sondazh që zhvillova në kryeqytet në dy javët e para të tetorit, në kuadër të serisë së sondazheve BAROMETER, rezulton se vetëm 67.5% e tiranasve që morën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, janë të vendosur të votojnë sot për një nga partitë që ishin në garë.  Rreth 60% janë të vendosur për të votuar të njëjtën parti që votuan vjet, 5% janë të vendosur të...
Komentuar 2 herë
Rudian Zekthi
October 20, 2014 03:58 PM
1.Korporatat u shfaqën në Mesjetën e mesme në Europë, si organizime qytetare për të rregulluar dhe garantuar punën dhe statusin e profesioneve në kushtet e zgjerimit të mjeshtërive për çdo profesion (ndërkohë që në fshat nuk mund të kishte më shumë se një farkëtar, një këpucar, një zdrukthëtar). Karakteristikat kryesore të korporatave mesjetare ishin: – vetorganizimi apo autonomia, pra ato ia caktonin vetë rregullat vetvetes; – garantizmi, pra si organizim kolektiv ato garantonin...
Komentuar 0 herë
Alma Lama
October 20, 2014 01:24 PM
Nëse ata nuk distancohen dot nga një grup huliganësh në një stadium, si do të distancohen nga e shkuara kriminale e shtetit të tyre? E nëse nuk distancohen dot nga e shkuara kriminale me fqinjët, si do të mund të ndërtojnë një të ardhme të paqme me ta? Këto dy pyetje do të duhej t’ia bënin vetes këto ditë të gjithë ata zyrtarë të lartë europianë, që gjithë këto vite janë munduar të ndërtojnë një iluzion, atë të një Serbie europiane. Dhe nuk është fjala vetëm për një iluzion të padëmshëm....
Komentuar 3 herë
Zamira Çavo
October 19, 2014 02:27 PM
Ngjarjet e fundit në fushën e lojës në Beograd kanë sjellë si asnjëherë një bashkim shpirtëror të shqiptarëve kudo në botë. Pothuaj të gjithë vlerësojnë sjelljen e ekipit tonë kombëtar! Shumë pak janë marrë me “heroizmat dromstike”. Fryma e bashkimit lindi pikërisht nga ndjenjat tona kombëtare të fyera në simbole, dhe besoj, nuk është thjeshtë flamuri i zbritur në fushë nga qielli, se sa fakti i përmbajtjes dyfishe të këtij veprimi: qenia autoktonë dhe “shqiponjat fluturojnë...
Komentuar 1 herë
Eduard Zaloshnja
October 18, 2014 06:05 PM
Dy rrotacionet e para të pushtetit pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri (1997 dhe 2005) kanë sjellë në 12 muajt pasardhës një përmirësim të ndjeshëm të rendit publik, të ardhurave buxhetore dhe investimeve publike. Rrotacioni i tretë (2013) e ka vazhduar traditën me rendin publik dhe të ardhurat buxhetore, por jo me investimet publike. Kështu, gjatë 12 muajve të parë të qeverisjes së re (tetor 2013 – shtator 2014) janë ulur 17 % viktimat e vrasjeve ne krahasim me të njëjtën periudhë...
Komentuar 0 herë
Fatos Lubonja
October 18, 2014 03:13 PM
Para disa ditësh, në emisionin “Opinion” të Fevziut mbi përgjimet e SHIK-ut, u tha, midis të tjerash, se ndër gazetarët e përgjuar bën pjesë edhe Fatos Lubonja. Ishte një pohim i hedhur si shumë pohime që u hodhën në atë emision, që mbeti pezull, pa pasur një përgjigje, duke ushqyer edhe ai thashethemnajën rreth kësaj teme që u hap së fundi në këtë vendin tonë ku e vërteta dhe gënjeshtra luajnë si macja me miun në mendjet e shumë njerëzve. Sigurisht, nuk është ndjenjë e mirë të...
Komentuar 1 herë
Artur Zheji
October 18, 2014 12:31 PM
Po, po, shumë analistë janë dakord që Rama të bëjë një bohçe me këshilla dhe teza europianiste, e të niset në Beograd. Çështja është se kryeministri serb Vuçiç, nuk e ka vendosur akoma. Do të përmblidhet në weekend, do të rilexojë edhe njëherë rekomandimet e presidentit Putin, do të bëjë një dush me ujë të ngrohtë ose një sauna dhe, tek të rrëkëllejë një gotë të hollë kristali me shampanjë, do të mendohet: “Si na leverdis?! T’i ftojmë këta qyqarët nga Shqipëria, që, megjithëse çunat...
Komentuar 7 herë
Andi Bejtja
October 17, 2014 02:10 PM
Më datë 23 tetor UEFA pritet të japë vendimin për dhunën dhe ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, për një nga konkurrimet më të rëndësishme europiane që për shkak të masivitetit dhe të miliona teleshikuesve, e bën këtë konkurrim vitrinën më të madhe europiane, jo vetëm thjesht për europianët, por për të gjithë botën. Ndaj, në datën 23 tetor, përballë kësaj çështjeje tashmë tejet të ndjeshme, që i ka kaluar kufijtë e sportit, veten në pasqyrë nuk do ta shikojë vetëm UEFA, si një organizëm i...
Komentuar 0 herë
Arben Manaj
October 17, 2014 12:23 PM
Shprehja: “Sa të dalë e vërteta, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”, m’u kujtua tek bisedoja sot me një avokat anglez, i cili natyrshëm për episodin në Beograd, kishte mësuar nga shtypi dhe dinte për dronin e telekomanduar dhe “arrestimin” e vëllait të Kryeministrit shqiptar e asgjë tjetër. Nuk dinte se ishin rrahur keqas lojtarët shqiptarë apo që serbët kishin hyrë në fushë me në krye Bogdanovin, si në kohët e vjetra të huliganizmit anglez, e që ende me sa duket...
Komentuar 2 herë
Valon Murati
October 16, 2014 06:16 PM
1. Në një botë ideale sporti dhe politika nuk do të duhej të përziheshin. Por në atë botë ideale gjithashtu nuk do të duhej të kishte konflikte politike, ekonomike, etnike, racore, fetare, pabarazi sociale etj. Por një botë e tillë nuk ekziston, përkundrazi fatkeqësisht shumë prej këtyre konflikteve po thellohen e po ashpërsohen. Andaj edhe çdo aktivitet shoqëror, e në këtë rast i tillë është sidomos futbolli, përveç sport është shpeshherë edhe politikë. Kur luajnë Barcelona, apo Atletik e...
Komentuar 0 herë
Armand Shkullaku
October 16, 2014 02:45 PM
Kryeministri Edi Rama ka mundësinë të hyjë në histori jo si kryeministri i parë shqiptar që shkel në Beograd pas Enver Hoxhës, por si kryeministri i parë që refuzon ta bëjë këtë. Ai duhet ta anulojë vizitën e tij të lajmëruar në Serbi. Edi Rama nuk duhet të shkojë në Beograd jo vetëm për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve, por për të treguar botërisht se miti i “marrëdhënieve të reja” me Serbinë është një mit i shpifur dhe i rrejshëm. Për sa i takon dinjitetit kombëtar,...
Komentuar 6 herë
Andrea Stefani
October 16, 2014 11:13 AM
Ajo që ndodhi në Beograd ishte një disfatë e nacionalizimit serb. Një tjetër provë se nacionalizmi në kohën tonë nuk është një udhërrëfyes i mirë. I pasuar si reaksion zinxhir nga të tjera shpërthime nacionaliste, ai serb ishte shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Nacionalizmi serb është fajtor edhe për shtypjen e Kosovës, masakrave dhe eksodit që tronditi botën. Por në fund fare, qe po nacionalizmi serb që pësoi disfatë përballë një internacionalizmi ndërkombëtar që, i...
Komentuar 14 herë
Ivica Petrovic
October 15, 2014 04:22 PM
Sulmi i teknologjisë së lartë me telekomandë dhe flamur është një risi në stadiumet sportive dhe siç thotë për DW analisti politik-ushtarak, Aleksandar Radiç: "Është e qartë se tek shqiptarët ka një brez të ri, që për qëllime politike mund të shfrytëzojë njohuritë në informatikë, siç është parë në shumë sulme hackerësh në faqet me rëndësi për prestigjin e serbëve dhe të Serbisë. Tani shkohet një hap më tutje dhe përdoret quadcopteri për aksione provokative. Kjo është diçka krejtësisht e re...
Komentuar 2 herë
Andi Bushati
October 15, 2014 10:36 AM
Pak përpara se të niste zallamahia, atje, në stadiumin « Partizani » të Beogradit, gjeta kohën mes tensionit të asaj ndeshjeje nervëshkatërruese të shkëmbeja batuta me një nga kolegët e mi. Shkak u bë një episod anekdodik, por shumë domethënsës. Në skajin tjetër të fushës, diku aty mbi tunelin nga hynin dhe dilnin lojtarët, një grup ultrasish të skuadrës Serbe, po digjnin një flamur: ishte flamuri i NATO-s. Shiko, shiko, i thashë gazetarit që kisha pranë, edhe sot, 15 vite më pas,...
Komentuar 3 herë
Denar Biba
October 14, 2014 03:01 PM
Nga media kemi mësuar se “Kryeministri aktual, Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe një duzinë deputetësh majtas e djathtas janë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror gjatë periudhës dhjetor 2012-korrik 2014. Raporti i sigluar si “Sekret Shtetëror”, është hartuar nga një grup deputetësh që ushtruan kontrollin në SHISH. Gjatë këtij kontrolli, deputetët kanë gjetur gjurmë përgjimesh, e madje edhe transkripte të zbardhura mes tyre me...
Komentuar 1 herë
Dritan Hila
October 14, 2014 01:15 PM
Nuk është vetëm lojë, ashtu siç Davidi nuk është një copë mermer, kapela Sistine një tavan i lyer me bojë apo Monaliza, një beze e llangosur. Është gati fe, me ndjekësit e tij e si çdo fe ka besimtarët rastësorë, të moderuar, të rregullt dhe fondamentalistë; me tempujt ku më tepër se në kisha e xhami, shkojnë me mijëra; me ritet e tij. Në Itali konkurron kishën, në Angli ndjekësit e tij tejkalojnë ata të fesë zyrtare, në Brazil bën mrekullitë që të çojnë nga favellas në majat e botës. Pëlqehet...
Komentuar 4 herë
Dorian Koçi
October 13, 2014 07:19 PM
Një luftë e largët dhe një betejë pa ideal për shqiptarët, papritur nga të përditshmet dhe lajmet televizive, hyri në fillim në bisedat e zakonshme derisa u artikulua si shqetësim edhe në diskursin publik. ISIS dhe etniteti shtetëror i kalifatit islamik, një emër i nxjerrë nga arkivat e fillimit të shekullit të kaluar kur po jepte shpirt pas rënies së Sulltanit të fundit në Stamboll, ka ngërthyer botën mbarë me monstruozitetet dhe intolerancën, duke na kujtuar se vërtet kemi kohë që po...
Komentuar 4 herë
Ilir Yzeiri
October 13, 2014 12:28 PM
Nëse do të vështrosh ligjërimin publik në Shqipëri dhe këtu kam parasysh gjithçka që shkruhet apo paraqitet në media, gjithçka që flitet apo shkruhet në sallat politike, gjithçka që shkruhet apo shihet në bisedat e përditshme mes njerëzve, do të vëresh se përmbajtja e këtij ligjërimi është e keqja që zotëron kudo. Të gjithë po bëhen specialistë të hetimit dhe të paraqitjes së asaj që nuk shkon, që nuk ecën. Një sindromë e tillë fataliteti, në një kuptim më të gjerë, karakterizon edhe hapësirën...
Komentuar 0 herë
Agim Marku
October 12, 2014 12:47 PM
U bë një kohë mjaft e gjatë që diskutohet ndërtimi i një xhamie të re, të madhe, në Tiranë, aq sa kjo kohëzgjatje, po të kishte qenë produktive, mund të konsiderohej dinjitoze dhe e mjaftueshme për një projekt shumë serioz. Ka mirëkuptim të gjerë se është i nevojshëm ndërtimi i një objekti kulti dinjitoz në shërbim të besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe gjithë vendit. Një nga përpjekjet që arriti formësimin në letër ishte projekt-ideja në parcelën në veri të Pallatit të Kulturës, e dalë nga...
Komentuar 3 herë
Stavros Ximas
October 11, 2014 01:45 PM
Janis Butaris vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë ku mori pjesë në inagurimin e “Parkut të Selanikut” të ngritur nga Bashkia e Durrësit në kuadër të binjakëzimit të dy qyteteve.  Një lëvizje e integruar në të ashtuquajturin ”sulm të miqësisë ” që kryebashkiaku i Selanikut ka nisur në disa nga vendet fqinje, me qëllim për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit mes dy shoqërive. Në krahun tjetër  politika jonë e jashtme po lufton për t‘u kthyer  në...
Komentuar 0 herë
Andrea Stefani
October 11, 2014 11:53 AM
Pas daljes në media të një liste të përgjuarish nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), çështja më e debatuar është: a janë kryer përgjimet në përputhje me ligjin apo në dhunim të tij? Një debat që ka fituar edhe një nëntekst të fortë politik, jo vetëm se mes të përgjuarve janë politikanë të lartë si Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kreu zyrtar i opozitës Lulzim Basha dhe një numër deputetësh, por edhe sepse debati integrohet automatikisht me përplasjen e madhe mes...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
October 10, 2014 05:41 PM
Një nga komponentet e rritjes ekonomike në Shqipëri – ai i rritjes së prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike nga viti në vit – varet kryesisht nga Qielli. Në qoftë se Qielli dërgon më shumë rreshje në një vit, krahasuar me vitin e kaluar, kemi rritje të prodhimit të energjisë elektrike në vend (dhe anasjelltas). Kjo, sepse prodhimi i energjisë elektrike e ka burimin 100% nga hidrocentralet. Në tremujorin e dytë të 2014-ës, krahasuar me një vit më parë, vlera e prodhimit...
Komentuar 22 herë
Nexhmedin Spahiu
October 10, 2014 03:44 PM
Vizita e pritur e Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd do të ndodhë pas afro 7 dekadash. Mu për këtë edhe ka rëndësi historike, dhe simbolika luan rol të madh. Edi Rama nuk duhet ta përsërisë gabimin e Ilir Metës, i cili kur shkoi në Beograd si ministër i Jashtëm vuri kurorë lulesh mbi varrin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiç. Gjingjiçi vërtet ishte njëri ndër kryeministrat më të zotë e më pro-perëndimorë në historinë e Serbisë, por ai njihet si politikani serb që deshi ta ndante Kosovën mbi...
Komentuar 4 herë