Data sot është 21-04-2015, ora 10:07
Share |

Opinion

Ayhan Demir
April 20, 2015 07:05 PM
Në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, e vetmja xhami që i ka shpëtuar gjëmës së regjimit ateist të Enver Hoxhës, është Xhamia e Ethem Beut. Kjo xhami nuk është e mjaftueshme për Tiranën. Faljet e të Premteve dhe Bajramet falen nëpër rrugë. Për këtë qëllim në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin pranë ndërtesës së Parlamentit që nga viti 1993 patën filluar përpjekjet e para për ndërtimin e një Xhamie të Madhe. Për Xhaminë e Madhe si në Shqipëri edhe në Turqi janë mbledhur 3-4 here fonde në...
Komentuar 2 herë
Ilir Yzeiri
April 20, 2015 09:23 AM
Raporti zhgënjyes i komisionerëve të PE-së për politikën shqiptare nuk është ndonjë gjë e re për ne. Atë që konstatojnë të huajt në sjelljen politike shqiptare, ne e jetojmë çdo ditë dhe jemi familjarizuar aq shumë me të sa na është bërë mënyrë sjelljeje. Ajo që ne nuk arrijmë të bëjmë në gjithë këta vjet nuk është thjesht përmirësimi i klimës politike, por shumë më tepër se kaq, ne nuk po arrijmë të ndërtojmë institucionin e rrëfimit demokratik. Ne i trembim të huajt kur vijnë këtu jo me atë...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
April 19, 2015 04:41 PM
Pasi përmenda në emisionin Opinion të Blendi Fevziut se epërsia e votave të parvjetshme të partive të sotme të mazhorancëës ishte rreth 90 mijë në territorin e zgjeruar të bashkisë së Tiranës, shumë njerëz më kanë thënë se nuk ia vlen të diskutosh më për garën elektorale në Tiranë, sepse, falë vetë asaj epërsie, fitorja e Veliajt është e padiskutueshme.  Kjo gjë më bëri që t’i rikthehem të dhënave të një sondazhi që zhvillova para disa muajsh, në të cilin testova kandidime...
Komentuar 1 herë
April 19, 2015 01:41 PM
Ambasadori gjerman Hellmut Hoffman dhe kolegë të tjerë të disa vendeve të BE-së janë investuar disa herë gjatë muajve të fundit në apelin kundër fenomenit të emigrimit ekonomik. Të dhënat zyrtarë tregojnë se më shumë se 100 mijë persona janë larguar përgjatë një viti, shumica e grupuar në familje dhe me destinacion vendet kryesore të BE-së. Në zona të caktuara si Vlora, Kukësi, Orikumi, Rrogozhina etj, media ka raportuar organizime masive ikjesh. Gjendja është e njëjtë edhe për zona të tjera...
Komentuar 1 herë
Artur Zheji
April 18, 2015 10:22 AM
Data 21 qershor 2015, shënon edhe dyvjetorin e datës 23 qershor 2015. Dyvjetorin e fitores dërmuese të së majtës, tronditjen mosbesuese të ish-mazhorancës, që u zgjua dy vite më pare nga një gjumë vetëkënaqësie, tek luante me emërimet dhe ç’emërimet e ministrave të kabinetit, me dehjen që japin duartrokitjet e shtirura të mitingjeve dhe buzëqeshjet servile të këshilltarëve që dëgjojnë këshilla dhe gradoheshin për të tundur kryet, me gjeste mahnitjeje dhe me kyçje goje me drynj të florinjtë. Në...
Komentuar 0 herë
Albert Doja
April 17, 2015 01:04 PM
Të shtunën e Pashkëve, kur të krishterët ortodoksë festonin ringjalljen e Krishtit në Katedralen e Tiranës, Ben Blushi shkruan te “Panorama” se “sa bukur do ishte sikur dikush të kishte fuqinë dhe provat e duhura për të bindur se vërtet kështu ka ndodhur”, pra të provonte se Krishti ka qenë ashtu si thuhet, çka “në thelb do ta shpëtonte njerëzimin nga dilema e tij më e madhe: nëse njeriu është krijesa e Zotit apo Zoti është krijesa e njeriut”. Me naivitet...
Komentuar 3 herë
Ricardo Franco Levi
April 16, 2015 10:39 AM
Nga Ricardo Franco Levi E vendosur përballë reagimit plot mllef të Turqisë ndaj fjalëve të papa Françeskut lidhur me “genocidin e armenëve” – dhe në mënyrë të veçantë “paralajmërimit” të lëshuar nga Erdogani për Atin e Shenjtë – qeveria italiane zgjodhi rrugën e kujdesit ekstrem me ministrin e Jashtëm Gentiloni, që i cilësoi “të pajustifikuara” tonet e përdorura nga turqit. Nga lind kjo ndrojtje e jashtëzakonshme e qeverisë së Romës? Kjo është...
Komentuar 2 herë
Alfred Lela
April 15, 2015 09:14 AM
Një deklaratë e Kishës Katolike dje është ndjekur thuajse me ngut nga një tjetër e Partisë Demokratike. Duke qenë se apriori e kuptojmë angazhimin në këtë çështje të një partie politike që udhëheq aksionin opozitar në vend, na mbetet të kërkojmë përgjigje për pse-të e Kishës për t’u shpallur pjesëmarrëse në një debat të tillë. Si fillim duhet thënë se daullet e dekriminalizimit nisën e ranë rreth logut politik dhe vallja e shpatave po hiqet nga deputetët e majtë që i përkasin fesë së...
Komentuar 2 herë
Eduard Zaloshnja
April 14, 2015 06:17 PM
Me ndarjen e re territoriale, 11 minibashkive të Tiranës u bashkohen edhe disa komuna përrreth. Territori i bashkisë së zgjeruar të Tiranës është sa shumëfishi i bashkisë origjinale. (Fillon prapa malit të Dajtit, zbret në jug deri në Qafën e Krrabës, dhe shtrihet në perëndim deri afër detit Adriatik). Sidoqoftë, nga pikpamja elektorale, ky zgjerim praktikisht nuk ndryshon gjë. Në qershor 2013, nga rreth 350 mijë vota që u regjistruan në territorin e bashkisë së zgjeruar të Tiranës, vetëm 50...
Komentuar 1 herë
Doan Dani
April 14, 2015 10:00 AM
Nga lindja e tij në Greqinë e lashtë, termi barbar ka pasur pikërisht funksionin e ngritjes së linjës së demarkacionit me dy gjendjeve, Ne dhe Ata, duke u transformuar gradualisht në konceptin që njohim sot. Koncepti shfaqet dendur në prodhimtarinë letrare shqiptare, tashmë i rrënjosur rëndom në botëkuptimin e transmetuar nga institucionet e edukimit dhe komunikimit, sepse e inferiorizon në mënyrë sintetike imazhin e Tjetrit. Osmanët nuk kanë rivalë në identifikimin përmes termave hordhi e...
Komentuar 2 herë
Gero Schliess
April 14, 2015 09:27 AM
Përse do të bëhet presidente Hillary Clinton? Në sfondin e spekulimeve të gjata mbi kandidaturën e mundshme të saj kjo pyetje ka mbetur në plan të dytë. Ndërsa tani, që ajo më në fund e deklaroi zyrtarisht këtë, papritur krijohet një zbrazëti. Sepse as nga videomesazhi i saj për nisjen e fushatës nuk del e qartë, se përse ish-first lady, senatorja dhe ministrja e jashtme, në moshën 67 vjeçare do të hyjë në luftën e ashpër elektorale për postin me të lartë. Një ngjarje natyrore e dhënë nga...
Komentuar 0 herë
Bujar Ramaj
April 13, 2015 10:53 AM
Pak ditë më parë qeveria kaloi një vendim që financon me 109 milionë lekë bashkësitë kryesore fetare. Ky lajm ka kaluar në heshtje si nga opozita por edhe nga shoqëria civile, ndoshta për të ruajtur “bashkekzistencën” paqësore të besimeve në Shqipëri, por ndoshta shoqëria civile nuk e di që statusi i këtyre bashkësive është njësoj si gjithë organizatat joqeveritare. Së pari, ky akt është në kundërshtim me Kushtetutën, ku thuhet: “Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në...
Komentuar 1 herë
Afrim Krasniqi
April 12, 2015 12:53 PM
Kur kanë mbetur vetëm disa ditë për zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë bashkie publiku ka rastin të mësojë përsëri se distanca midis asaj që politika premton dhe ofron është dhe mbetet e thellë, me ecje paralele dhe pa shanse praktike dhe as teorike takimi. Natyrisht që ndarja e re territoriale do të duhej të shoqërohej me një proces të ri të përzgjedhjes së 61 emrave, shumë prej të cilëve, referuar resurseve financiare nën përgjegjësi, do të jenë njerëzit më të pushtetshëm në katër vitet...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
April 11, 2015 04:59 PM
Kur para disa muajsh u mor vesh se opozita po testonte mundësinë e kandidimit të Agron Dukës si përfaqësues i saj në garën lokale të Durrësit, një mik më tha se po vinte koha që të varrosej përfundimisht epiteti “Dukë i Krimit”, që Berisha i ngjiti deputetit durrsak në fillim të viteve ‘2000. “Në qoftë se ai fiton bashkinë e dytë në vend për numër votash, Berisha do ta quajë ‘Dukë i Durrësit’”, tha me të qeshur miku im. Qysh atëhere, statusi i Agron...
Komentuar 8 herë
April 11, 2015 12:45 PM
- Hë, çfarë thuhet? Cilin do vini kandidat në Tiranë? – e pyeta para ca ditësh një eksponent të rëndësishëm të PS-së. – Ende nuk dihet – m’u përgjigj ai. – Po cilët janë emrat në garë? – vijova unë. Ai ngriti supet. – Po këta emrat, për të cilët flitet e përflitet, kush i nxjerr? – ia bëra unë, duke iu referuar thashethemnajës metropolitane mbi kandidatë të llojllojshëm, shpesh edhe të çuditshëm. – Është loja e atij të gjatit – më tha...
Komentuar 2 herë
Alfred Lela
April 11, 2015 09:28 AM
Ben Blushi ka prodhuar edhe njëherë forcë fërkimi me kryeministrin Edi Rama pas shpalljes së listës, më saktë gjysmëlistës me kandidatë për kryetarë bashkish. ‘Një proces pa proces’ e ka quajtur deputeti disident, duke vazhduar linjën ironiko-rebele të përplasjes me shefin e partisë. ‘Nuk janë kandidatët e PS por të një njeriu’, pat deklaruar pak ditë më parë. Përjashto Blushin, asnjë notë tjetër nuk është ngritur mbi vijën e shtrirë të ‘si’-ve në një parti...
Komentuar 0 herë
Arben Manaj
April 10, 2015 10:44 AM
Prononcimet e Ramës dhe Thaçit për llojet e bashkimit të shqiptarëve, në një analizë të fundit janë kundërproduktive, pavarësisht nga objektivi i nënkuptuar dhe i kamufluar i tyre. Si të tilla, ato çuan ujë në mullirin e diplomacisë serbe dhe retorikën e Vuçiçit dhe nuk ka përse fajësohet as Brukseli që bëri një prononcim të nivelit të ulët, por gjithsesi parimor në bazë të korrektesës politike. Personalisht, mendoj se kjo deklaratë e Ramës ka pasur si objektiv presionin ndaj Brukselit për...
Komentuar 0 herë
April 9, 2015 11:15 AM
Tashmë është kthyer në një barsoletë shprehja alla nardndoka e kryeministrit Rama: “Shqiptarët kanë nevojë për Europën njësoj siç Europa ka nevojë për shqiptarët”. Kryeministri po e përdor aq shpesh, sa edhe vetë ka harruar për çfarë ka dashur ta përdorë në fillim të herës. Së fundmi, e tha këtë perlë të mendimit të tij politik në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, si një lloj paralajmërimi për Europën, e cila duhet të përshpejtojë integrimin e Shqipërisë, sepse përndryshe… Sepse...
Komentuar 8 herë
Andi Bushati
April 8, 2015 01:05 PM
Vendimi i dhimbshëm se plot dy vite pas vrasjes së një komisari policie gjykata e krimeve të rënda na la pa një autor për atentatin ndaj tij, ka prodhuar megjithatë një risi pozitive: ajo duket se i ka dhënë fund një mendësie sa të vjetër po aq edhe totalitare, që e dëgjojmë shpesh edhe në debatet televizive, se pasi flet gjykata të tjerët duhet të heshtin. Prej ditës që u lexua në sallë, vendimi për lirimin e Frrokut, ndoshta është një nga vendimet më të debatuara, më të para me lupë, më të...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
April 7, 2015 07:07 PM
Në një studim që kam kryer me kolegët e mi të Pacific Institute for Research and Evaluation, për herë të parë kemi matur ndikimin që kanë në ekonominë amerikane  aksidentet në të cilat ka qenë faktor alkoli (rezultatet e studimit do të publikohen në numrin e rradhës së revistës shkencore Injury Prevention). Në vitin 2010, 12% e njerzve të përfshirë në aksidente automobilistike në SHBA ishin në të tilla ku alkoli ishte faktor. Në vitin 1986 kjo përqindje ishte 24%. Ky përgjysmim i...
Komentuar 1 herë
Ylli Polovina
April 7, 2015 10:13 AM
Këtë vit, kjo ditëmandatë nuk ka asnjë përvjetor që të lypë një editorial, por po e bëjmë vetëm me një qëllim: të spikatim që ishte dhe mbetet një ngjarje poshtërsisht e ligë. Në mbi 102 vite të shtetit tonë, mbushur tej për tej me histori dhe pseudohistori çfarëdolloj, dy ngjarje janë më të mbrapshtat: 29 korriku 1913, kur në Konferencën e Londrës trojet dhe popullsia shqiptare u ndanë mes për mes dhe 7 prilli 1939, kur Italia e fashistizuar na pushtoi ushtarakisht. Me goditjen e parë ndaj...
Komentuar 14 herë
Lumir Abdixhiku
April 6, 2015 02:33 PM
Në fillim të këtij shkrimi dua t’i bëj të qarta tri premisa. Jo për të akomoduar shkumaxhinjtë e llafexhinjtë e turbo-folk-nacionalizmit, hiç se hiç për të ekzaltuar “françuzët” liberalë që na shfaqen po aq gjithandej, por për të qartësuar për secilin me interes trasenë e bindjes që provoj ta shfaq këtë herë. Nuk ndiej as përgjegjësi e as pëlqim për qartësim ndaj të dyja palëve, që sa herë që lind një grimcë e vogël mundësie patriotike, shkumojnë në ekstrem – të parët janë më zhurmaxhinj...
Komentuar 0 herë
Ilir Yzeiri
April 6, 2015 10:45 AM
Gjithmonë e më shumë më mundon pyetja: si ka mundësi që tani që jemi hapur me botën, që tani që nuk kemi kufij ideologjikë, kulturorë apo edhe fizikë, ne jemi bërë më të mbyllur, më të vrazhdë, më të pakulturuar?! Është e vërtetë që kemi përmirësuar në mënyrë thelbësore jetën materiale, që jetojmë qindra herë më mirë se ç’kemi jetuar më parë, po si ka mundësi që jemi tharë në shpirt e jemi bërë të gjithë mediokër dhe kemi mbetur të varur pas turbo-folkut kulturor. Humnera e thellë...
Komentuar 0 herë
Ben Andoni
April 5, 2015 11:33 AM
Me sa duket, deri në çastet e fundit, kur duhet të dorëzohen emrat e çertifikuar prej liderëve të PS-së dhe PD-së në partitë e tyre respektive, nuk do të mësojmë emrat e kandidatëve realë për kryetarët e bashkive dhe komunave në zgjedhjet e qershorit. Dy krahët e politikës që janë përfshirë në përzgjedhjet e emrave thjesht po qesëndisin zgjedhjet e njëra-tjetrës. Skaleta e lajmeve është plot me këto ndodhi dhe fare pak me ngjarjet ekonomike, që po bëhen gjithnjë e më shumë pesimiste. Për fat,...
Komentuar 0 herë
CJ Werleman
April 4, 2015 02:55 PM
Kurdoherë që përdor termin Ateizëm i Ri, më pyesin, “Çfarë është ky e çfarë është ateizmi i vjetër?” Kështu që më lejoni të qartësohem. Wikipedia e përkufizon Ateizimin e Ri si një “lëvizje politike dhe shoqërore” që mbron pikëpamjen se “besimi fetar nuk duhet thjesht të tolerohet, ai duhet konfrontuar, kritikuar dhe të ekspozohet me argumenta racionale kudo që ai shfaqet”. Enciklopedia e Filozofisë në Internet thotë që Ateizimi i Ri është saktësisht tërësia e pikëpamjeve antifetare të Richard...
Komentuar 1 herë
Andrea Stefani
April 4, 2015 09:36 AM
Objektivi i dekriminalizimit është që t’i jepet fund edhe kancerit të pandëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit në nivele të larta të politikës dhe të qeverisjeve. Sepse ka qenë shndërrimi i politikës në mburojë të krimit nga ligji dhe drejtësia, që e ka fuqizuar krimin deri në atë shkallë, sa i ka dhënë mundësi të kapë deri edhe majat e politikës. E nxitur nga epshi për t’u rikthyer sa më shpejt në pushtet, opozita e sotme e PD po përpiqet ta shfrytëzojë flamurin e...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
April 3, 2015 11:36 AM
Në përzgjedhjen e kandidatëve për 61 bashkitë e zgjeruara, mazhoranca po i mëshon aftësive administruese që do të kenë kandidatët e saj, duke e fokusuar vemendjen e zgjedhësve në problemet lokale që duhet të zgjidhin kryebashkiakët e rinj. Por në kushtet kur opozita po thekson me të madhe se zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë një referendum popullor për qeverisjen Rama-Meta, padyshim që këta të fundit do t’i mbajnë parasysh edhe testet politike që ofrojnë zgjedhjet administrative. Testi...
Komentuar 1 herë
Roland Lami
April 3, 2015 10:48 AM
Ditët e fundit, media elektronike dhe ajo e shkruar po na informojnë mbi takimet bilaterale dhe multilaterale të lidershipit të PS dhe PD për të finalizuar aleatët e koalicionit, kandidatët e përbashkët, si dhe ofertat e ofruara në këmbim të bashkëpunimit. Ajo që bie në sy në këtë fazë parazgjedhore është fakti se po jepen sinjale të mjaftueshme për të kuptuar strategjinë elektorale të dy forcave kryesore politike në këto zgjedhje. Përsa i përket strategjisë së PS, bie në sy prirja për të...
Komentuar 0 herë
Alfred Lela
April 2, 2015 02:24 PM
Një fantazmë po e kërcënon Shqipërinë. Ajo e skizofrenisë politike. Shenjat e saj nuk mund të mos i vëresh tek aleancat zgjedhore që po konturohen këtë javë. Ku spikasin sigurisht “besa-besat” politike të lidhura me mazhorancën. Shpëtim Idrizi me të tijtë, që portali lapsi.al i quan me shpoti ‘tregu çam’, e kanë hekurosur tashmë një marrëveshje me Edi Ramën duke marrë, sipas raportimeve të medias, tri bashki të vogla por të sigurta dhe me oreks për ndonjë tjetër. Shefi i qeverisë i ka bërë...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
April 1, 2015 09:34 PM
Ndarja e re territoriale e pakësoi numrin e njësive vendore nga 374 në 61 njësi, që do të quhen thjesht bashki, dhe që përfshijnë bashkitë aktuale dhe komunat përrreth. Ndër 61 bashkitë e zgjeruara, partitë që sot janë në koalicionin mazhoritar ose afër tij, patën epërsi në votat e qershorit 2013 në 53 prej tyre. Por, sipas një projeksioni që publikova para disa ditësh, pa u shpallur ende kandidaturat e palëve (http://www.respublica.al/opinion/2015/03/27/projeksion-paraprak-i-votave-ne-61-...
Komentuar 2 herë
Gilman Bakalli
April 1, 2015 02:04 PM
Unë nuk votoj në Tiranë. Por jetoj në Tiranë. Jetoj në Tiranë, ngaqë punoj në Tiranë. Sepse ka kohë që vendimi për të jetuar në Tiranë është një vendim krejtësisht i kushtëzuar nga mundësia për të punuar në Tiranë. Sepse, në fakt ka kohë që Tirana është përgjithësisht një qytet, ku njeriu e ka më të lehtë të gjejë një vend për të punuar sesa një vend për të jetuar. Mund të numërosh njëmijë arsye se pse Tirana është kthyer në një vend ku mund të punosh mirë e të jetosh keq. Njerëzit fajësojnë...
Komentuar 0 herë
Adriatik Kelmendi
March 31, 2015 06:00 PM
Nëse politikanët nuk po janë të sinqertë dhe seriozë me këtë punën e integrimeve dhe bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, s’di pse këtë të mos e bëjmë ne, qytetarët dhe vdekatarët e zakonshëm të këtyre dy republikave të populluara mbi 90 për qind me shqiptarë. Këtë javë u shënua edhe mbledhja e dytë ndërqeveritare e dy vendeve, ku nën simbolikën e flamujve dhe simbolikën e udhëtimit modest (me autobus!), u trumbetua nënshkrimi i 11 marrëveshjeve, memorandumeve e protokolleve, të cilat – nëse e marrim...
Komentuar 0 herë
Andi Bushati
March 31, 2015 10:36 AM
Sa më shumë gërvishtet çështja Doshi apo Frroku, aq më shumë dalin në pah fakte tronditëse. Arrestimet e fundit në mesnatën e mbrëmshme tregojnë se ende kemi zbuluar vetëm majën e ajsbergut, të një sistemi që ka punuar për të fshehur gjurmët e krimit, ndërkohë që paguhej për ti zbuluar ato. Dy shefa të lartë të Interpolit janë vënë nën pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës, sepse, sipas të dhënave paraprake, kanë mbajtur të fshehur dokumentat e ardhura nga Brukseli për kërkimin e deputetit...
Komentuar 3 herë
Eduard Zaloshnja
March 30, 2015 10:46 AM
Nga dy sondazhe që kam zhvilluar vetë para disa muajsh dhe nga një sondazh verifikues i zhvilluar nga një sondazhist tjetër më vonë, rezultonte se 72-135 mijë kryeqytetas ishin gati të votonin për Gjergj Bojaxhiun si kandidat i pavarur për kryebashkiak të Tiranës, në përballjen me Pandeli Majkon, ose Mimi Kodhelin, ose Lindita Nikollin, ose Erion Veliajn, ose Saimir Tahirin, nga e majta, dhe Lulzim Bashën, ose Majlinda Bregun, ose Grida Dumën, ose Eduard Selamin, nga e djathta. Me një interval...
Komentuar 4 herë