Data sot është 01-11-2014, ora 03:09
Share |

Opinion

Mustafa Nano
October 31, 2014 07:56 PM
Mazhoranca është duke i dhënë gaz makinës së qeverisjes, dhe kjo nuk është një gjë e keqe, përkundrazi. Por puna është se po provon të ecë edhe në rrugë pa krye, dhe me këtë gjë po krijon një si rupture me mënyrën se si ajo është sjellë deri në këtë moment. Kanë zënë të shfaqen pra ca sinjale shqetësuese. Dhe sinjale shqetësuese nuk janë, siç po duan të thonë ca e ca, prishjet e ndërtimeve pa leje apo të ndërtimeve “me leje të palejueshme”, ndëshkimi deri dhe me burg i...
Komentuar 0 herë
Fadil Sahiti
October 31, 2014 11:10 AM
Raporti me fqinjët është temë që në kontekstin ballkanik nuk është e lehtë për t’u trajtuar, së paku jo pa një dozë mbarsjeje emocionale. Historikisht raportet mes fqinjëve ne ballkan kanë qenë të tensionuara dhe, siç e dimë të gjithë, shpesh herë këto raporte kanë degraduar në luftë. Fatkeqësisht edhe modelet e përdoruara për zgjidhjen e këtyre tensioneve nuk kanë dhënë çdo herë rezultate pozitive. Edhe atëherë kur është shpresuar që më në fund ballkani do të paqësohet, ka mjaftuar vetëm...
Komentuar 0 herë
Artan Sadiku
October 31, 2014 10:43 AM
Nën grimasat hipnotike të europianizimit zyrtar, një luftë po mban akoma peng historinë. Lufta që nacionalizmi ua bën shoqërive tona nuk është vetëm mesjetare, ajo është totale. Nacionalizmi mbyll çdo por për emancipim kolektiv dhe hedh individin në katarsisin e imagjinatave për gjërat e mëdha fantazmike. Ai mbetet sërish i vogël, kolektiviteti tërhiqet, koha ngel pa asnjë kuptim. Ajo vetëm memorizohet në pritje të një tragjedie të radhës, kur sërish do të ekzaltohemi kolektivisht në marrëzinë...
Komentuar 0 herë
Fatos Lubonja
October 30, 2014 02:41 PM
Në librin e tij të famshëm: “Të kesh apo të jesh”, Eric Fromm shkruan edhe për diferencën midis: “të kesh autoritet” dhe “të jesh autoritet”. Shkurt, sipas tij, “të kesh autoritet” do të thotë ta kesh “marrë” atë me forcë dhe ta ushtrosh kryesisht nëpërmjet frikës që ngjall te të tjerët. Të “jesh autoritet” do të thotë të fitosh respektin e të tjerëve nëpërmjet veprave të mira; çka bën që njerëzit të ta dëgjojnë fjalën edhe...
Komentuar 1 herë
Arbër Zaimi
October 30, 2014 10:22 AM
Dështimet e vazhdueshme të sistemit të drejtësisë dhe korrupsioni i pandalshëm që shtyp gjithçka me arrogancën e pushtetit mund të themi se janë shënjuesit kryesorë të “demokracive” shqiptare në Shqipëri e në Kosovë. Të vendosur para këtij fakti, jo pak analistë drejtësidashës kanë përfunduar në një pozicion të pafuqisë, thuajse esencialisht. Sipas tyre, shqiptarët nuk e zotërojnë traditën, kriterin kulturor të Perëndimit, e për pasojë janë të paaftë për të bërë drejtësi të vërtetë...
Komentuar 0 herë
Fatos Baxhaku
October 29, 2014 11:56 AM
Nëse pyet krerët e opozitës së sotme. Po, sigurisht! Edi Rama e ka gjithnjë gabim. Çdo iniciativë që ndërmerr, çdo hap që hedh, çdo germë që shkruan e çdo fjalë që shqipton kritikohet në kohë rekord nga njëri prej drejtuesve të PD-së, qoftë ky në podiumin e caktuar për demaskim, në rrjetet sociale apo në media. Që ta nisim bisedën nga e para duhet që, në radhë të parë, të pranojmë që nuk ka njeri që s’gabon, ose, e thënë më shkoqur nuk ka njeri të përkryer. Sikur të mos ishte kështu,...
Komentuar 4 herë
Eduard Zaloshnja
October 28, 2014 09:32 PM
Betejat e mëdha që ka nisur qeveria Rama për prishjen e ndërtimeve të paligjshme, ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, dhe gjobitjen e drejtuesve të automjeteve, pa dyshim bëjnë të pakënaqur edhe shumë votues që e sollën atë në fuqi – shumica derrmuese e votuesve te opozitës kanë qenë të pakënaqur me këtë qeveri qysh kur ajo erdhi në fuqi… Dy sondazhe që zhvillova kohët e fundit – një në kryeqytet dhe një në zonat urbane te të gjithë vendit – tregonin se më pak...
Komentuar 2 herë
Alfred Lela
October 28, 2014 03:11 PM
Kryeministri Rama nuk mund të kritikohet dhe as të kundërshtohet në aksionin e tij për të vendosur në Shqipëri atë që në zhargonin ndërkombëtar quhet ‘rule of law’; e përkthyer në shqip ‘sundimi i ligjit’. Bën pjesë këtu edhe mospagimi i energjisë nga një pjesë e shqiptarëve dhe veçanërisht ‘rrjedhjet’ apo vjedhjet në rrjet, të cilat duhet thënë nuk janë raste e as përjashtime, por modë e rregull. Nëse sot është dita që kjo duhet të marrë fund, ne duhet...
Komentuar 2 herë
Dritan Hila
October 28, 2014 11:09 AM
Tanimë që kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, me mendje të ftohtë mund të kërkojmë pse Serbia fitoi ndaj nesh. Pak rëndësi ka që sa pamë ishte në favorin e shqiptarëve. Më vonë gjithçka u kthye kundër si vërtetim i aksiomës se nuk ka rëndësi ç’ka ndodhur, por si e tregon atë. Mund të shfrysh dufin sa të duash në rrjetet sociale, të bësh programe ku komentatorë, drejtues dhe publiku shajnë në kakofoni kundërshtarin, Platininë dhe UEFA-n.  Kjo pak rëndësi ka, pasi jemi një vend i vogël...
Komentuar 0 herë
CHRISTOPHER MURPHY
October 28, 2014 03:04 AM
Kënaqësia, në anën tjetër të tavolinës, u prish dhe ambasadori ynë në Serbi, Majkëll Kërbi, dukej që po dëgjonte një lajm të keq nga stafi i tij. Lajmi u përhap shpejt në tryezë dhe biseda ime me ministrin serb të Emergjencave Civile përfundoi kur i ftuari ynë në të majtë më tha: “A e dëgjove? Shqiptarët ngritën një dron mbi stadium. Ata kishin ngjitur tek ai një flamur të Shqipërisë së Madhe dhe i gjithë stadiumi shpërtheu. E kanë pezulluar lojën”. Dhe kështu filloi udhëtimi...
Komentuar 0 herë
DIMITRIS CHRISTOPOULOS
October 27, 2014 08:45 PM
I vetmi grup emigrantësh që kriza e ka goditur më shumë se vetë grekët vendës, janë shqiptarët. Sigurisht, shqiptarët për shkak të afërsisë kohore me varfërinë, janë me të sprovuar me vështirësitë, gjithmonë në krahasim me grekët. Nga njëra anë rezistojnë më tepër, si gjithë emigrantët, sepse mjaftohen me më pak, por nga ana tjetër vuajnë në mënyrë të shumëfishtë.  Kjo shpjegohet për dy arsye. Arsyeja e parë e natyrës më specifike është se një masë e konsiderueshme emigrantësh shqiptarë...
Komentuar 2 herë
Andrea Stefani
October 27, 2014 01:52 PM
  Thuaji sikter Europës si den baba den Shqipëri moj kuçkë, ç’na bëre verem - (Ismail Kadare, Viti i Mbrapshtë) Uh! Evropë, ti kurva e motit - (Gjergj Fishta, Lahuta e Malcis) E duam Shqipërinë si gjithë Europa! - (Shqiptarët) S’ka asnjë dyshim se vendimi i UEFA-s është një skandal më vete por a duhet të na bëjë kjo padrejtësi, thuajse e bazuar në racizëm, të mllefosemi me Europën deri në atë shkallë sa t’i themi sikter si den baba den? Vërehet një...
Komentuar 10 herë
Eduard Zaloshnja
October 27, 2014 08:27 AM
  -- 63% e popullsisë urbane mendon se opozita duhet të kthehet sot në parlament, 20% se duhet të presë për një marrëveshje të garantuar nga ndërkombëtarët, 17% nuk japin opinion. Në kuadër të serisë së sondazheve BAROMETER, zhvillova javën e fundit një sondazh me 1200 të anketuar me telefon fiks në zonat urbane të vendit. Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht, që të përfaqësonte popullsinë urbane të 23 qershorit 2013, me maksimum marzhi gabimi...
Komentuar 1 herë
Fatos Baxhaku
October 25, 2014 11:33 AM
Vendimi i djeshëm i UEFA-s në lidhje me ndeshjen e Beogradit shkaktoi një rrëmet të pafund kudo ku njëri prej nesh mund të shprehej: ndër shtëpi, kafene, qendra pune, në media e rrjete sociale. Ky vendim u komentua dhe u diskutua mbase edhe më shumë e më gjatë se sa vetë ndeshja Serbi-Shqipëri. Në njëfarë kuptimi ishte një nga ato ngjarje ku njerëzia provon veten, një nga ato gjëra që mbahen mend gjatë dhe ku secili kërkon të jetë edhe vetë protagonist dhe jo askushi anonim, një si lloj prove e...
Komentuar 6 herë
Skënder Minxhozi
October 24, 2014 01:39 PM
Pritej që të ishte e ndyrë, por jo kaq e ndyrë. Pritej të ishte politike, por jo kaq hileqare dhe konjukturale. Pritej të ishte e padrejtë, por jo deri në këtë pikë. Ata që në 14 tetor u rrahën në stadiumin e Beogradit, që u kërcënuan me vdekje nga të gjitha anët, që u fyen, u shanë dhe u përbuzën si askund tjetër, atyre të cilëve ju fishkëllye himni në sytë e arbitrave, komisarëve të fushës, krerëve të shtetit të pritës, miliona të tjerëve që e panë ndeshjen në televizion – ata u dënuan...
Komentuar 7 herë
Besart Kadia
October 24, 2014 01:00 PM
Bota është e pasigurt, por dy gjëra janë të sigurta, shkruante presidenti amerikan Frenklin, vdekja dhe taksat. Dihet që kësaj të fundit në Shqipëri, të paktën 50% e popullsisë i shmanget, duke sjellë atë që njihet si informalitet në ekonomi. E teksa të dhënat për rritjen ekonomike tregojnë për një ngadalësim në tremujorin e dytë të këtij viti, FMN në një studim të saj shprehej se Shqipëria ka zbrazur mundësitë për të rritur ekonominë nëpërmjet politikave fiskale. Në tetë muajt e parë të vitit...
Komentuar 3 herë
Ylli Polovina
October 24, 2014 11:19 AM
Simbolin e urave në gadishullin tonë, më shumë se në çdo hapësirë tjetër të kontinentit, nuk e ka krijuar patjetër prania e ujërave të lumenjve të shumtë ose relievi i thiktë, i cili shpesh nga maja e maleve i bën ato të zbresin furishëm drejt luginave apo deri në breg të detit. Ballkanasit vërtet kanë pasur nevojë mbijetimi për t’i ngritur fizikisht ato, madje edhe për t’i shumuar, por shndërrimi i urës në mesazh ndodhi për shkak të së kundërtës të funksionit të tyre: vesit të...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
October 23, 2014 01:36 PM
Në shumicën e mediave shqiptare është njoftuar se Ministria e Financave po konsideron një rritje prej të taksës së karburanteve me 12 lekë për litër, duke filluar nga 1 janari i 2015-ës. Sipas PD-së, “ky lajm i keq për shqiptarët është baraz me 80-90 milionë dollarë në vit, të cilat qeveria do t’i marrë direkt nga xhepat e çdo qytetari shqiptar, i cili, përveç kësaj, do të paguajë edhe indirekt, nëpërmjet rritjes së kostos së produkteve e shërbimeve të konsumit të gjerë”. Por...
Komentuar 1 herë
Mark Marku
October 23, 2014 10:59 AM
Nuk kisha ndër mend të përfshihesha në valën patriotike që ka përfshirë shqiptarët pas ndeshjes Shqipëri-Serbi sikur të mos më kishte joshur një ftesë për debat mbi nacionalizmin që Fatos Lubonja na bënte nëpërmjet shkrimit “Shqiptarët dhe serbët do marrin shuplakën e merituar nga Europa”, të botuar dje në gazetën “Panorama”. Mendoja se akti i admirueshëm i sjelljes së futbollistëve të Kombëtares në stadiumin e Beogradit fliste më shumë se miliona fjalët që shoqëruan...
Komentuar 3 herë
Skënder Minxhozi
October 23, 2014 10:17 AM
Një përfaqësues në zë i shoqërisë civile serbe deklaronte pardje se shtyrja e vizitës së Kryeministrit Rama në Serbi shënonte de factofitoren e forcave radikale, të cilat nuk e duan një takim Vuçiç-Rama në këtë moment. Nenad Xhurxheviç i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, deklaroi se shpreson që kjo pengesë të bjerë së shpejti, nga vullneti i dy kryeministrave për t’u takuar. Konstatimi i Xhurxheviç i përket asaj sfere të opinionit publik në dy vendet, që beson se distanca dhe...
Komentuar 1 herë
Enis Sulstarova
October 22, 2014 11:53 PM
Sërish Lëvizja Vetëvendosje! është vënë në qendër të zhvillimeve të fundit politike në Republikën e Kosovës. Si edhe herë të tjera, është dëshmuar se pesha e saj në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës është më e madhe se sa numri i anëtarësisë së kësaj organizate dhe më e madhe se sa numri i votave që ka arritur të mbledhë ajo në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo ka ndodhur sepse Lëvizja ajo ka ditur që të mbrujë një subjekt politik të veçantë – dhe kjo vlen jo vetëm për Kosovën,...
Komentuar 1 herë
Afrim Krasniqi
October 22, 2014 10:09 AM
Zhvillimet e fundit në raportet Shqipëri – Serbi dhe debati publik që po e shoqëron na dhanë mundësinë e shumëfishtë: - të testojmë fqinjët e Kosovës, të testojmë raportet politike rajonale, të testojmë projektin evropian rajonal, të testojmë institucionet ndërkombëtare, të testojmë institucionet tona, dhe krahas tyre, edhe publikun, median dhe nivelin e cilësisë së demokracisë funksionale dhe institucionale.Fushata denigruese raciste dhe albanofobe në Beograd nuk përbën dallim nga...
Komentuar 3 herë
Ditmir Bushati
October 22, 2014 09:23 AM
Vatrat e nxehta të konfl ikteve që kanë kapluar botën si Ukraina, Siria, Libia, Lindja e Mesme me luftën kundër ISIS janë dëshmi të pakundërshtueshme të rëndësisë parësore të të drejtave njeriut në ditët e sotme. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat i BE-së mbështet fuqimisht respektimin e të drejtave të njeriut dhe universalitetin e tyre. Bazuar në këto arritje, si dhe pas një fushate intensive diplomatike, më 21 tetor 2014, Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e...
Komentuar 0 herë
Agim Baçi
October 21, 2014 12:51 PM
Të pamësuarit me liri ka disa mënyra për t’u treguar. Por pa dyshim që një nga më të rëndat dhe më të dallueshmet mbetet paaftësia për të kërkuar ndjesë. Nasho Jorgaqi, rrobaqepësi letrar i porosive të partisë, por sigurisht më shumë i ish- Sigurimit famëkeq, nuk ndalet së deklaruari se nuk pendohet. Madje, edhe pse kanë kaluar 24 vite nga ndryshimi i sistemit, edhe pse janë bërë publike qindra e qindra krime të Enverit me shokë, edhe pse tashmë dihet publikisht denatyrimi që i ka bërë...
Komentuar 9 herë
Vasil Kureta
October 21, 2014 10:17 AM
Rendi botëror, pas përmbysjes së komunizmit, ka evoluar përmes një procesi kontradiktor, që përmban elemente qëndrueshmërie, ekuilibra të stabilizuar, kontradikta të brendshme komplekse në lëvizje, vështirësi dhe kërcënime serioze ndaj qëndrueshmërisë së tij. Në çdo etapë ka një realitet konkret problematik, i cili përmban në themel një acarim të caktuar të kontradiktës apo kontradiktave, që kërkojnë trajtim të veçantë dhe zgjidhje. Natyra e tij kontradiktore bëhet shtysë e një procesi që...
Komentuar 0 herë
Eduard Zaloshnja
October 20, 2014 07:27 PM
-- Vetëm 2/3 e kryeqytetasve që votuan në qershor 2013 janë të vendosur për të votuar sot një nga partitë që garuan vjet Nga një sondazh që zhvillova në kryeqytet në dy javët e para të tetorit, në kuadër të serisë së sondazheve BAROMETER, rezulton se vetëm 67.5% e tiranasve që morën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, janë të vendosur të votojnë sot për një nga partitë që ishin në garë.  Rreth 60% janë të vendosur për të votuar të njëjtën parti që votuan vjet, 5% janë të vendosur të...
Komentuar 2 herë
Rudian Zekthi
October 20, 2014 02:58 PM
1.Korporatat u shfaqën në Mesjetën e mesme në Europë, si organizime qytetare për të rregulluar dhe garantuar punën dhe statusin e profesioneve në kushtet e zgjerimit të mjeshtërive për çdo profesion (ndërkohë që në fshat nuk mund të kishte më shumë se një farkëtar, një këpucar, një zdrukthëtar). Karakteristikat kryesore të korporatave mesjetare ishin: – vetorganizimi apo autonomia, pra ato ia caktonin vetë rregullat vetvetes; – garantizmi, pra si organizim kolektiv ato garantonin...
Komentuar 0 herë
Alma Lama
October 20, 2014 12:24 PM
Nëse ata nuk distancohen dot nga një grup huliganësh në një stadium, si do të distancohen nga e shkuara kriminale e shtetit të tyre? E nëse nuk distancohen dot nga e shkuara kriminale me fqinjët, si do të mund të ndërtojnë një të ardhme të paqme me ta? Këto dy pyetje do të duhej t’ia bënin vetes këto ditë të gjithë ata zyrtarë të lartë europianë, që gjithë këto vite janë munduar të ndërtojnë një iluzion, atë të një Serbie europiane. Dhe nuk është fjala vetëm për një iluzion të padëmshëm....
Komentuar 3 herë
Zamira Çavo
October 19, 2014 01:27 PM
Ngjarjet e fundit në fushën e lojës në Beograd kanë sjellë si asnjëherë një bashkim shpirtëror të shqiptarëve kudo në botë. Pothuaj të gjithë vlerësojnë sjelljen e ekipit tonë kombëtar! Shumë pak janë marrë me “heroizmat dromstike”. Fryma e bashkimit lindi pikërisht nga ndjenjat tona kombëtare të fyera në simbole, dhe besoj, nuk është thjeshtë flamuri i zbritur në fushë nga qielli, se sa fakti i përmbajtjes dyfishe të këtij veprimi: qenia autoktonë dhe “shqiponjat fluturojnë...
Komentuar 1 herë
Eduard Zaloshnja
October 18, 2014 05:05 PM
Dy rrotacionet e para të pushtetit pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri (1997 dhe 2005) kanë sjellë në 12 muajt pasardhës një përmirësim të ndjeshëm të rendit publik, të ardhurave buxhetore dhe investimeve publike. Rrotacioni i tretë (2013) e ka vazhduar traditën me rendin publik dhe të ardhurat buxhetore, por jo me investimet publike. Kështu, gjatë 12 muajve të parë të qeverisjes së re (tetor 2013 – shtator 2014) janë ulur 17 % viktimat e vrasjeve ne krahasim me të njëjtën periudhë...
Komentuar 0 herë
Fatos Lubonja
October 18, 2014 02:13 PM
Para disa ditësh, në emisionin “Opinion” të Fevziut mbi përgjimet e SHIK-ut, u tha, midis të tjerash, se ndër gazetarët e përgjuar bën pjesë edhe Fatos Lubonja. Ishte një pohim i hedhur si shumë pohime që u hodhën në atë emision, që mbeti pezull, pa pasur një përgjigje, duke ushqyer edhe ai thashethemnajën rreth kësaj teme që u hap së fundi në këtë vendin tonë ku e vërteta dhe gënjeshtra luajnë si macja me miun në mendjet e shumë njerëzve. Sigurisht, nuk është ndjenjë e mirë të...
Komentuar 1 herë
Artur Zheji
October 18, 2014 11:31 AM
Po, po, shumë analistë janë dakord që Rama të bëjë një bohçe me këshilla dhe teza europianiste, e të niset në Beograd. Çështja është se kryeministri serb Vuçiç, nuk e ka vendosur akoma. Do të përmblidhet në weekend, do të rilexojë edhe njëherë rekomandimet e presidentit Putin, do të bëjë një dush me ujë të ngrohtë ose një sauna dhe, tek të rrëkëllejë një gotë të hollë kristali me shampanjë, do të mendohet: “Si na leverdis?! T’i ftojmë këta qyqarët nga Shqipëria, që, megjithëse çunat...
Komentuar 7 herë
Andi Bejtja
October 17, 2014 01:10 PM
Më datë 23 tetor UEFA pritet të japë vendimin për dhunën dhe ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, për një nga konkurrimet më të rëndësishme europiane që për shkak të masivitetit dhe të miliona teleshikuesve, e bën këtë konkurrim vitrinën më të madhe europiane, jo vetëm thjesht për europianët, por për të gjithë botën. Ndaj, në datën 23 tetor, përballë kësaj çështjeje tashmë tejet të ndjeshme, që i ka kaluar kufijtë e sportit, veten në pasqyrë nuk do ta shikojë vetëm UEFA, si një organizëm i...
Komentuar 0 herë
Arben Manaj
October 17, 2014 11:23 AM
Shprehja: “Sa të dalë e vërteta, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”, m’u kujtua tek bisedoja sot me një avokat anglez, i cili natyrshëm për episodin në Beograd, kishte mësuar nga shtypi dhe dinte për dronin e telekomanduar dhe “arrestimin” e vëllait të Kryeministrit shqiptar e asgjë tjetër. Nuk dinte se ishin rrahur keqas lojtarët shqiptarë apo që serbët kishin hyrë në fushë me në krye Bogdanovin, si në kohët e vjetra të huliganizmit anglez, e që ende me sa duket...
Komentuar 2 herë