credins
Data sot është 23-05-2013, ora 21:26
  •   Këto ditë më tërhoqën vëmendjen dy lajme në të përditshmet shqiptare. Lajmi i parë kishte të bënte me kërkesën e personave LGBT për të ndryshuar Kodin e familjes,që sigurisht hap mundësinë edhe te adoptimit të fëmijëve. Në një shkrim të gazetës “Mapo”, të Vladimir Karajt, personat me orientim seksual të ndryshëm nga ai heteroseksual, të mbledhur në të ashtuquajturin “komunitet LGBT” (paradoksalisht qysh në vetëquajtjen “komunitet” lind një lloj...
  • Mos fol se janë këtu familjet e të vrarëve në demonstratën e shkurtit të vitit 2007! Për herë të parë, prej se u zgjodha deputet, e bëra ketë kompromis, nëse vërtet duhej të flisja për debatin që e kishte ngritur Lëvizja VV apo duhej të heshtja përballë një hipokrizie ku po merrnin pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të cilën hipokrizi, në fund e përmbylli ai që më së paku e prita – nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti. Ndoshta, sepse aty ishin përfaqësuesit e...
  • Kryeministri Berisha ka paralajmëruar se do ta çojë në referendum çështjen e miratimit të tre ligjeve “magjike” që, sipas tij, paskan bllokuar integrimin e Shqipërisë në Europë. Bllokuesi i europianizimit, pra edhe i integrimit, autokrati që ka përqendruar në duart e njerëzve të tij të gjithë pushtetet, kërkon ta maskojë mungesën e vullnetit për konsensus me opozitën me formën e demokracisë së drejtpërdrejtë që është referendumi. Por një analizë pak më e kujdesshme, që shkon tej...
  • Përmasat e humbjeve që pësoi industria e qumështit, pas atyre rezultateve mbi aflatoksinën janë dhe rrezikojnë të mbeten të paqarta. Sigurisht, pakkush prej nesh, përfshi edhe veten time, që u skandalizuam në fillim prej pohimeve të analizave, nuk është se do kemi atak në zemër për miliona eurot që rrezikohen sipas Konfindustrisë. Mirëpo edhe pse ka kaluar shkarazi si lajm i parëndësishëm, sigurisht duhet të kemi brerje ndërgjegjeje për 200 fermerët e fshatit Agim, diku në Fier, që thonë se po...
  • Pakoja e Ahtisaarit, që i bie Kushtetuta e Kosovës, po kthehet në një meny restorantesh, nga e cila Beogradit mund t’i lejohet të zgjedhë atë që do, por të mos e pranojë si tërësi. Në këtë mënyrë marrëveshja eventuale e 4 marsit në Bruksel për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shuarjen e strukturave “paralele” të sigurisë, vështirë se mund të nënkuptojë pranimin e “Ahtisaarit” nga Beogradi dhe serbët e veriut. Më tepër do të nënkuptojë fillimin e...
  •   Që nga koha e lindjes së shtetit modern, asnjë politikan profesionistë (duke përjashtuar këtu pak filozofë politikë) nuk ka sfiduar “vlerën”, rolin e kapitalit dhe përqëndrimin e Pushtetit në shoqëritë moderne. Kjo tregon se ata nuk njohin tre elementë: se si zhvillohen vlerat njerëzore, cilat janë ato dhe se çfarë shkatërron “vlera” e kapitalit. Dhe është, siç kam tregur në vend tjetër,[1] “vlera” e kapitalit dhe përqëndrimi i Pushtetit që...
  • Në Shqipëri ka para së gjithash krim shtetëror: Gërdeci, korrupsioni me bllok shënimesh, 21 Janari, për të vazhduar me kërdinë e votës e kështu duke përmendur veç majën e ajsbergut. Dhe ky krim, shtetërori pra, është energjizuar fort nga 2008 e këtej. Por, ka dhe krim që do ta quaj social dhe, për mendimin tim, nëse s’do të qe i pari i energjizuar, s’do qe në këtë gjendje as i dyti. Kjo është arsyeja e parë që ka ndikuar në rritjen e krimit të llojit të dytë: shteti që nuk ka...
  • Nuk është vërtet diçka e jashtëzakonshme, aq më tepër për ata që e njohin Kryeministrin shqiptar, i cili në të shpeshtë e përdor foltoren e mbledhjes së qeverisë apo të grupit parlamentar për të akuzuar kundërshtarë, rivalë apo qoftë edhe njerëz të thjeshtë që mendojnë ndryshe nga ai apo edhe gazetarë që flasin për të vërteta që nuk i pëlqejnë atij. E këtë radhë u bëra pjesë edhe unë, duke më renditur, duke më rreshtuar, duke më akuzuar si pjesë e një oborri politik, duke më bërë oborrtar të...
  • 1. Të fillojmë nga fundi. Në fund të procesit të tanishëm negociator mes Kosovës dhe Serbisë (që ende quhet “dialog”, për arsye të qetësimit të opinionit publik të të dyja vendeve), ka gjasa të mëdha që Bashkimi Evropian të propozojë që marrëdhëniet mes këtyre vendeve respektive dhe Bashkimit Evropian të ngrihen në një nivel më të lartë. Serbisë ka gjasa t’i ofrohet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE e Kosovës, ka gjasa, t’i jepet data për fillimin e...
  • Nuk di ne se antropologet do t’a intepretonin rezultatin e zgjedhjeve ne Itali duke thene se, tej krizes se rende ekonomike, Italianet cmenden per Opera Buffa. Sepse Beppe Grillo dhe Berlusconi andej kane dale. Sa per Bersanin ky ngjan me shume me nje burokrat te deshtuar ne filma sovjetike te kohes se Gorbacovit. Nga ana politike, ajo qe ndodhi ne zgjedhjet italiane, sipas mendimit tim, eshte rebelimi i formes me te keqe te populizmit kunder versionit me te keq te Globalizmit, i cili...