credins
Data sot është 21-05-2013, ora 19:31
  • Njohja e pavarësisë së Kosovës nga vendi juaj i respektuar do të ketë ndikim edhe te vendet e tjera të rajonit që të ndërmarrin hapa të tillë duke e legjitimuar edhe më shumë të drejtën e kosovarëve.   Përmes kësaj kolumne, marr guximin që të informoj qytetarët e Indonezisë për ndihmën që kërkon vendi im – Kosova. Kjo kolumne e shkurt përbën një sfidë të madhe për mua si një gazetar i një vendi të vogël, i cili ka më pak se pesë vjet që e ka shpallur pavarësinë dhe ka nevojë të madhe...
  • Nuk janë të paktë ata që mendojnë se nacionalizmi është cilësi vetëm e atyre ekstremistëve që vringëllojnë armët dhe që valëvitin dhunshëm flamujt. Parë më gjerë, nacionalizma është edhe një riprodhim i qetë e thuajse i padukshëm i ne të gjithëve në jetën tonë të përditshme. Shembuj të nacionalizmit në jetën tonë të përditshme janë: ekspozimi i flamujve kombëtarë, ngjarjet sportive, këngët, simbolet në monedha e kartëmonedha, shprehjet popullore, klubet dhe shoqatat patriotike, mediat …...
  • Është e njëjta histori që përsëritet tash disa dekada sa herë që një politikan i nivelit të lartë botëror vendos të vizitojë Shqipërinë. Janë të njëjtat ndjesi tash sa vjet e mot. Është e njëjta atmosferë që lëviz diku midis kufijve të festës së shtirur dhe terrorit akustik e viziv. E njëjta vëmendje patologjike si dikur ndaj lajmeve të “Zërit të Amerikës”, prej ku prisnin të rrëmbenim ndonjë lajm shpresëdhënës. Është e njëjta pritshmëri naive ndaj vizitave të nivelit të lartë...
  • Është e paevitueshme që në vizitën e Sekretares Clinton të ketë simbolizëm dhe deklarata të ngrohta, por porosia kryesore e saj dhe SHBA’ve qëndronte në faktin se Prishtinën e viziton si krahu i djathtë i Baroneshës Ashton.   Një pyetje e bërë në publik me rastin e vizites së Baroneshës Ashton dhe Sekretares Clinton është se pse ka ardhur deri te kjo vizitë mu tani? Çka është duke ndodhur në Kosovë ose çka pritet që të ndodhë që meriton një vizitë të mbushur si me simbolizëm ashtu...
  • Nuk mund dot të thuash që po i mbroj interesat politik të Republikës së Kosovës, nëse asnjëherë nuk i ke respektuar Ligjet e kësaj Republike, nëse në fakt nuk e njeh Kushtetutën e këtij shteti, nëse, për më shumë, nuk e njeh fare as këtë shtet.   Në këtë politikën kosovare gjithnjë e më të zaptuar nga mosdurimi, tifozllëku, ndjenjat e pakontrolluara, debatet ku ethet dhe zjarrmitë janë tiparet e vetme që i karakterizojnë ato, a ka gjasa, a ka mundësi që temat dhe problemet kyç të shtrohen...
  • Në përballjen VV vs. PDK qytetari i edukuar kosovar duhet të vazhdojë të qëndrojë neutral. Sepse nuk duhet të çmenden që të gjithë. Dikush racional i duhet hala këtij vendi. Apo besimi se ka për t’u bërë ky vend normal u shkon përshtat vetëm idealistëve të pandreqshëm…!? Që të shmanget cikli i dhunës ose përmbysja. Bindjen për neutralitet qytetar në këtë tregim ta forcojnë vetë disa nga liderët politikë të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët ende nuk e kanë prekur as...
  • Po vijnë lajme se Bashkimi Europian (BE) mund të rivendosë përsëri regjimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse vërtet do të ndodhë kështu, mund të thuhet që sot se nuk ka asnjë justifikim për një politikë që i kthen shpinës lëvizjes së lirë të sapoarritur, duke ju kthyer izolimit thuajse getoizimit të ballkanasve. Një politikë e tillë nuk do të ishte në frymën e respektimit dhe mbrojtjes së lirive të njeriut, frymë mbi të cilën është themeluar Europa. Të kufizojmë lirinë e...
  • Frika nga paranoja edhe mund ta çmendë dikë e pastaj të çmendurit nuk e shohin as kontrollojnë çmendurinë e tyre, ata mendojnë se ajo është tek të tjerët   Në mes të dëshirës individuale për reagim ndaj shkrimit të z. Halil Matoshi me titullin: Çmendja e një shoqërie, publikuar më 18.10.2012, në KOHA net, dhe synimit për të vërtetën, e bëj të hapur qëllimin, që përmes këtij shkrimi të nxis debat më të shëndoshë të diskutimit publik lidhur me disa çështje mjaft sensitive të së kaluarës sonë...
  • Nuk ka pasur kurrë ambient më të keq politik në Kosovë sikur ditëve dhe javëve të mbrama. Përshtypja e përgjithshme, neutrale ndaj një konfrontimi total politik që mbizotëron politikën e mjerë të vendit, flet për një teposhtëze të madhe, për një shkundje dhe shembje të paparë, e cila po e bënë politikën kosovare pa adresë legjitime, pa mekanizma për zgjidhjen e problemeve më të mëdha, ndërsa terapia e rëndomtë për gjendje të këtilla, ajo e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, thjeshtë...
  • Është gabim të thuash se për Sali Berishën është e papranueshme ideja për bashkim të trojeve shqiptare dhe se ai nuk e dëshiron bashkimin e popullit të vet. Mbase më i saktë do ishte vlerësimi se ai nuk e përkrah këtë ide ngaqë mendon se duke e mbështetur atë, ai do i irritonte “miqtë ndërkombëtarë”, se do linte përshtypjen e politikanit që nuk mban llogari për stabilitetin e rajonit dhe mbi të gjitha, ai nuk e përkrah këtë ide ngaqë e di se në një Shqipëri etnike, ka me qindra...