-
Bashkimi Evropian është duke dështuar në Kosovë dhe EULEX-i është vetëm një prej faktorëve të këtij dështimi. Këtë konstatim, që me një gjuhë paksa më të butë, e ka nxjerrë kohë më parë Gjykata Evropiane e Revizorëve, e cila, sikurse edhe shumë raporte të tjera ndërkombëtare, ka konstatuar se që nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë e deri më sot nuk ka ndryshuar shumë problemi i krimit të organizuar. Miliarda euro të taksapaguesve evropianë mund të kenë ndihmuar menjëherë pas luftës...
-
Ai vazhdon të baltosë Ismail Qemal Vlorën, historinë, patriotizmin, qytetin e Vlorës dhe gjithë Shqipërinë.
Së fundmi, dëgjuam shtetasin Berisha të bëhet patriot. Nuk është hera e parë që flet për Kombin. Ka folur kështu edhe në vitin 1990, madje edhe më pas. Por, ndërkohë që fliste për genocidin serb në Kosovë, me anë të kontrabandës së naftës, kur ishte kryetar shteti, furnizoi makinën e luftës së Bulatovicit dhe Millosheviçit.
Tani flet për Prevezën, por më parë u dha grekëve detin, u dha...
-
Për diskursin me zagarë, moralin politik e politikanët e pamoralshëm. Për degradimin moral, njerëzor e qeverisës.
Një mikut tim assesi s’po i mbushej mendja se bisedat e postuara në Youtube, të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të PDK’së, ishin autentike. Thjesht, ai nuk po mund të pajtohej me faktin se ata po flitnin me njëri-tjetrin në atë mënyrë, me atë gjuhë, me atë diskurs.
Sepse, sipas tij, ata do të duhej të ishin njerëz të kulturuar - që respektojnë njëri-tjetrin, e jo që ia...
-
M’u ka mbushur mendja se sa herë kemi festa të rëndësishme, shpërfaqemi krejtësisht si shtet, si shoqëri e si individë. Shpërfaqemi aq shumë, dhe e qesim sheshazi pagdhendshmërinë tonë në mënyrë aq spontane, sa që po besoj që po të kemi njerëz kreativë, nga festimet tona do të dilte një film a serial i mirë për skenën ndërkombëtare, i tipit të “Boratit” të Sasha Baron Cohen. Pa shtuar e pa hequr asgjë. Madje edhe simpatik.
Nuk e kam fjalën për festimet individuale, të secilit...
-
Ka për të qenë një përvjetor i paharrueshëm. Në fakt është i tillë qysh tani. Një komb i ngjyer në të kuq si kurrë më parë po tenton të festojë duke harruar krizën, ndasitë e hatashme, problemet e vjetra dhe të reja, andrallat me fqinjët dhe sfidat therëse të së ardhmes. Nga Mitrovica në kufijtë më jugorë të Shqipërisë, përfshirë Maqedoninë lindore, diasporën dhe mijërat e emigrantëve – të gjithë po përjetojnë një ekstazë të vërtetë patriotike.
E kush do e harrojë në këtë përvjetor të 100...
-
Debati publik që po bëhet për kompanine CEZ përsëri nxjerr në pah një gabim sistematik të politikës Shqiptare në tërësi,e të mënyrës se si debatohen problemet në vecanti.Diskutimi i ditëve të fundit, i ngjan një teatri ku Qeveria dhe CEZ po konfliktohen,ndërkohë që këta dy aktorë,janë praktikisht e njejta gjë.
Qeveria Shqiptare e ka ditur që ditën që firmosi kontratën,që kjo ngjarje do ndodhte. E vetmja gjë që ata nuk kishin llogaritur ishte koha,sepse shpresonin që kjo të ndodhte pas...
-
Thënia “sa më shumë njoh njerëzit aq më shumë dua kafshët” ndoshta duket cinike në një këndvështrim etik e shoqëror. Por në pendën e një mjeku si unë, që jetën ia ka kushtuar pikërisht shëndetit të gjësë së gjallë kuptimi është krejt tjetër. Madje shumë më humanist sesa kuptimi i parë i asaj shprehje. Ne mbrojmë e shërojmë frymorët me qëllimin e parë që të mbrojmë njerëzit. Në këto kushte mjekësia veterinare, dua të bëj me dije se nuk konsiston vetëm në mjekimin e kafshëve por edhe...
-
Në këto vite dështimesh në rrugëtimin drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian kemidëgjuar të dalë nga gojë e Kryeminstrit vetëm një justifikim. Dhe çuditërisht, ky i yni është i vetmikryeminstër në botë të cilit ia ka marrë kapistallin e qeverisjes nga duart opozita, duke e bërë kështutë pamundur ëndrrën e shqiptarëve për integrim. Opozita nuk voton tre ligjet, thotë ai, ndaj ne nukvemi dot në Europë të dashur bashkëatdhetarë.Habia në popull është e madhe. Në atë popullin e vogël, atë...
-
“Shka fshihet veç fshihet”. Kjo aforizëm ngrihet mbi biseminë e fjalës, shprehet i dituri shqiptar i ditëve tona, i heshturi si Sokrat, Petro Zheji, në librin e sapodalë të tij, “Libri i aforizmave”. Kjo aforizëm mund të ketë lidhje me gjuhësinë dhe filozofinë, por në mënyrën më adekuate ajo mund të konsiderohet një aforizëm për karakterizimin e shtypit shqiptar në të shumtën e kohës së 100 vjetëve të bashkëjetesës me shtetin shqiptar. Natyrisht në misionin natyral të...
-
Çdo shtatë vjet vendet e BE-së grinden me Komisionin e BE-së dhe me Parlamentin Evropian për ndarjen dhe nivelin e shumave të parave.
Ndryshe nga planet e vendeve anëtare që përpilohen shpesh vetëm për një buxhet njevjetor, buxheti shumëvjeçar është futur në vitet 1980-të nga ish-presidenti i komisionit të BE-së, Jacques Delors për të pasur sigurimin e planeve të programeve të ndihmave të BE-së, të cilat shpesh përpilohen për shumë vjet.
Buxheti financohet në pjesën më të madhe nga kontributet...