-
Mund të ishte e denjë për kopertinën e një reviste erotike me fantazi të shfrenuar, se sa për të ilustruar një histori serioze dhe shumë të sinqertë që motrat karmelitane në Nënshat të Shkodrës kanë lejuar të shkruhej për to. Kësaj here, fotografi Armand Sallabanda dhe ata që drejtojnë Madame Mapo-n më duket se e kanë katranosur paksa duke ilustruar historinë e dy murgeshave me një foto të tillë. Qerpikët e lyer, vetullat e hequra dhe buzëkuqi i dendur bashkë me pudrën në fytyrën e modeles janë...
-
Nëse dikush do donte që t’i kuptonte bazat e filozofisë, duhej të lexonte pikërisht Gombrowicz dhe shpjegimet e tij. Francesco Catalucio thotë se ishte pikërisht ky libret, që e shpëtoi këtë autor gati të panjohur në Shqipëri nga vetëvrasja. Libri i autorit të këndshëm polak na vjen me një parathënie të këndshme të Catalucio dhe pastaj nocione, kategori dhe filozofitë e më të mëdhenjve të njerëzimit në filozofi, nga një vëzhgues shumë interesant. Përmes lupës së Gombrowicz ata na vinë...
-
Siç e di, me të gjitha forcat e mija, po mundohem të sjell eshtrat e tim’eti në Atdhe. Sa herë që kërkoj shpjegime përgjigjet janë rrëshqitëse dhe pa përfundim. Deri sa të kem jetë do të vazhdoj ta kërkoj…. ose do të bëhen gërmimet ose duhet të më thonë se nuk duan të ndërhyjnë, por nuk duhet të tallen me mua.
Shkëputa këto pak fjalë nga një e-mail, i marrë para disa ditësh nga Aldo Renato Terrusi, autori i romanit “Brenga ime shqiptare”, i botuar vjet edhe në Shqipëri...
-
Një muaj para përvjetorit të katërt të shpalljes së pavarësisë, i kam shkruar dy artikuj për të përditshmen “Zëri” dhe “The European Voice” lidhur me faljet masive që presidentët e Kosovës i kishin bërë gjatë tri viteve të kaluara pikërisht në këtë ditë. Ata kanë falur 72 kriminelë më 2009 (Fatmir Sejdiu), 62 më 2010 (Sejdiu) dhe 103 më 2011 (Jakup Krasniqi, si ushtrues detyre i Presidentit).
Mesatarja ishte 79 falje në vit, që është baras me 5.4 për qind të popullatës...
-
Punëtorët e të papunët e varfër shqiptarë, janë bërë të gjithë si ky personazh i kinemasë italiane që shpërfaq pikërisht atë mjeranin që s’do të gjejë kurrë forcë të kundërpërgjigjet apo të organizohet
Edhe pse ky shkrim do të botohet ca ditë më vonë, tash që shkruaj është Një Maj. Duke vështruar rrugët tona të qeta, mund të mendosh se jetojmë në një shtet të punëtorëve, ku ata vetëqeverisin e për pasojë nuk kanë nevojë të protestojnë. Ose se punëtorët janë vetëdijësuar për...
-
Më ra ndërmend kjo shprehje e famshme latine e Ciceronit në De officiis, që më parë ishte thënë nga Terenci në një formë, tjetër, summum jus saepe summa est malitia (drejtësia në aplikimin e saj më maksimal shpesh është e barasvlefshme me ligësinë më të madhe,) ndërsa ndiqja rastësisht lajmet që po jepnin fjalët e Nazimes përpara trupit gjykues. Për mua vazhdoi reflektimi edhe pas lajmeve dhe shprehja e famshme, me gjithë vjetërsinë e shekujve, ka mbetur e pakundërshtueshme. Sa procese në këto...
-
Shtypi ballkanik i ditëve të sotme është më shumë një zgjatim i politikës sesa përfaqësues i opinionit publik. Një pjesë e konsiderueshme e medias vazhdon të kontrollohet nga grupe të fuqishme politike. Në njëfarë kuptimi, ato lloje komentesh që një numër autorësh (të tillë Karol Jakubovicz, Mihai Coman, Colin Sparks dhe Tomasz Goban-Klas) kanë përdorur për të karakterizuar situatën e medias në shoqëritë pas-komuniste kanë vlerë edhe për rajonin e Ballkanit: ‘Shtypi u bë pluralist, por jo...
-
Vdiq në moshën 94-vjeçare Giulio Andreotti, nji prej politikanëve ma jetëgjatë të Italisë së mbasluftës, miniera e gjallë që ruente “thesare” të pathanshme që i mori përgjithmonë me vedi në amshim.
Rreth tij janë krijue historina legjendare që nga nji anë e kanë trajtue me të drejtë si nji prej shpëtimtarëve të Italisë demokristiane, si mikun e madh të arabëve në Europë, antikomunistin e interesuem në fushën e politikës italiane e të herë-herë të mefshtë në arenën...
-
Zotit Robert Hand, Këshilltar Politik i Komisionit të Helsinkit,Uashington DC
Zoti Hand,
Jam duke Ju shkruajtur lidhur me seancën dëgjimore të Komitetit të Helsinkit për Shqipërinë të planifikuar për këtë të hënë, 6 maj 2013 në Uashington DC.
Loja e rrezikshme që Sali Berisha është duke luajtur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të vijë si një befasi për cilindo që ka pak njohuri për Shqipërinë. Komisioni i Helsinkit është i vetëdijshëm që zgjedhjet e kaluara ishin të mbushura me...
-
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e di shumë mirë se çfarë është marrëveshje e mirë dhe çfarë e keqe. Ai e di në detaje se çfarë i sjellë Kosovës marrëveshja me Serbinë. Ai ka qenë partneri i katërt në këtë dialog, në mesin e SHBA-së, BE-së dhe Serbisë. Është pikërisht Thaçi i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare të jetë në krye të këtij dialogu si partner nga Kosova, sepse ndërkombëtarët ia dinë “hallin” e “dertin”.
Është lojtari më i përshtatshëm i...