Sokol Balla thotë se nuk ka pranuar Sali Berishën në emision, pasi "është Basha kryetar”

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 15:12

Në emisionin “Top-Story” është folur sot për situatën politike, bojkotin dhe marrëdhëniet pozitë-opozitë. Një pjeëë jo e vogël i është kushtuar kreut të opozitë, Lulzim Basha dhe pozicionit të tij në PD. Arjan Vasjari është shprehur se ndaj Bashës ka shumë paragjykim dhe se loja që bëhet me dualitetin e drejtimit në PD është shpesh i qëllimshëm. Mustafa Nano ka deklaruar se në përgjithësi ka patur një pak të heshtur që opinionistët të mos e sulmojnë Bashën, pikërisht për këto arsye, por është çështje e Bashës të bëhet drejtues i vërtetë i PD-së. Këtu ka ndërhyrë edhe moderatori i emisionit, Sokol Balla, që ka thënë se nuk ka pranuar Sali Berishën në emision, pikërisht “që të ndihmojmë që demokracia të funksionojë”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.