ISIS ekzekuton një prej dy pengjeve japonezë. Për pengun e dytë kërkon 200 milionë dollarë brenda 72 orëve

Postuar në 24 Janar, 2015 09:25

Një tjetër masakër raportohet nga mediat ndërkombëtare. ISIS i ka prerë kokën, një prej dy pengjeve japonezë. Mediat amerikane raportojnë se viktima është Haruna Yukawa ndërsa Kenji Goto Jogo tregon imazhin e ekzekutimit duke paraqitur kërkesat e reja të ekstremistëve. ISIS publikoi  një video në web pak ditë më parë ku kërcënoi se do të vrasë dy pengjet japoneze nëse nuk do të paguhet një shumë prej 200 milionë dollarësh brenda 72 orësh. Videoja e përhapur online është postuar nga disa faqe online të cilat janë pranë grupit terrorist.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.