Mara Venier i thotë Simona Ventura-s: “Je për të ardhur keq! Në ndryshim nga ty, unë nuk kam shkuar të punoj në Tiranë”

Postuar në 07 Shkurt, 2015 03:44

Mara Venier e Simona Ventura janë dy gra të show-t televiziv në Itali, mes të cilave ka plasur një sherr në distancë. Ishte Venier e para që u shpreh se “e ka ndihmuar, por edhe ajo i është ndodhur pranë në momente të vështira; mirëpo asaj (Venier-it) nuk i pëlqen të jetë e rrethuar nga njerëz të pasinqertë”. I përgjigjet flakë për flakë Ventura, duke thënë se në këtë botë “ka plot brumbuj që ushqehen me pisllëkun e të tjerëve”. Brumbulli lihet të kuptohet që është Mara Venier, e cila e ka veshur me tone raciste replikën e saj të fundit: “Unë vijoj të punoj në Itali, ndërsa qyqarja Simonë ka shkuar të punojë në Tiranë” (Fraza e saj e saktë në italisht ka qenë: Poverina; capisco Simona, é rimasta male, porella; io a Tirana, pero’, non sono andata a lavorare).

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Hannah (not verified) on

<p>pse te shkosh ne tirane qenka per te ardhur keq?????????kta italot &nbsp;te shohin veten e tyre dhe kur vajten n amerike e te mos flasin me hic</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Me e forta eshte qe burri i Mara Venier eshte babai i partnerit te Ventures.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.