Pafajësia e Arben Frrokut, a kishte dijeni politika për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda?

Postuar në 04 Prill, 2015 12:43

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda për shpallur të pafajshëm, Arben Frrokun, të akuzuarin për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, ka qenë i papritur. Të paktën për opinionin publik. Krijohet kjo ide, pasi të gjitha gjasat janë që politika ta ketë ditur, pse jo nxitur vendimin në fjalë. Pa u shtyrë shumë në hamendësime, më e pakta që mund të thuhet është se politika e ka ditur këtë vendim. Ka disa elementë që e provojnë këtë. Së pari, pas vendimit mazhoranca mbajti heshtje, nuk pati deklarata zyrtare as nga PS-ja ehe as nga LSI. I vetmi që ka hedhur dy radhë në Facebook ka qenë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, që akuzon drejtësinë. “Por përtej fakteve konkrete, mungesa e besimit publik te drejtësia sot është më e dukshme se kurrë, dhe aspak rastësisht, e as gabimisht!”, shkruan ai. PD-ja nga ana e vet reagoi dje me anë të Eduart Halimit, por e ka vazhduar sot këtë çështje përmes një shkrimi në gazetën zyrtare “Rilindja Demokratike”. “Gazeta “RD” paralajmëroi 4 javë më parë lirimin e vrasësit të Komisar Dritan Lamajt, Arben Frroku në këmbim të mohimit që vëllai i tij deputet, Mark Frroku do t’i bënte vrasjes së dy deputetëve me porosi të Ilir Metës. Më datën 8 mars, gazeta “RD” publikoi në faqe të parë si lajm kryesor: “Wanted! Mashtrimi i Frrokut, Rama e Meta do i lirojnë vëllanë”, ku shkruhej se, deputeti Frroku ka mashtruar në Prokurori pas seancave të gjata të negocimit me Ramën, Metën dhe Tahirin, të cilët i kanë premtuar se në rast se ai hedh poshtë dëshminë e deputetit Tom Doshi, atëherë vëllai i tij që gjendet në burg për vrasjen e Komisar Lamajt do të lirohet nga burgu”, shkruan “RD”(http://www.rilindjademokratike.com/index.php?option=com_cont...). Dhe shoqëron shkrimin me faqen e parë të gazetës së datës 8 mars. Thënë kjo, pra paralajmërimi i PD-së, që mund të jetë dukur edhe si diversion, bashkë me heshtjen e mazhorancës dhe qetësinë, madje gëzimin e Mark Frrokut gjatë shoqërimit në Gjykatën e Lartë, krijohet dyshimi se diçka mund të jetë luajtur në prapaskenë.
s.z

Comments

Submitted by bledi (not verified) on

Ky dyshim shtohet akoma me shume po te mendoni qe Frroku Mark, duke qene se deklaronte se po i binin ne qafe me pa te drejte, nuk mbante qendrim ndaj deputeteve socialiste qe votuan dy here per heqjen e mandatit. Ai shtrongente duart me ta, thua se po e dergonin absador ne ndonje vend dhe jo burg. Qe aty dukej fare qarte marrveshja qe ishte bere ne qetesi.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Medemek ose e dinin nje vendim qe s'ishte marre akoma ose maxhoranca urdheron drejtesine se c'vendime duhet te marre ????

Po te qe keshtu atehere, per shembell, te pakten Gjin Gjoni do ishte brenda...

Se nga c'ane mbajne gjykatesit kete e di edhe bufi, pervec juve te Respublica-s, qe po na nxirrni mallin e "55"  me keto lloj analizash te paragjykuara.

Submitted by besi (not verified) on

S'luhet "ne prapaskene" ,por ne skene dhe ashiqare...

Submitted by Natyralisti (not verified) on

Akuzat e Dritan Priftit ndaj Ilir Metes dhe te Prokurorise ndaj Arben Frrokut ishin dhe jane me fakte te qarta,ndersa vendimet e gjykatave ne te dy rastet rezultuan 5 me zero ne favor te Ilirit dhe te Frrokut.Ne te dy rastet qeveritaret me veprimin apo mosveprimin(heshtjen) e tyre ishin ne krah te te akuzuareve dhe jo ne krah te fakteve apo te akuzueseve. Me 23 qershor 2013,populli votoi kryesisht per vendosjen e DREJTESISE NE SHQIPERI,por premtimet e maxhorances se sotme dhe veprimet konkrete te saj gjate 2 vjeteve qeverisje treguan se edhe kesaj qeverie i leverdis me shume pushteti mbi drejtesine dhe jo drejtesia e pavarur nga pushteti.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.