Meta: Pas 24 korrikut, llogaritë i bëj me popullin e 2 marsit

Postuar në 24 Janar, 2022 14:52

Deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili sot u shpreh se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të ketë përballë edhe Presidentin Meta, ky i fundit e cilësoi kurth diletantësh. Kreu i shtetit tha se deri më 24 korrik (koha kur mbaron mandatin presidencial) nuk do të marrë pjesë në asnjë garë politike, por më pas do të bashkëbisedojë me popullin e 2 marsit.

Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill. Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 korrik. Kemi bërë një premtim që pas 24 korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të 2 marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt.

Me “populli i 2 marsit”, Meta u referohet mbështetësve që u mblodhën në protestën e thirrur nga vetë ai më 2 mars 2020, kundër qeverisë për “grusht shteti përmes sistemit të drejtësisë,” "shkelje e Kushtetutës”, "lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar”.  

“Përplasja” e kreut të shtetit me kreun e qeverisë nisi në qershor të vitit 2019, kur presidenti Meta shfuqizoi me dekret 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale. Kjo u pa nga maxhoranca socialiste si shkelje e Kushtetutës dhe tejkalim i kompetencave kushtetuese. Procedura e shkarkimit të Metës, i vendosi palët në konflikt interesi në raport me Gjykatën Kushtetuese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.