“Na duhet një president normal”

Postuar në 24 Janar, 2022 11:03

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha se kaosi në të cilin është përfshirë opozita e bën të pamundur dialogun në funksion të përzgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Kjo sipas Ramës e bën akoma më të domosdoshëm nismën e tij për Këshillimin Kombëtar, në të cilën deri tani janë angazhuar 23 456 qytetarë.

Na duhet të zgjedhim presidentin. Komplikimi i situatës me dy PD na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku ta kërkojmë dialogun me opozitën. Por ndërkohë duhet të mendojmë si të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje.

Rama tha se është e domosdoshme zgjedhja e një figure që i kthen normalitetin institucionit të kreut të shtetit.

Pas një serie precedentësh që e kanë degraduar figurën e presidentit, kemi përgjegjësinë t’i japim popullit shqiptar një njeri normal në krye të shtetit. Na duhet një kryetar shteti që i kthen normalitetin zyrës së Presidentit të Republikës. Nuk do të bjerë nga qielli, do të gjendet mes nesh, këtu në territorin shpirtëror të Republikës së Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.