Hani i Edit

Postuar në 23 Janar, 2022 16:38

Lexoni se çfarë shkruan sot Evis Kushi në Facebook:

Për ata që nuk e dinë, me gjasë shumë, Evis Kushi është minister e Arsimit. Detyrë me shumë rëndësi, sidomos në vende me popull të paedukuar si Ne. Ministrja e bën këtë shënim që duket se i ka prishur rehatinë e fundjavës, pasi pati reagime për vendimin e marrë nga qeveria që i ka zënë derën Shqipërisë për mbylljen për 3 ditë të shkollave me motivacionin se është ftohtë.

Marrim vendimin që patjetër lidhet me situatën e pandemisë dhe asgjë tjetër, më pas kujtohemi se ka edhe prindër që penalizohen nga kjo gjë. Si vallë nuk i shkon në mendje një qeverie, një ministrie një gjë e tillë? Kanë drejtori, seksione, këshilltarë, kabinet etj.. Ndodh sepse ne jetojmë nën një regjim inercie të qeverisjes ku (as)Kushët kanë mobilizim cerebral vetëm të shmangin sms-të e Edit që drejton një han pa porta e ku e vetmja gjë që nuk oksidohet është vetrata, reklama.

Por edhe në qoftë ky një episod - për të cilin një ministër i vërtetë Arsimi do të duhej të skuqej – ne e dimë se Kushi, Krifca e shumë të tjerë që mbajnë në qafë etiketën “ministër” janë zgjatime të trilleve të një njeriu të vetëm që është fatkeqësi kombëtare, kuptohet pas kryefatkeqësisë së MosAngazhimit tonë. Që të mos i biem në qafë më shumë sesa duhet atij që në fund të fundit, aq di dhe aq do.

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Heu bre redaksia. Nuk jeni mire fare. Ne cilen kohe ka ditur dhija se cfare eshte tagjia? Lutem mendimin tuaj.

Submitted by Ndree (not verified) on

MIre more zoteri keta te shtetit, po ata te privatit, fasonet, te vetepunesuarit, bujqit e me rradhe e me rradhe? Po sikur largqofte, ai atje lart te mos i kushtoje vemendje te madhe e ta shtyje edhe nja 10 dite te tjera, cdo cojne ne shpi ne fund te 15ditshit keta prinder?

Submitted by Marin (not verified) on

Per te ndenjur prindi ne shtepi ka pase VKM. Kush eshte kjo gruja qe thote rrini prap ne shtepi se VKM-ja ka pas pas pas dale njehere e nje dite dhe vlen per gjithe dekaden? Per analogji, a mundet nje minister te shtyje afatin e nje VKM-je vete? dmth pa pyet ata qe e kane nenshkruar?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.