Si ta kuptojmë dhe si të përballemi me Rusinë?

Postuar në 23 Janar, 2022 16:26
Peter Pomerantsev - Johns Hopkins University

 

Mënyra sesi presidenti rus Vladimir Putin dhe propaganda e Kremlinit flasin për vendet të cilat Rusia i kërcënon – me Ukrainën përballë dhe në qendër – t’i sulmojë, pushtojë, shtrëngojë dhe kontrollojë, në tregon historinë e familjes ndoshta më të palumtur në botë.

Të lexosh mendjen e Putin është në shumë drejtime një gjë e kotë, por a mundemi ne të analizojmë diçka më themelore rreth shtysave më të thella që imponojnë sjelljen e Kremlinit, nisur nga gjuha e tij dhe dinamikat sociale? Çfarë na thonë ato rreth motivimeve të tij dhe si duhet të merremi me to? Është joshëse ta shohësh politikën e jashtme të Moskës të reduktuar në një qasje racionale përqendruar në interesin vetjak, si një kërkesë për “sfera ndikimi” arikuluar në logjikën e ftohtë të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare realiste, por gjuha e saj na drejton drejt diçkaje më të përzier me intimitetet e dinamikave të familjes.

Së pari është përndjekja obsesive e Kievit, që përkufizohet si “nëna e të gjitha qyteteve ruse” dhe më pas i stigmatizuar si një prostitutë që i është shitur Perëndimit, apo një lloj zombi-mumje e manipuluar nga ”forcat e errëta” të cilat e kanë kthyer në një vegël kundër Rusisë.

Pastaj është përkufizimi i përsëritur shpesh i ukrainasve dhe bjellorusëve si “vëllerëzit e vegjël” të rusëve, një përkufizim dikur patronizues dhe mbytës, me këmbënguljen se të gjitha këto vende të ndryshme janë në të vërtetë “një popull”, një masë e destinuar të kyçet përjetësisht në apartamentin e përbashkët të shtetit rus(lojë fjalësh: state(of mind) – gjendjen mendore).

Kështu për të jusitifikuar ankesimin e Krimesë dhe invadimin e Ukrainës Lindore, Putini argumentonte në vitin 2014 se “rusët dhe ukrainasit janë një popull. Kievi është nëna e qyteteve ruse. Rusi i vjetër është burimi ynë i përbashkët dhe ne nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin” dhe më pas, në fillim të këtij viti e përshkroi Ukrainën si të kthyer nga Perëndimi në një vend anti-rus. Gjuha dhe memet bëhen më pak elegante nëse zbret në vomitariumin e medias shtetërore ruse dhe internetit.

Ndonëse referencat e “vëllait të vogël” dhe “nënës Kiev” janë trope të vjetra të ngulitura në kulturën ruse, një risi më e vonët është përshkrimi nga Ministria e Jashtme e  Rusisë i vendeve që dikur ishin në Bashkimin Sovjetik dhe Paktin e Varshavës si “të mbetur jetim” nga fundi i Luftës së Ftohtë: sikur Estonia, Polonia dhe Republika Çeke të ishin të humbur dhe po kërkojnë kthimin e Babait të Madh nga Moska.

Referenca të tilla konstante ndaj marrëdhënieve familjare më bëjnë të mendoj se këtu mund të ketë motivime të tjera me rëndësi: mundet që një element i psikoanalizës të ndihmojë në analizat gjeopolitike?

Ka njëfarë historie në këtë qasje. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, psikiatri britanik Henry Dicks udhëhoqi një seri intervistash të hollësishme me robërit gjermanë të zgjedhur për të përfaqësuar segmenet e ndryshme sociale gjermane. Dicks donte të studionte burimet e mendësisë naziste dhe ku ato rezononin me gjermanët e tjerë.

Kam kërkuar në arkivat e Dicks për një libër të ri mbi propagandën e Luftës së Dytë Botërore dhe i kërkova psikanalistit, profesorit të Letërsisë në Universitetin e Londrës, Josh Cohen të më ndihmojë që t’ua jap kuptim atyre – dhe rëndësisë së tyre për të kuptuar Rusinë.

Dicks gjeti se ajo që dominonte mes ushtarëve gjermanë dhe sidomos mes atyre që pëlqenin nazistët ishte një raport u çudishëm me figurën autoritariste, shpesh abuzive dhe që mungonte vazhdimisht, të Babait, me fëmijën në të njëjtën kohë të poshtëruar prej tij dhe që kishte dëshirë të zjarrtë për t’u pranuar. Sensi i dobët pasues i veprimit individual, çoi në kërkimin për liderë të fortë dhe identikimin gjithëpërfshirës dhe abstrakt të një kombi – familje. Hyjnizimi i figurës së pamundur të nënës perfekte dhe më pas, sulmi ndaj çdo femre që nuk arrinte të ngrihej deri në atë nivel, ishte një element i përbashkët. Shpërthimet irracionale të agresivitetit ishin një mënyrë për të përballuar sensin e papërshtatshmërisë. Është interesante, Dicks e pa insistencën naziste mbi një “Lebensraum”, territoret e gjera në Ukrainë dhe Europën Lindore të cilat nazistët i pretendonin si të tyret, pjesërisht si një kompensim për këtë cikël të pranimit frustrues dhe poshtërues: një kërkesë gjeopolitike e lindur jo thjesht nga “interesi racional” por nga një “narcizëm dytësor” iracional.

Nëse narcizmi primar është strukturor dhe i domosdoshëm”, shpjegon Cohen, “është në thelb investimi ynë mbi vetëruajtjen, narcizmi dytësor që përfshin tipare specifike të karakterit dhe zakoneve – vaniteti, vetë-mbivlerësimi, superioriteti, të gjitha që me siguri maskojnë një frikë të fshehtë të pëpërshtatshmërisë së vetes”.

Nuk ka nevojë të jesh psikoanalist për të vënë re sesi kultura popullore ruse qarkullon rreth adhurimit dhe frikës ndaj figurave atrore autoritare: Stalini, Pjetri i Madh dhe sidomos Ivani i Tmerrshëm, të gjithë jo vetëm që glorifikuan shtetin duke abuzuar me popullin e tyre, por gjithashtu vranë me dorën e vet(Ivani), apo u përfshinë në vrasjen(Stalini dhe Pjetri) e vetë fëmijëve të tyre. Kur televizioni shtetëror rus ndërmori një sondazh për të përkufizuar “rusët më të mëdhenj të Historisë”, zhvilluar në vitin 2008, të ashtuquajturën ende sot era perëndimore e Rusisë, Stalini qëndronte në krye, deri kur një valë e fundit, potencialisht e orkestruar, nxori në krye, Aleksandër Nevsky-n, një figurë paramesjetare.

Krahas këtyre marrëdhënieve dashuri/frikë për figurat abuzive atërore, janë po ashtu edhe poshtërimet e përditshme të sistemit rus. Kur jetoja në Moskë në dekadën e parë të erës së Putin,  poshtërimet e vockla me të cilat përballej një qytetar mesatar ishin të panumërta: në qoshet e rrugëve, policët e trafikut të shembin në gjoba për shkelje të shpikura për të cilat nuk mund të bëje asgjë dhe më pas, rryshfetet; në punë, bosi e shihte për normale t’i bërtistë punonjësve; në rrugë njerëzit e zakonshëm ngecnin në trafikun e pafundëm, ndërkohë që të pasurit dhe ata me lidhje Lart, përfitonin sirenat qeveritare që u lejonte të ecnin mespërmes autostradës, duke përforcuar ndjesinë e të qenit i pavlerë sa herë që kalonin. Dhe kur më në fund mbërrije në shtëpi, i mbushur me mllef ndaj sistemit, televizioni do të përsëriste se “Amerika po e poshtëron Rusinë, duke e ndaluar atë të ngrihet në këmbë”. Mëria përvëluese do të sublimohej te të huajt e këqinj.

Televizioni do të përsëriste po ashtu tropen solide për atë sesi rusët kishin nevojë për “një dorë të fortë” për t’i drejtuar, një disiplinues që mbron dhe ndëshkon. Putin përshkruhet shpesh me aprovim në atë mënyrë, përmes makinës së vet propagandistike që e lartëson atë aktivisht si një at-udhëheqës përmbi politikën, me tërësinë e imazheve maço që e tipizojnë Presidentin duke kalëruar me gjoksin zbuluar.

Është e vështirë të mos mendosh përherën e dytë si farsëkur e lidh këtë me Putinin”, thotë Cohen.

Është sikur të gjitha këto kategori si dobësia e Unit dhe narcizmi dytësore të rishfaqen sot, por me një shtyrje dhe shkelje syri. Me Putinin kemi kitch-in, fotografitë pa bluzë…Interesante është se kjo nuk e bën atë më pak të rrezikshëm dhe në një farë mënyre e bën më të rrezikshëm”.

 

Propaganda e Putinit-Lider u zgjerua pas rikthimit të tij në Presidencë në 2012 dhe në kudër të protestave që kërkonin fundin e autoritarizmit dhe poshtërimit të përditshëm nga zyrtarët. Mbështetja shtetërore për shpërthimet kundër pakicave u rrit po ashtu, kjo përmes ligjeve që legjitimonin dhunën kundër femrave dhe sulmet ndaj komunitetit LGBTQ.

Një shtypje më e madhe në planin e brendshëm u sinkronizua me invadimin e Ukrainës dhe rriti më tej sensin e përhapur se Rusia, që dihet se është vendi më i madh në botë, meriton territore shumë më përtej shtrirjes së vet gjigandeske. Kjo ndjesi e kufijvë të paqëndrueshëm shkon nga fantazitë e të djathtës ekstreme rreth një Perandorie Euraziatike nga Oqeani Indian në Atlantik, te më e zakonshmja “sferë ruse”. Në rastin e Rusisë, termi “sferë ndikimi” nuk tregon vetëm diçka të vështirë dhe të përkufizuar, që mund të farkëtohet me “fuqi të tjera të mëdha” në ndonjë marrëveshje të re të madhe gjeopolitike, por edhe diçka që rezonon me pistonat e mllefit të shtypur dhe dinamikat sociale.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë për t’u përballur me Rusinë e Putinit?

Në nivelin e diplomacisë zyrtare ne duhet të rezistojmë për të shpresuar shumë se ndonjë marrëveshje, edhe nëse arrihet, do të zgjidhë si me magji gjëra  në të mirë të punës. Rusia nuk do të “parkohet” siç shpresonte Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Joe Biden, Jake Sullivan.

Kremlini ka nevojë që të ketë në mënyrë permanente vëmendjen e një superfuqie që të vlerësojë veten. Nuk e di nëse kjo përfshin gëlltitjen e gjysmës së Ukrainës, por edhe nëse ndodh, oreksi vetëm do të rritet.

Por ndërsa ai që dikur njihej si Perëndim po kërkon për mjete diplomatike për të përmbajtur agresionin rus sot, ne duhet të nisim të mendojmë sesi të ndihmojmë për të adresuar ankthin dhe pasiguritë e thella, traumat që përshkojnë shoqërinë dhe kulturën ruse dhe të cilat i shfrytëzon propaganda e Kremlinit. Kultura e masës, ekuivalente me terapinë po i sjell në ligjërimin publik çështjet e nëndheshme dhe kështu ato mund të kuptohen dhe kapërcehen.

Në nivelin më bazik, ajo që mungon në krizën e tanishme është një përpjekje e liderët perëndimorë apo amerikanë për të folur me popullin rus. Ndonëse propaganda e brendshme e Kremlinit gërthet për kërcënimin nga NATO, asnjë politikan nuk është përpjekur të flasë me popullin rus drejtpërdrejt. Ne ishim shumë më mirë gjatë Luftës së Ftohtë në këtë drejtim, kur Margaret Thatcher u shfaq në televizionin sovjetik dhe debatoi me aftësi, dhe i mundi prezantuesit e çështjeve të atyre ditëve. Në atë kohë, rusët ishin të kufizuar nga censura, sot është pafundësisht më e lehtë për të komunikuar dhe angazhuar me njerëzit përmes mediave sociale.

Siç ka sugjeruar në një artikull të vetin, analisti rus i medias, Vasily Gatov, një diplomaci të re publike, këta komunikatorë duhet të jenë lloji i njerëzve të cilët një grup i madhe rusësh do t’i, edhe pse pa dëshirë, respektojë dhe kushtojë vëmendje: ndoshta ish-gjeneralë dhe zyrtarë të sigurisë mund të përmbushin këtë kërkesë.

Përtej këtij angazhimi politik kaq bazik, është diplomacia më e thellë publike që do të ndërmerrte një bashkëbisedim me rusët e zakonshëm për mënyrën sesi e shohin ata të ardhmen e vendit të tyre në botë. Sa rusë duan të jenë pjesë e një vendi normal, i zhveshur nga ciklet e opersionit dhe të shpërthimit?  Kur Dicks analizoi robërit gjermanë, ai gjeti se jo të gjithë ishin të lidhur me farën e psikës së ndjeshme naziste të bullizmit dhe poshtërimit. Ai mendoi se këto grupe do të ishin ata që do të rindërtonin Gjermaninë pas lufte.

Ka shumë rusë – artistë, akademikë, producentë – që bëjnë qysh tani një punë të rëndësishme duke gërmuar në të pandërgjegjshmen ruse. Atyre u jepet shpes një mbështetje minimale nga qeveria e tyre dhe disave u është dashur ta lënë vendin. Duhet të krijohet një fond transatlantik, i pavarur nga çdo shtet, për të mbështetur punën e tyre. Po kështu, ne duhet të mendojmë për brezat e ardhshëm dhe të krijojmë një universitet të gjuhës ruse posaçërisht për kërkimet kritike.

Të gjitha këto mund të duken si masa afatgjata përballë një krize imediate. Por rrënjët e kësaj krize janë të thella. Ka shumë diksutime mes elitave amerikane rreth faktit nëse ato në një mënyrë apo tjetër fyen elitat e Kremlinit në vitet ’90. Por po kaq e rëndsishme është mënyra sesi ato dogjën mundësinë për të dëgjuar dhe folur me popullin rus. Nisni tani!

Burimi: Time

Përkthimi dhe titulli shqip: ResPublica

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo ka shume ruse qe duhet ta prezantojne Rusine si nje shtet normal, por pergjithsisht ruset me natyren e tyre te sinqerte e prezantojne Rusine si nje shtet normal! Eshte perendimi ai qe kerkon prej kohesh ta izoloje Rusine e ta rrethoje si ne nje gracke, qe tipa hundlesh dhe kokforte si Putini te bejne marrzira e te tregohen dorehekurt me popullin rus!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.