Fotoja e parë e një atomi të vetëm (FOTO)

Postuar në 22 Janar, 2022 18:04

Atomet janë aq të vogla saqë është e pamundur të shihen me sy të lirë, madje mund të jenë sfidë edhe për mikroskopët më të fuqishëm. Të paktën, këtë kemi mësuar dikur në tekstet e fizikës. Por për herë të parë kemi një fotografi që tregon një atom të vetëm, i cili “noton” në një fushë elektrike, dhe është mjaftueshëm i madh për të parë pa asnjë lloj mikroskopi.

Fotografia e shkrepur nga David Nadlinger, me titull “Një atom i vetëm në kurthin e një joni", është fituesja e konkursit të fotografisë shkencore të Këshillit të Kërkimit të Inxhinierisë dhe Shkencave Fizike. Fotoja tregon një atom stronciumi, të mbërthyer brenda një fushe të fortë elektrike. Lazerët e bëjnë atë të lëshojë dritë.

Atë mund ta shihni nëse përqendroheni shumë: në qendër të fotos, do të shihni një pikë blu të zbehtë. Ky është atomi i stronciumit, i ndriçuar nga një lazer blu-vjollcë.

Ky aparat i veçantë përdor stroncium për shkak të madhësisë së tij: stroncium ka 38 protone, dhe diametri i njërit prej këtyre atomeve është një e disa milionta e milimetrit. Normalisht, kjo do të ishte e pamundur për t’u parë, por ky konfigurim përdor një truk të zgjuar për ta bërë atomin shumë më të ndritshëm.

Atomi i stronciumit në foto është goditur nga një lazer me fuqi të lartë, i cili i bën më energjike elektronet që rrotullohen rreth tij. Herë pas here, këto elektrone me energji lëshojnë dritë. Me numrin e mjaftueshëm të elektroneve dhe energjinë e nevojshme, është e mundur që një aparat fotografik i zakonshëm ta kapë imazhin e atomit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se po e shihni atomin me sytë tuaj. Ky imazh është një shkrepje me ekspozim të gjatë, që do të thotë se edhe me gjithë atë dritë lazeri, është ende shumë e dobët për t'u kapur nga syri ynë pa pajisje. Më afër se kaq, një atomi nuk mund t’i shkoni kurrë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.