Fundi i njerëzimit është i pashmangshëm

Postuar në 22 Janar, 2022 10:27
Henry Gee

 

Dy nga shqetësimet më të mëdha që lidhen me fatin e botës në vitet ’60 ishin asgjësimi bërthamor dhe mbipopullimi. Në vitin 1968, norma e rritjes së popullsisë ishte mbi 2%, më e larta në histori.

Më shumsë se gjysmë shekulli më vonë, potenciali bërthamor nuk është më aq shqetësues sa në vitet ’60. Dhe sa i përket mbipopullimit, më shumë se dyfishi i banorëve të asaj kohe jetojnë në tokë me komoditet dhe pasuri më të madhe. Megjithëse popullsia është ende në rritje, shkalla e rritjes është përgjysmuar që nga viti 1968. Parashikimet aktuale për rritjen ndryshojnë. Por konsensusi i përgjithshëm është se ajo do të përfundojë diku në mes të shekullit dhe do të fillojë të bjerë ndjeshëm. Që në vitin 2100, numri i popullsisë globale mund të jetë më i vogël se sa është tani. Në shumicën e vendeve – duke përfshirë ato më të varfrat – shkalla e lindjeve tani është shumë më e ulët se niveli i vdekjeve. Në disa vende, popullsia së shpejti do të jetë sa gjysma e numrit aktual. Tani njerëzit po shqetësohen për nënpopullimin.

Si paleontolog, e shoh çështjen në kondvështrim afatgjatë. Llojet e gjitarëve priren të vijnë dhe të ikin mjaft shpejt: shfaqen, arrijnë kulmin dhe zhduken në një milion vjet apo më shumë. Të dhënat fosile tregojnë se Homo sapiens ka ekzistuar për rreth 315 000 vjet, por për shumicën e asaj kohe, specia ishte e rrallë—aq e rrallë, në fakt, saqë iu afrua zhdukjes, ndoshta më shumë se një herë. Kështu u mbollën farat e dënimit të njerëzimit: popullsia aktuale është rritur, shumë shpejt, nga diçka shumë më e vogël. Rezultati është se, si specie, H. sapiens është jashtëzakonisht i ngjashëm. Ka më shumë ndryshime gjenetike në disa trupa shimpanzesh të egra sesa në të gjithë popullatën njerëzore. Mungesa e variacionit gjenetik nuk është kurrë e mirë për mbijetesën e specieve.

Për më tepër, gjatë dekadave të fundit, cilësia e spermës njerëzore ka rënë, duke çuar ndoshta në nivele më të ulëta të lindjeve, për arsye që në pjesën më të madhe nuk shpjegohen plotësisht. Ndotja - një nënprodukt i degradimit të mjedisit nga njerëzit - është një faktor i mundshëm. Një tjetër mund të jetë stresi, i cili, sugjeroj, mund të shkaktohet duke jetuar pranë njerëzve të tjerë për një periudhë të gjatë. Për pjesën më të madhe të evolucionit njerëzor, njerëzit kanë jetuar më të shpërndarë. Zakoni i të jetuarit në qytete, praktikisht mbi njëri-tjetrin (fjalë për fjalë, në një bllok apartamentesh) është një zakon i kohëve të fundit.

Një arse tjetër për rënien e rritjes së popullsisë është edhe ajo ekonomike. Politikanët kanë tendencën të punojnë për rritje të pamëshirshme ekonomike, por kjo nuk është e qëndrueshme në një botë ku burimet janë të kufizuara. H. sapiens tashmë bën të vetën midis 25 dhe 40 për qind të produktivitetit parësor neto - domethënë, lëndën organike që bimët krijojnë nga ajri, uji dhe rrezet e diellit. Përveçse është një lajm i keq për miliona specie të tjera në planetin tonë që mbështeten në këto burime, një kapje e tillë mund të ketë efekte të dëmshme në perspektivat ekonomike njerëzore. Njerëzit në ditët e sotme duhet të punojnë më shumë dhe më gjatë për të ruajtur standardet e jetesës që gëzojnë prindërit e tyre, madje këto standarde mund edhe të mos arrihen. Në të vërtetë, ka prova në rritje se produktiviteti ekonomik ka ngecur apo edhe ka rënë në nivel global në 20 vitet e fundit. Një rezultat mund të jetë se njerëzit po e shtyjnë lindjen e fëmijëve deri në kufijtë e fertilitetit të tyre.

Një faktor shtesë në tkurrjen e rritjes së popullsisë është diçka që mund të konsiderohet si tërësisht e mirëpritur dhe e vonuar: emancipimi ekonomik, riprodhues dhe politik i grave. Ai filloi pothuajse më shumë se një shekull më parë, por tashmë ka dyfishuar fuqinë punëtore dhe ka përmirësuar arritjet arsimore, jetëgjatësinë dhe potencialin ekonomik të qenieve njerëzore në përgjithësi. Falë kontracepsionit të përmirësuar dhe kujdesit më të mirë shëndetësor, gratë nuk kanë nevojë të lindin aq shumë fëmijë për të siguruar që të paktën disa t'u mbijetojnë rreziqeve të periudhës menjëherë pas lindjes. Por të kesh më pak fëmijë dhe t’I sjellësh ata në jetë në një moshë më të vonë, do të thotë se popullsia ka gjasa të tkurret.

Kërcënimi më tinëzar për njerëzimin është diçka që quhet "borxhi i zhdukjes". Vjen një moment në përparimin e çdo specieje, madje edhe atyre që duket se po lulëzojnë, kur zhdukja do të jetë e pashmangshme, pavarësisht se çfarë mund të bëjnë për ta shmangur atë. Shkaku i zhdukjes është zakonisht një reagim i vonuar ndaj humbjes së habitatit. Llojet më të rrezikuara janë ato që dominojnë zona të veçanta habitatesh në kurriz të të tjerëve, të cilët tentojnë të migrojnë diku tjetër, dhe për këtë arsye janë të përhapura më pak. Njerëzit zënë pak a shumë të gjithë planetin dhe me kapjen e një pjese të madhe të produktivitetit të kësaj zone të habitatit mbarëbotëror, ne jemi dominues brenda tij. Prandaj, H. sapiens mund të jetë tashmë një specie e vdekur që ecën.

Shenjat janë të dukshme për ata që dëshirojnë t'i shohin ato. Kur habitati degradohet në mënyrë që të ketë më pak burime për të siguruar jetesën; kur lindshmëria fillon të bjerë; kur lindshmëria bie nën nivelin e vdekshmërisë; dhe kur burimet gjenetike janë të kufizuara – i vetmi skenar mbetet rënia. Pyetja është "Sa shpejt?"

*Henry Gee është paleontolog, biolog evolucionar dhe redaktor në revistën “Nature”.

Scientific American

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.