Video/Dodik refuzon foton me zyrtaren amerikane Power

Postuar në 21 Janar, 2022 16:20

Milorad Dodik nuk i ka fshehur sentimentet e veta, apo bezdinë ndaj zyrtarëve amerikanë, teksa ka refuzuar në mënyrë demonstrative të dalë në foton e rastit me përfaqësuesen e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, Samantha Power.

Në videot e përcjella Dodik, anëtari serb i presidencës boshnjake, largohet në mënyrë të hapur pasi ka takuar Power sipas kërkesave të protokollit.

Pala serbe është përpjekur të sqarojë incidentin, por Dodik nuk ka munguar të ironizojë faktin se Power ka shmangur Republikën Srpska gjatë vizitës së saj triditore në Bosnje. Në mëyrë fare cinike, ai ka shtuar se nuk e dinte se protokolli përfshinte edhe një fotografi. Incidenti vjen ndërkohë që ka zëra se prokuroria boshnjake është urdhëruar nga amerikanët për të gjetur diçka akuzuese ndaj Dodik për të hapur çështje penale për korrupsion.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Incidenti vjen ndërkohë që ka zëra se prokuroria boshnjake është urdhëruar nga amerikanët për të gjetur diçka akuzuese ndaj Dodik për të hapur çështje penale për korrupsion.

Dodik do i nxjerre keto zera se i intereson. Po ju si i leshoni keshtu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.