Takimi që ka prishur ca nerva në Tiranë dhe Prishtinë

Postuar në 12 Shtator, 2018 11:45

Takimi i Albin Kurtit me Sali Berishën në Tiranë ka prishur disa nerva, këtej dhe andej kufirit. Ideja se një politikan si Albin Kurti rifaktorizon me prezencën e vet të paragjykuar në zyrën e Berishës, këtë të fundit si politikan në rrafsh nacional, nuk po gëllitet mirë. Opinione dhe analiza që i bëjnë gjyqin Kurtit për këtë gabim të tmerrshëm, mendimtarë që janë shpallur pronarëvtë së vërtetës kombëtare apo kombiare, të gjithë vërsulur Albin Kurtit që paska bërë sipas tyre një gabim të madh. Dhe gabimi është një dhe vetëm një: ka takuar Sali Berishën. 

Pa patur nevojë të përmenden emrat që firmosin shkrime të kësisojtë, është e udhës të nënvizohet se askush nuk u mor me deklaratën e të dy politikanëve. E cila ishte e qartë dhe pa ekuivok: kundër pazareve për ndryshim kufijsh të Kosovës. Kjo deklaratë i bën jehonë një ndjesie të përgjithshme që kontraston me përpjekjen që të shesë sapunin për djathtë. Në traditën më të ulët të së majtës shqiptare të mëkuar nga Enver Hoxha, krimi apo gabimi i bërë prej saj, analizohet dhe futet në planin objektiv të imperativave politike, ndërkohë që veprimet dhe gabimet e kundërshtarit konsiderohen fatale. Madje si të tilla propagandohen. 

Askush nuk ka iluzione për atë që është Sali Berisha. Por asnjë nuk është naiv të shohë diellin te Hashim Thaçi dhe Edi Rama, vetëm pse Sali Berisha jeton politikisht ende. Ky i fundit nuk është alibi. Sidomos në kushtet kur ndryshimi i kufijve është Pazar i dikujt si Hashim Thaçi që nuk e di as vetë se për çfarë po e përdorin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.