Kryeministri: “Rroga e mjekëve sipas volumit të punës...Të shfrytëzojnë kapacitetet spitalore për vete pas orarit të punës”

Postuar në 14 Maj, 2016 02:20

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në hapjen e Qendrës së re të Konsultave Ambulatore pranë QSUT-së, që siç shkruan Zyra e Shtypit e kryeministrisë “është modeli i parë në QSUT-së në ofrimin dhe marrjen e shërbimeve mjekësore me një ndalesë”. Kryeministri ka diskutuar edhe me mjekët e QSUT0së me të cilët ka ndarë pikëmapmjen se interesi i përbashkët e do që mjekët të shfrytëzojnë privatisht QSUT-në, por edhe në vlerësimin e tyre me pagesë sipas volumit të punës.

Ndërkohë, ne duhet të kalojmë tek shpërblimi i mjekëve sipas volumit të punës dhe jo me rroga fikse. Ne duhet të fusim volumin e punës dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse, si punove apo si nuk punove, si përballove volum 5 apo 0.5 merr të njëjtën rrogë, se je në të njëjtën fashë të borderosë. Kjo është hapësira tjetër që duhet të krijojë reforma...Në qoftë se mjekët nuk e kanë pronë të tyre spitalin, në kuptimin e interesit të drejtpërdrejtë, jo privat të pronës private, nuk funksionon. Duke u njohur mjekëve të drejtën të shfrytëzojnë kapacitet spitalore për të punuar edhe për vete pas orarit të shërbimit publik. Kjo mbron investimet, mjetet, njerëzit” – u shpreh Kryeministri.

 

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/qender-moderne-e-konsultes...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.