Si të publikosh një shkrim në website-in tonë
Ky website ka bashkëpunëtorët e vet të kontraktuar, emrat e të cilëve mund të shihen sipër, në të djathtë të faqes së parë, brenda box-it të titulluar "Autorët". Kush dëshiron të dijë më shumë mbi autorët, duhet të bëjë një click tek emrat e tyre.
Sa më sipër nuk do të thotë se nuk lejohet publikimi i shkrimeve të autorëve të tjerë. Përkundrazi, shkrime të tilla do të ishin të mirëpritura, sa herë që ato përputhen me normat etike, standardin stilistik dhe me frymën politiko-kulturore të këtij website-i, që nënvizohet në "Rreth nesh".
Të gjithë ata që do donin të na shkruanin, apo të na dërgonin shkrime e artikuj të ndryshëm, mund të lidhen me ne via e-mail. Adresa jonë është info@respublica.al. Për mënyra të tjera kontaktimi, bëni një click tek butoni "Kontakt".
Një numur komentesh, të cilat nuk arrijnë ta kalojnë filtrin redaksional për t'u publikuar në faqe të parë, do të mund t'i gjeni duke click-uar në rubrikën "Readers room". Këto komente do të publikohen ashtu si vijnë, të paredaktuara e të pakorrektuara në pikëpamje gjuhësore, në mënyrë që të bartin "freskinë", origjinalitetin dhe autenticitetin e burimit. Komentet që nuk i gjeni as këtu, janë gjykuar të papërshtatshëm për t'u publikuar.

